Ballina Blog Faqe 9295

A e do Berisha Armina Mevlanin?

0

Sali Berisha ka folur për jetën luksoze që bën e dashura e të birit të tij, Armina Mevlani. E pyetur nga Baton Haxhiu nëse fjalimet e tij në parlament për varfërinë dhe mjerimin përputhen me jetën, fotot, pushimet luksoze dhe postimet në rrjetet sociale të Arminës, Berisha është detyruar të dredhojë. Ai i ka anashkaluar karshillëkun nga udhëtimet në parajsat turistike të Arminës dhe Zenit dhe e ka parë atë vetëm në kuadër të punës si blogere. “Unë nuk mund ta ndaloj Arminën të ketë Instragram” – ka thënë Berisha duke shtuar se fotot që ajo bën publike i ka në kuadër të porosisë që i bëjnë firmat e modës. “Ajo është një partnere e djalit tim, por nëse gjykohet tjetri për reklamat që u bën firmave ajo atë profesion ka. Kaq. Dua të them një gjë. E shoh një ditë në një reviste që reklamonte një aksesor për 8 mijë euro ai kushtonte vetëm 87 euro, por si bloggere ajo reklamon kundrejt pagesës. Nuk janë të sajtë, duhet kuptuar kjo. Çfarë është e kushtueshme reklamohet në blogun e saj dhe kthehet” – tha Berisha. Por pavarësisht nga mbrojtja e pjesshme që i ka bërë asaj që e ka etiketuar si “partnerja e tim biri”,Berisha ka pohuar se ai do të qe kundër nëse ajo dhe i biri do të bënin një jetë ekzuberante. “A e pëlqej unë? Ajo është një blogere. Unë nuk mund të them tani se nuk duhet të ketë Instagram. Ajo reklamon rroba nga firmat për tu reklamuar. Mua më intereson e vërteta. Nëse do të ishte një prezantim në ekzuberancë nuk do ta pëlqeja, por nëse bën reklamën dhe me këtë siguron të ardhurat mujore, kjo më duket mua shumë normale – tha Berisha.

Pornostarja shqiptare, tregon të pasmet bombastike

0

Pornostarja shqiptare, Alby Rydes, ka postuar disa foto bombastike nëpër rrjetet sociale, ku ka ekspozuar te pasmet e saj bombastike. Njëra e hipur mbi një biçikletë, kurse tjetra e shtrirë buzë një liqeni, Alby tregon kështu asetet e saj kryesore, të pasmet. Alby është e njohur për rolet e saja nëpër filmat pornografikë. Kohëve të fundit ajo është një prej aktorëve më të kërkuara të këtij zhanri. Ajo e ka pohuar disa herë tashmë se është shqiptare, madje në shpinën e saj ka tatuazh edhe flamurin kombëtar shqiptar. Se sa seksi duket në këtë fot o pornostarja jonë, shikojeni dhe shijojeni vetë.

Emily Ratajkowski ju uron natën e mirë

0

Në rrjetet sociale, ajo shfaqet shumë aktive dhe nuk ngurron kurrë të demostrojë format e saj trupore, fotot në bregdetet më të famshme të botës, apo edhe setet që zhvillon në ambiente të mbyllura.  Por, me sa duket Emily Ratajkowski qenka edhe pak “dembele”, e sigurisht krevati mund të kthehet në një pjesëz të vogël të çlodhjes së saj. Megjithatë, si gjithmonë, edhe kur dremit ajo shfaqet shumë seksi, e këtë e ka treguar edhe në një foto të publikuar së fundi në rrjetet sociale, ku duket e shtrirë në krevat topless dhe me një gotë në dorë.

Rama ikën nga Kuvendi pa folur për mediat, Kryemadhi: Frikacaku ka frikë

0

Kryeministri Edi Rama nuk dha asnjë deklaratë për mediat pasi doli nga seanca e Kuvendit ku nuk u arrit të votohen anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Për të votuar anëtarët duhen 93 vota por opozita nuk votoi duke protestuar me thirrjet: Hajdutë! Kriminelë! Rama kishte paralajmëruar se do të jepte një prononcim për median por deputetët e PD-se, të vendosur ne ambientet e jashtme në Parlament kishin planifikuar të vazhdonin thirrjet: Hajdutë! Kriminelë! Prandaj Rama  anuloi prononcimin për median dhe u  largua me makinën e tij.  Ndërkohë Monika Kryemadhi iu afrua gazetarëve dhe deklaroi:  Frikacaku ka frikë të përballet me mediat, dhe realitetin e hidhur që ka ndërtuar vetë. Është një trim që trimërohet me kukullat e ushtarëve të vet por ka frikë të përballet me kamerat. Kërkoj përkrahjen tuaj për të qenë prezent në çdo protestë tonë edhe pse në numër e vogël por protestë që ai duhet të ikë në radhë të parë për të shpëtuar shqiptarët” 

Tottenham i jep leksion Manchester United, City vazhdon marshimin

0

Tottenham është skuadra fituese e supersfidës së javës së 25-të. Në Wembley, “gjelat” mundën pastër 2 me 0 Manchester United. Takimi nisi praktikisht me gol për të besuarit e Pochetino, ku pas fishkëllimës së kryesorit, Vertongen nis një top të gjatë drejt sulmit dhe Eriksen mposhti me një goditje të bukur nga afër De Gea. Dyfishimi erdhi nga këmbët e “djallit” Phil Jones që ishte i pafat në një tentativë për të larguar krosimin e Trippier. Me këtë fitore Tottenham ngushton diferencën me zonën Champions. Nuk zhgënjeu as Manchester City që “asfaltoi” 3 me 0 West Brom-in. Fernandinho në pjesën e parë dhe De Bruyne e Kun Aguero në fund hipotekuan 3 pikët  e radhës për qytetarët . Barazim midis Stoke CIty dhe Ëatford që gjatë 90 minutave nuk e gjetën rrugën e rrjetës.

