Ballina Blog Faqe 9294

Lauren reklamon të pasmet

0

Ajo ka pranuar se së fundmi ka bërë një ndërhyrje kirurgjikale për të nxjerrë akoma edhe më në pah një prej aseteve të saj më të mira. Lauren Goodger ka publikuar në Instagram video dhe foto tepër provokuese teksa reklamon të pasmet e saj të “reja” këtë të mërkurë, 5 javë pas ndërhyrjes.

Mediat italiane elozhe për portierin Strakosha

0

Thomas Strakosha vazhdon të jetë gjithmonë e më shumë protagonist në skuadrën e Lacios. Titullar i padiskutueshëm si në kampionat, Europa Ligë dhe në Kupën e Italisë. Edhe mbrëmjen e djeshme, ndaj Milanit në “San Siro”, në kuadër të gjysmë finalen e parët të Kupës së Italisë ka treguar se është një garanci për skuadrën e tij, duke e mbajtur portën e tij të paprekur gjatë 90 minutave. Strakosha bëri një ndeshje pozitive duke pritur dy goditje që mund të kishin përfunduar në gol. Mediat italiane e kanë vlerësuar me notën 7 duke e përzgjedhur si një nga më të mirët në fushën e lojës, teksa shprehen me mjaft entuziazëm edhe për të ardhmen e lojtarit. “Duhet të presë mbi një orë për të pritur goditjen e parë drejt portës së tij. Suso provon ta ndëshkojë në minutën e 60-të, por nuk ka asnjë problem për shqiptarin. Ndeshja këtë herë nuk mund të përfundonte pa një mrekulli. Kutrone devijon një top me kokë, por shqiptari është i vendosur mirë dhe ndal sulmuesin e Milanit. Çalhanoglu e fal me portën e boshatisur”, shkruan “Lalaziosiamonoi”. Pak ditë më parë, sulmuesi e ndëshkoi me dorë, por këtë herë ishte dora e Strakoshës që e ndali. Strakosha këtë sezon mbahet mend dhe për penalltinë e pritur ndaj Dybalas, një prej lojtarëve më të mirë të Seria A. Numri 10-të i Juventusit, kampinëve të Italisë u ndal nga Strakosha që i dha tri pikë skuadrës së tij në Torino.

1000 minatorë mbeten të bllokuar nën tokë

0

Rreth 950 minatorë kanë mbetur të bllokuar nën tokë në Afrikën e Jugut. Mësohet se ndërprerja e energjisë, e shkaktuar nga një stuhi, ka nxjerrë jashtë funksioni ashensorët, dukë bërë që minatorët të mbeten të bllokuar në minierën e arit “Beatrix” në Welkom. Kompania e minierave ka reaguar duke thënë se minatorët nuk janë në rrezik, por e kundërta është pohuar nga sindikata e minatorëve, e cila ka ngritur menjëherë rrezikun që i kanoset minatorëve. Ndërkohë, deri tani janë mundur të nxirren në sipërfaqe vetëm 26 prej minatorëve.

