Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku kanë firmosur një marrëveshje bashkëpunimi, në luftën kundër krimit të organizuar. Dy zyrtarët janë takuar paraditen e të premtes, ku dhe kanë firmosur dokumentin zyrtar të bashkëpunimit, sipas të cilës të dyja palët kanë hedhur në letër angazhimet dhe detyrat e tyre. Veprat penale që u referohet marrëveshja janë ato të lëndëve narkotike dhe pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, korrupsioni, pasuria në sferën ekonomike, shoqërive tregtare, në fushën e tatim-taksave, sekuestrimi dhe konfiskimi i aseteve kriminale dhe vepra të kryera nga subjekte të posaçme të përcaktuara në nenin 135/2 të Kushtetutës. Ky nen përfshin, veprat penale të korrupsionit dhe të krimit të organizuar, si dhe akuzat penale kundër Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit, anëtarit të Këshillit të Ministrave, gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, Prokurorit të Përgjithshëm, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Kryetarit të Bashkisë, deputetit, zëvendësministrit, anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dhe drejtuesve të institucioneve qendrore ose të pavarura të përcaktuara në Kushtetutë ose në ligj, si dhe akuzat kundër ish-funksionarëve të sipërpërmendur. Sipas këtij dokumenti Prokuroria e Përgjithshme merr përsipër të krijojë seksione të posaçme të përkohshme në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe në Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër, Fier, Korçë, Gjirokastër dhe Lezhë. Prokurorët që do të caktohen në këto Seksione të Posaçme do të kalojnë paraprakisht një proces verifikimi të pasurisë dhe integritetit nga Prokuroria e Përgjithshme, proces që do të realizohet në bashkëpunim me SHISH, ILDKPI dhe DSIK. Brenda 5 ditëve tashmë Prokuroria e përgjithshme do të caktojë prokurorët në këto seksione ku një prej tyre do të jetë drejtuesi, ndërsa në Prokurorinë e Përgjithshme do të caktohet një prokuror/koordinator ndërmjet seksioneve të posaçme dhe Task-Force Speciale Qendrore. Madje në marrëveshje thuhet më tej se për të shmangur nxjerrjen e sekretit hetimor, shërbimet e policisë gjyqësore do të dërgojnë materialet në seksione në mënyrë të drejt për drejtë, jashtë shërbimit postar. Ndërsa detyrat e Ministrisë së Brendshme, që rrjedhin nga kjo marrëveshje janë përfaqësuesit e saj në Task Force Speciale Qendrore dhe Rajonale që do të bashkëpunojnë me prokurorët e Seksionit të Posaçëm. Ministria do të sigurojë mbrojtje dhe siguri fizike për prokurorët dhe familjarët e tyre kur u vihet jeta në rrezik.
Secila palë merr përsipër të bashkëpunojë me qëllim zbatimin e detyrimeve që rrjedhin nga kjo marrëveshje. Për çdo rast të mos përmbushjes së detyrimeve çdo palë informon palën tjetër dhe marrëveshja hyn në fuqi dhe zbatohet deri në krijimin dhe funksionimin e Prokurorisë së Posaçme.
“Peshqit e mëdhenj” ngrihet task-forca
Rita Ora puthet live
Këngëtarja shqiptare Rita Ora, ka qenë e ftuar në një nga emisionet më të ndjekura siç është ai i Jimmy Fallon. Këngëtarja shoqërohej nga Liam Payne, me të cilin solli së fundmi duetin “For You”, që është edhe kolona zanore e filmit “Fifty Shades Freed”.Dy këngëtarët interpretuan live hitin e tyre “For You”, dhe duket se emocionet e këngës i kanë përfshirë duke bërë që ata të afrohen shumë me njëri-tjetrin, duke krijuar kështu përshtypjen sikur donin të putheshin, gjë që në fakt nuk ndodhi. Këngëtarja shqiptare e cila po korr sukses të jashtëzakonshëm u shfaq mjaft elegante, e veshur me një kostum me ngjyra jëshile dhe të bardhë.
Lu-Rama takohen bashkë, Xhafaj:Kini durim
Ambasadori i SHBA-së Donald Lu ndodhet në kryeministri në një takim me kryeministrin Edi Rama. Nuk ka shumë informacion lidhur me vizitën e ambasadorit në kryeministri ndërkohë që kamerat kanë filmuar makinën e ambasadorit të parkuara para kryeministrisë. Sot Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe kryeprokurorja e Përgjithshme Arta Marku nënshkruan një memorandum bashkëpunimi. Takimi mes dy zyrtarëve zgjati rreth 1 orë në ambientet e prokurorisë. Pas takimit, ministri Xhafaj me një deklaratë të shkurtër iu përgjigj interesit të gazetarëve të cilët e pyetën për peshqit e mëdhenj. “Kini durim!”, i tha Xhafaj gazetarëve.
Sot Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe kryeprokurorja e Përgjithshme Arta Marku nënshkruan një memorandum bashkëpunimi. Takimi mes dy zyrtarëve zgjati rreth 1 orë në ambientet e prokurorisë. Pas takimit, ministri Xhafaj me një deklaratë të shkurtër iu përgjigj interesit të gazetarëve të cilët e pyetën për peshqit e mëdhenj. “Kini durim!”, i tha Xhafaj gazetarëve.