UEFA monitoron zgjedhjet e FSHF-së

0

Zv.presidenti i UEFA-s Grigori Surkis në prag të zgjedhjeve në Federatën Shqiptare të Futbollit ka zhvilluar një takim me kryeministrin Rama dhe kreun e FSHF-së Duka. Surkis u shpreh se ka pasur shqetësime në lidhje me përfshirjen e palëve të treta dhe se UEFA do ta monitorojë procesin zgjedhor. Zgjedhjet në federatën shqiptare të futbollit janë kthyer në temën e ditës dhe ndërhyrja e mundshme e palëve të treta ka bërë që në Tiranë të zbresë zv.presidenti i UEFA-s Grigory Sukris. Numri 2 i insititucionit që drejton futbollin në Europë zhvilloi një takim me kryeminsitrin Edi Rama dhe me kreun aktual të FSHF-së dhe kandidatin për president Armand Dukën. Delegacioni ynë erdhi në Shqipëri sipas udhëzimeve që kemi marrë nga presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin. U takuam me kryeministrin,  ishte një ndeshje që zgjati 90 minuta. Qëllimi i vizitës tonë lidhej me shqetësimin, pas sinjalizimeve që kemi marrë së fundmi rreth tentativave të palëve të treta për të ndërhyrë në procesin zgjedhor. Synimi ynë është një dhe i vetëm: të nënvijëzojmë se duhen respektuar principet e UEFA-s, principi i demokracisë, i transparencës dhe i zgjedhjeve të lira. Principe të cilat  ndalojne kategorikisht nderhyrjen e paleve te treta. Delegatët e FIFA dhe UEFA do të jenë të pranishëm në Asamblenë Zgjedhore të Shkurtit dhe zv.presidenti i qeverisë europiane të futbollit theksoi se kjo është një procedurë  e cila tregon kujdesin që UEFA shfaq kundrejt futbollit. Nuk jemi as prokurorë e as hetues. Ne jemi përgjegjës për zhvillimin e futbollit në Europë. “Ne kujdesemi për futbollin”, kjo është moto jonë. Fushata elektorale dy kandidatëve kryesore Armand Duka e Bashkim Fino po shkon drejt fundit dhe 7 shkurti, dita e gjykimit po afron gjithnjë e më shumë.

Serbia në BE. dhe pa njohur Kosovën

0

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka deklaruar se kryetari i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani, ka thënë se Serbia nuk do të ketë nevojë që të pranojë pavarësinë e Kosovës që të hyjë në BE. “Kjo që kemi dëgjuar në kuptimin e një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme nuk është asgjë e re. Rreth kësaj ka folur edhe presidenti Vuçiq…”, ka thënë Brnabiq duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, gjatë një konference të përbashkët për media me kryeministrin e Sllovenisë, Miro Cerar. “Mendoj se është e thënë në mënyrë të qartë nga presidenti Tajani, dhe kjo është se Serbia nuk do të duhet ta njohë Kosovën për t’u bashkuar me BE-në. Mua më duket se ky është një mesazh i qartë”, ka thënë Brnabiq. Ndër tjerash, sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, Brnabiq ka folur edhe rreth dialogut, duke shtuar se Beogradi është i gatshëm për dialog. Siç ka thënë ajo, Beogradi ka treguar se ai është i gatshëm për dialog, që Presidenti i Serbisë ka treguar se është gjithmonë i hapur për dialog dhe se ajo është e kënaqur që dialogu është ngritur në nivel presidencial. Brnabiq ka shtuar se në këtë drejtim “një komplikim ka ardhur pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit” dhe mendon se është një vendim i keq që Serbia nuk merr pjesë në hetimin e kësaj vrasjeje.

Droga, terrorrizmi dhe emigracioni klandestin, patrullim në Shqipëri

0

Prej ditës së sotme, 1 shkurt 2018, ka nisur operacioni “Themis”, misioni i ri i agjensisë europiane Frontex për kontrollin e brigjeve dhe kufijve në Bashkimin Europian. Pas kërkesave të vazhdueshme të qeverisë italiane e në mënyrë të veçantë të Ministrit të Brendshëm Marco Minitti, Agenzia Frontex ka vendosur dhënien fund të operacionit të mëparshëm Triton e nisjen e këtij misioni të ri për të ndihmuar Italinë në kontrollin e kufijve të territorit të saj. Anijet e operacionit “Themis” prej ditës së sotme do të patrullojnë dy rrugë të reja detare; njëra në lindje si Turqi, Greqi e Shqipëri dhe tjetra në perëndim mes Tunizisë e Algjerisë. Gjithashtu do të vazhdojë kontrolli i kryer deri më sot në zonat e tjera në Mesdhe. Mbi këtë mision të ri drejtori ekzekutiv i Agjensisë Frontex, Fabrice Leggeri, ka deklaruar sot se “Operacioni “Themis” do të jetë një operacion që do të kontribojë jo vetëm për të përballuar e luftuar emigracionin klandestin por dhe do të ndihmojë Italinë në luftën kundër krimit të organizuar siç është trafiku i drogës përmes Adriatikut. “Një përbërës i rëndësishëm i operacionit Themis,” shprehet drejtori i ekzekutiv i Frontex, “është bashkërendimi i punës me shërbimet e inteligjencës për mbrojtur kufijtë e jashtëm nga sulmet terroriste e në zbulimin e mbërritjes së luftëtarëve terroristë përmes detit.”Ne duhet të jemi të përgatitur për të parandaluar grupet kriminale të paidentifikuara që përpiqen të hyjnë në territorin e Bashkimit Europian” tha ai.   Një tjetër risi e operacionit “Themis” është dhënia fund e detyrimit të zbatuar deri më tani të zbarkimit të emigrantëve klandestinë të shpëtuar në Mesdhe vetëm në brigjet italiane. Nga sot, emigrantët që kapërcejnë Mesdheun do të zbarkohen në portin e tyre më të afërt që mund të jetë në Greqi, Maltë, Spanjë, Libi e Itali.

Korçë, 35 vjeçari plagoset me thikë pas konfliktit me dy persona të tjerë

0

Një 35-vjeçar mbeti i plagosur me thikë pasditen e sotme në Korçë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në lagjen nr 17 të qytetit, ku shtetasi Z.M është goditur me thikë pas një konflikti që ka pasur me dy person atë tjerë. Rreth orës 15:45, Z.M është paraqitur në Spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore dhe bluzat e bardha kanë njoftuar policinë. Uniformat blu kanë shoqëruar në komisariat dy personat e përfshirë në konflikt me të plagosurin. Aktualisht Z.M, po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Prokuroria e Tiranës kërkon 15 vite burg për bosin e naftës shqiptare ‘Xhillari’

0

I shkaktuan shtetit miliona euro dëm me mos pagim taksash dhe fshehje të ardhurash prokuroria e Tiranës kërkon 23 vite burg për tre të pandehur mes tyre biznesmenin Ardian Xhillari dhe ish zv.drejtoreshën e Doganave Lule Njebza. Nga hetimet ka rezultuar se në këtë skemë evazioni ishte përfshirë dhe numri dy i Doganës asokohe zonja Njebza, ndërsa në total kanë qenë 4.5 milion litra naftë virxhin e nxjerrë në treg si naftë cilësore. Për Xhillarin prokuroria e Tiranës ka kërkon 15 vite burgim dhe heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për 10 vite. Pesë vite burg është kërkuar për ish zv.drejtoreshën e Doganave Lule Njebza me akuzën e shpërdorimit të detyrës si dhe 5 vite heqjen e të drejtës për ushtrimin e funksioneve publike. Në pretencën e akuzës është përfshirë dhe kompania Tea Construcion & Petrol në pronës të Xhillarit ndaj të cilës për akuzën e fshehjes së të ardhurave dhe mos pagimit të taksave është kërkuar dënimi me një gjobë prej 5 milion lekë.

Shakira e përdhunuar nga Osvaldo Rios?

0

I fitoi zemrat e shqiptarëve në fund të dekadës së fundit të shekullit të XX-të, kur u shfaq në serialin e famshëm “Kasandra”. Aktori kryesor i kësaj telenovele, Osvaldo Rios, kujtohet si person i mirë dhe i keq, pasi ka interpretuar karaktere të tilla në këtë vepër artistike.
Ai tani është 57-vjeç dhe herë pas here sjell imazhe të ndryshme në llogaritë personale të rrjeteve sociale. Por ajo, që hedh një njollë të madhe në karrierën e tij, është fakti se po akuzohet për përdhunimin e këngëtares së njohur, Shakira, me të cilin kishte qenë në lidhje vite më parë. Ky lajm doli në sipërfaqe, kur kaloi tre muaj burg për rrahjen e një prej vajzave të tij. “Kjo është qesharake. Një nga gënjeshtrat më të mëdha që janë shpikur. Shakira vetë tha, se unë isha sjellë si princ ndaj saj”, tha Rios. Këngëtarja kolumbiane deri më tani nuk ka folur publikisht rreth këtij rasti, duke shtuar zërat se një gjë e tillë të ketë ndodhur.