Xhafaj-Marku takohen bashkë
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe kryeprokurorja e Përgjithshme Arta Marku do të nënshkruajnë një memorandum bashkëpunimi. Marrëveshja do të nënshkruhet sot gjatë një takimi që po zhvillohet në ambientet e Prokurorisë, ku ministri Xhafaj ka mbërritur rreth orës 09:00. Në takim është dhe Ardian Xholi, drejtori i hetimit gjyqësor. Objekti i veprimtarisë së kësaj marrëveshje është hetimi i specializuar, i shpejtë, i gjithanshëm i grupeve kriminale me rrezikshmëri të lartë shoqërore, në fushën e krimit të organizuar dhe, kryesisht grupet kriminale të trafikimit të narkotikëve, krimeve të rënda me ndikim të lartë shoqëror, krimit kundër korrupsionit dhe atij financiar, sekuestrimin e aseteve kriminale, me fushë veprimi brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.
Kërcënohet Kotzias
Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias është kërcënuar me vdekje. Ai ka marrë një letër anonime në të cilën shkruhet “Kemi tre plumba për ju”. Lajmi është konfirmuar nga ministri i mbrojtjes së qytetarëve Nikos Toskas. Sipas tij, dikujt nuk i pëlqejnë mënyrat e negociatave mes Athinës dhe Shkupit, për zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë. Në një deklaratë për mediat Toskas tha se kërcënimi nuk është vetëm për Kotzias, por edhe për familjen e tij. “Zoti Kotzias po përpiqet ta zgjidhë çështjen e emrit të Maqedonisë me taktika mjeshtërore, nën urdhrat e kryeministrit” u shpreh ministri grek, duke theksuar se qëllimi i letrës është nxitja e terrorit. Ministri i Jashtëm grek Kotzias, me anë të një postimi në Twitter, i bëri thirrje Partisë Demokracia e Re dhe Sinodit të Shenjtë, të dënojnë me çdo kusht kërcënuesit. “Prej vitesh sisteme të caktuara, kanale dhe shtypi i shkruar, synojnë të shpifin për mua. I shqetëson fakti se nuk më mban askush. Ata janë nxitës të kërcënimeve. Pres që partia Demokracia e Re dhe Sinodi i Shenjtë t’i dënojë me çdo kusht”. Autoritetet greke po hetojnë për të zbardhur autorët e kërcënimit te shefit te diplomacisë. Kërcënimi vjen vetëm pasi takimeve qe ndërmjetësi I OKB-së, Methju Nimiç zhvilloi me zyrtarë të lartë të Maqedonisë e Greqisë. Kotzias njoftoi kryeministrin grek Aleksis Tsipras mbi ecurinë e negociatave, si dhe për vendosjen e një date për takimin e radhës në Selanik mes tij dhe homologut maqedonas Dimitrov.
Shpërthim në Vlorë
Një automjet ka shpërthyer me eksploziv. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kaninë të Vlorës. Policia sqaron se makina “benz” është në pronësi të shtetasit Ilirjan Yzeiraj. “Mjeti ka qënë i parkuar pranë banesës së shtetasit I.Y., dhe është dëmtuar pothuajse plotësisht”, thotë policia. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.
Shkëlzen Berisha thirret në Prokurori
Shkëlzen Berisha, djali i ish kryeministrit Sali Berisha, është marrë në pyetje për rreth 30 minuta në prokurorinë e Tiranës në lidhje me privatizimin e CEZ. në seancën hetimore të mbajtur rreth orës 18.30 të pasdites së enjtes mësohet se prokurori i çështjes Ardian Braho ka kërkuar të dhëna në lidhje me rolin që Shkelzen Berisha ka pasur në privatizimin e CEZ, bazuar në akuzat që janë bërë ndaj tij nga komisioni hetimor parlamentar. Gjatë dëshmisë në prokurori Shkelzen Berisha ka mohuar çdo implikim të tij në çështjen CEZ. Ai ka theksuar se kjo është një lojë politike dhe se nuk ka asnjë fakt që ta lidhë atë me këtë çështje apo me personat e përfshirë në të. Pas daljes nga prokuroria, Shkelzen Berisha reagoi me anë të një publikimi në faqen e tij në Facebook ku akuzon kryeministrin Rama. “Kryegjykatesi dhe kryeprokurori i ri i Shqiperise, në pamundësi për të gjetur, një prokuror, gjykatës apo dhe agjensi shteterore që do merrte përsipër të bënte një kallëzim pa prova e fakte, u detyrua t’ja servirte këtë çorbë, të vetmes specie, që mund ta gëlltiste. Tualetit te tij parlamentar.” shprehet Shkelzen Berisha në facebook.
Ai shton se genjeshtra për gjoja një takim të dy personave pa asnjë lidhje me të, doli se është bërë 9 muaj pas përfundimit te procesit te privatizimit të Cez, qe do te thotë se ky takim (qe nuk ka ndodhur kurrë) nuk kishte se për çfarë të ndikonte. thirrja e Shkelzen Berishës në prokurori erdhi pasi gjykata riktheu në hetim çështjen e pushuar më herët nga prokuroria e Tiranës. pas rihapjes së dosjes, organi i akuzës ndryshoi edhe prokurorin që kishte hetuar çështjen.
Vetëvritet djali i Fidel Kastros
Djali 68-vjecar i ish liderit të Kubës Fidel Kastro vrau veten në kryeqytetin Havana. Sipas mediave shtetëtore Fidel Ángel Castro Díaz-Balart u gjet në banesën e tij, ndërsa dihej që vuante nga depresioni. Djali më i madh i Kastros njihej me nofkën Fidelito, apo Fideli i vogël, edhe për vetë ngjashmërinë që kishte më të atin. Ai ishte një fizikant bërthamor i shkolluar në Bashkimin Sovjetik. Televizioni shtetëror tha se Fidelito trajtohej nga mjekët për depresion dhe kishte kaluar disa kohë në spital. Djali i Kastros kishte postin e këshilltarit për këshillin shtetëror kuban dhe gjithashtu ishte zëvendës president i Akademisë kubane të Shkencave. Ai drejtoi programin bërthamor të ishullit komunist nag viti 1980 deri në 1992, por rrëzimi i Bashkimit Sovjetik i dha fund këtij programi në Kubë. Castro Díaz-Balart ishte djali i martesës së parë dhe të shkurtër të Fildel Castros me Mirta Díaz-Balart, vajza e një politikani kuban para revolucionit. Familja e nënës së tij është plot me figura antikastro në Florida dhe kushëriri i tij Mario Díaz-Balart është një kongresmen amerikan.
Arrestohen dy ish-drejtor të LSI-së
Dy ish-Drejtorët e Përgjithshëm të Rrugëve Dashamir Xhika dhe Andi Toma janë arrestuar me urdhër të Prokurorisë për abuzime në ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan.
Bashkë me dy ish-zyrtarët e lartë në pranga kanë rënë edhe Rexhep Tarba (mbikqyrës i punimeve në rrugën e Gjinarit), Agron Hysa, Kujtim Hysa dhe Rezarta Bokçiu për të cilën është vendosur nga gjykata masa e arrestit të shtëpisë. Gjashtë persona të tjerë janë shpallur në kërkim nga prokuroria e cila paralajmëron se do të ketë edhe arrestime të tjera. Në këtë çështje akuzohen gjithsej 11 persona për të cilët prokuroria ka kërkuar caktimin e masave të sigurisë në gjykatë. Mes të akuzuarve, veç dy ish-drejtorëve janë edhe ish-vartës të tyre në drejtorinë e rrugëve por edhe katër përfaqësues të kompanive që kanë kryer punimet në rrugën Tiranë-Elbasan. Arrestimet janë kryer pas hetimit që zhvilloi prokuroria e Elbasanit në lidhje me kallëzimin e bërë nga ministri i Energjitikës dhe Infrastrukturës Damian Gjiknuri më 19 dhjetor 2017. Ky i fundit kërkoi hetimin e çështjes pas auditit të zhvilluar për rrugën Tiranë-Elbasan ku u gjetën 5.3 miliardë lekë të vjetra dëme financiare. Gjykata e Elbasanit ka lëshuar urdhër arresti edhe për kalibruesit që kanë firmosur marrjen në dorëzim të punimeve jashtë cilësisë dhe përtej afateve ligjore të rrugës Elbasan-Gjinar për të cilën prokuroria thotë në vendim se nuk është realizuar si vepër pavarësisht fondeve të shpenzuara. 11 arrestet janë firmosur nga kryeprokurori i Elbasanit Ardian Nezha. Mësohet se kjo dosje është një nga procedimet për të cilat prokurorja Amanda Xhaferri pati konflikt me ish-drejtuesin e prokurorisë së Elbasanit Dritan Gina i cili vendosi që t`ia hiqte nga duart hetimin në fjalë bashkë me disa dosje të tjera. Andi Toma ka qenë drejtor i rrugëve në vitet 2008-2013 ndërsa Dashamir Xhika ka drejtuar këtë sektor nga viti 2013 deri në shtator 2017.
Klaudia Pepa në Tiranë po me kë?
Pas një periudhe të gjatë Klaudia Pepa është kthyer në Shqipëri dhe drekën e parë e ka konsumuar me ish kolegët e saj, balerinët e “Tv Klan”.Mesa duket në këtë tryezë nuk paska patur vend dhe për ish burrin e saj njëkohësisht dhe shefin e ish kolegëve. Kohët e fundit ajo u bë tema kryesore e mediave rozë për ndarjen nga koreografi Albi Nako dhe jo vetëm. Kujtojmë që dhe videomezashi I saj tek Rudina ku e cilësonte Albin si vëlla bëri bujë të adhe dhe u komentua gjatë në rrjetet sociale. Padyshim nuk munguan dhe kritikat e fansave.