Femrat më të rrezikshme

0

Me të drejtë shumëkush kur dëgjon fjalën mafia imagjinon një organizatë të përbërë nga burra të rrezikshëm. Por, mafia jo gjithmonë është veshur me smoking, madje shpesh ajo ka veshur fustan. Në epokën moderne nuk janë të pakta rastet e femrave të fuqishme, që veç shtëpiakes drejtonin edhe biznese të jashtëligjshme me vlerën e miliarda dollarëve, për më tepër pa ngurruar për të vrarë rivalët. Më poshtë iu rendisim 10 femra të famshme që kanë drejtuar grupe mafioze. Në shtator të 2012 zuri faqet e para të mediave pasi u zbulua si koka e një rrjeti të gjerë prostitucioni të klasit të lartë. Ajo siguronte vajza të reja për persona të pasur nga Nju Jorku deri në Los Anxheles. Besohet se për një periudhë 5-vjeçare ka fituar rreth 10 milionë dollarë nga ky aktivitet. Pas arrestimit tha se drejtonte një rrjet takimesh, por më vonë pranoi se kishte ngritur një rrjet ilegal prostitucioni. U dënua me 6 muaj burg. Maria Licciardi – Mori drejtimin e klanit Licciardi në veri të Napolit pas arrestimit të vëllezërve dhe babait të saj. Fitoi nofkën “Kumbarja” dhe nën drejtimin e saj, klani nisi aktivitetin edhe në fushën e prostitucionit, duke shfrytëzuar vajza edhe minorene nga Europa Lindore, përfshirë Shqipëria, që ky klan i blinte për 2 mijë dollarë. Në vitin 1999 refuzoi të trafikonte një ngarkesë heroine, pasi tha se ishte shumë e pastër dhe do të vriste klientët. Klani Lo Russo e mori në dorëzim ngarkesën dhe e shpërndau atë në treg. Nëntë persona gjetën vdekjen, çka solli reagimin e publikut dhe nisjen e një aksioni të gjerë të policisë italiane. Licciardi u arrestua në vitin 2001 dhe që prej asaj kohë është në burg, nga ku mendohet ende se drejton klanin familjar.Raffaella D’Alterio – Një tjetër “Kumbare” italiane, e njohur ndryshe edhe si “Kotelja e Madhe”. Mori drejtimin e Camorra-s pasi vrasjes së bashkëshortit të saj, Nicola Pianese. U arrestua në vitin 2012 së bashku me 65 persona të tjerë. Policia sekuestroi makinat e Raffaellas, me një vlerë totale rreth 10 milionë dollarë, përfshirë këtu edhe një Ferrari me targa ari. Para arrestimit u ka shpëtuar disa atentateve nga grupet rivale, në njërin prej të cilëve mori edhe tre plumba. Në 30 vitet e fundit, Camorra besohet se është përgjegjëse për më shumë se 4 mijë vrasje dhe përllogaritet se organizata fiton rreth 200 miliardë dollarë në vit nga aktivitetet e gjëra të jashtligjshme. Jemeker “Queen Pin” Thompson – Rridhte nga një familje tejet e varfër, por vetë kishte shumë ambicie. Pas martesës me Anthony Mosley nisi trafikun e kokainës në Los Anxheles. Çifti ishte ndër shpërndarësit më të mëdhenj në vitet 1980 në Los Anxheles. Shpejt Mosley u qëllua për vdekje, por Jemeker vazhdoi aktivitetin. U lidh me një furnizues të ri dhe nisi të bënte akoma më shumë para, deri kur furnizuesi u kap dhe gjatë dëshmisë përmendi emrin e Thompson. Për 5 vite iu shmang arrestimit. U rikthye në Los Anxheles për ceremoninë e diplomimit të djalit të saj, ku u arrestua dhe dënua me 15 vite burg. Rosetta Cutolo – Lindur më 1937 shpejt mori drejtimin e Nuova Camorra Organizzata, pasi i vëllai përfundoi në burg. Nuk ishte shumë e kënaqur nga i vëllai i saj, pasi ai fliste shumë në intervistat që jepte nga qelia. Drejtonte organizatën nga një kështjellë e shekullit të 16-të me 365 dhoma. Në fillim të viteve ’80 iu sos durimi me aksionet e policisë që i sekuestronin mallin dhe urdhëroi hedhjen në erë të stacionit të policisë. I shpëtoi arrestimit deri në vitin 1993, kur u dorëzua vetë, duke thënë se “ishte lodhur nga arratia”. Në procesin gjyqësor, vëllai mori përsipër të gjitha vrasjet, përfshirë edhe hedhjen në erë të stacionit të policisë dhe me imazhin e një të moshuare të pafajshme, Rosetta ja hodhi me vetëm 5 vite burg. Maria Leon – Arriti të drejtonte nga Meksikë një bandë të shpërndarjes së drogës në Los Anxheles, e gjithashtu të rriste edhe 13 fëmijë. Në 2008, djali i saj, Danny Leon mbeti i vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë amerikane. Marias nuk i lejohej hyrja në SHBA dhe për këtë vendosi të paguajë një grup trafikantësh për të kaluar kufirin ilegalisht, duke mos e ditur që ishte gjatë gjithë kohës në përgjim nga policia amerikane, që e arrestoi dhe gjatë procesit gjyqësor u dënua me 8 vite burg.Thelma Wright – Burri i saj, Jackie Wright u vra në vitin 1986. Pas kësaj, Thelma mori në dorë biznesin e familjes, që ishte trafiku i kokainës së cilësisë së parë mes Los Anxhelesit dhe Filadelfias. Në vitin 1991 i shpëtoi mrekullisht një tentative për ta vrarë. Ishte ky momenti kur vendosi të hiqte dorë nga krimi. U bë shkrimtare dhe në 2011 frymëzoi të rinjtë përmes një fjalimi ku u kërkonte të qëndronin larg krimit. “Është një lojë që nuk fitohet!”, ishte shprehja e saj.Judy Moran – Lindur më 18 dhjetor të 1944, njihet si matriarka e familjes Moran në Melburne të Australisë. Kjo familje drejtonte një rrjet trafiku droge dhe për vite me radhë tmerroi jo vetëm publikun, por edhe rivalët e tjerë kriminalë. Në 2009 u arrestua dhe u dënua me 26 vite burg.Claudia Ochoa Felix – Bukuria dhe hiret trupore i dhanë nofkën “Kim Kardashian i krimit të organizuar”. U bë e famshme falë një imazhi të postuar në Instagram, ku shfaqej me një Kallashnikov të larë në ar. Në 2014, pas vdekjes së të dashurit, Jose Rodrigo Arechiga Gamboa, njohur si “El Chino”, mori drejtimin e kartelit Los Antrax, që nga SHBA konsiderohet si karteli më i fuqishëm në botë i trafikut të drogës.Sandra Avila Beltran – E lindur më 11 tetor të 1960 fitoi nofkën “Mbretëresha e Paqësorit”, kur mori nën kontroll një kartel droge në Meksikë. Është martuar dy herë dhe në të dyja rastet bashkëshortët e saj ishin policë të shndërruar në trafikantë, e të ekzekutuar nga vrasës me pagesë nga grupet rivale. Beltran ishte shumë e zgjuar duke mos lënë asnjë gjurmë të aktivitetit të saj, por kjo zgjati deri në vitin 2002. Në 2007 u dënua me burg.