Malaj: në parlament ka filluar ngacmimi seksist

0

Deputetja e LSI, Nora Malaj tha se deputetët e shumicës kanë fyer deputetet e opozitës. Në një dalje për mediat nga jashtë Kuvendit, ajo tha se ka në parlament ka mbaruar kodi i etikës dhe ka filluar kodi i luftës dhe i ngacmimit seksist.  Kuvendi është vendi i fjalës. nëse duam të kalojmë dhe të japim alternativa që janë për tekste falas askush nuk ka të drejtë as të fyejë dhe ndalojë. Parlamenti është i të gjithë atyre që kanë vendosur deri në fund kauzën e së drejtës. Ky oborr dhe ai parlament do jenë foltorja për të zgjidhur problemin dhe jo për të qenë pjesë e problemit. Nëse do kishit dëgjuar sot se çfarë fyerje iu bënë deëputetët e pozitës deputeteve të opozitës, do të kishit kuptuar se ka mbaruar kodi i etikës dhe ka filliar kodi i luftës dhe i ngacmimit seksist në Parlamentin shqiptar.

Basha mbledh grupin parlamentar

0

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka mbledhur grupin parlamentar. Mbledhja vjen pas përjashtimit nga seanca e kryetarit të grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho dhe situatës së tensionuar në Kuvend. Ndërkohë pritet të mblidhet edhe grupi parlamentar i LSI. Pritet që dy grupet parlamentare të marrin një vendim në lidhje me aksionin opozitar pas situatës së sotme në Parlament.

Dosja e Habilajve, Italia mbyll hetimet

0

Prokuroria e Katanias ka zyrtarizuar sot mbylljen e hetimeve për operacionin “Rosa dei venti” i cili coi në shkatërrimin e një grupi kriminale italo-shqiptar i drejtuar nga shqiptari Moisi Habilaj. Hetimet e operacionit “Rosa dei venti” të koordinuar nga prokurori Andrea Bonomo janë zyrtarizuar të mbylluara për të akuzuarit Moisi Habilaj, Fatmir Minaj, Maridian Sulaj, Angelo Busacca, Antonino Riela, Gianluca Passavanti, Vincenzo Spampinato, Fabio Spampinato, Antonio Greco, Giuseppe Greco, William Patane, Rosaria Giuliano. Massimiliano Maria Brundo, Carmelo Sandro Bertolini, Enrico Maria Gianquinta. Gjatë këtyre ditëve disa prej të akuzuarve janë marrë në pyetje nga Prokuroria e Katanias. Akuza ndaj tyre është pjesëmarrje në organizim kriminal, trafik ndërkombëtar droge e trafik ndërkombëtar armësh. Gjatë ditëve të ardhshme pritet vendimi i Prokurorisë së Katanias për dërgimin e çështjes në gjykatë e cila më pas vendos datën e nisjes së procesit gjyqësor. Ky lajm është publikuar sot dhe nga mediat lokale italiane të cilat shkruajnë se “zbulimi i këtij grupi kriminal hodhi hije të shumta ndaj aftësisë së institucioneve shqiptare për të luftuar trafikun ndërkombëtar të drogës. Shkak kanë qënë sipas Prokurorisë lidhjet farefisnore të Moisi Habilaj një nga kapot drejtuese të këtij grupi kriminal, me ish minstrin e Brendshëm shqiptar Sajmri Tahiri.”Sipas hetimeve të Policisë Financiare italiane ky grup kriminal ka trafikuar nga Shqipëria drejt Italisë drogë e armë në vlerë 20 milionë euro. Mungon në listën e personave të akuzuar e ndaj të cilëve janë mbyllur hetimet emri i Nezar Seitaj, i konsideruar nga hetimet si përgjegjësi llogjistik i këtij grupi kriminal Ai është ekstraduar pak ditë më parë nga Tirana drejt Italisë e zyrtarizimi i mbylljes së hetimeve ndaj tij do marrë kohën e nevojshme nga autoritetet italiane. Një tjetër person i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane është vëllai i Moisi Habilaj , Florian Habilaj.

Bombë te bashkia e Tiranës

0

Policia  është informuar për një valixhe të dyshimtë pranë bashkisë së Tiranës. Nga vendi  i ngjarjes valixhja ndodhet mbi koshat e plehrave. Një telefonatë e mbërritur në polici njoftoi për valixhen e dyshimtë. Policia ka rrethuar zonën. Njësia antieksploziv ka kontrolluar valixhen dhe pas verifikimeve nuk ka konstatuar lëndë plasëse.

MIRATOHET NË POLONI IGJI I RI PËR HOLOKAUSTIN

0

Senati polak miratoi ligjin për Holokaustin i cili synon të mbrojë imazhin e vendit por që kritikohet nga Izraeli, i cili pretendon se Varshava në këtë mënyrë do të rishkruajë historinë. Ligji parashikon deri në tre vjet burg apo gjobë për këdo që quan polake kampet e përqendrimit të ndërtuara nga nazistët në Poloni gjatë luftës së dytë botërore. Ligji u miratua me 57 vota pro dhe 23 kundër e dy abstenime. Ligji tashmë duhet firmosur dhe nga presidenti i vendit Andrzej Duda. Për konservatorët polakë, përdorimi i termit kamp përqendrimi të çon të mendosh se Polonia ka pasur përgjegjësi në holokaustin nazist. Ndërsa Izraeli nga ana e tij kundështon përpjekjen për mohimin e pjesëmarrjes së disa polakëve në shfarosjen e hebrenjve si dhe heqja e mundësisë për disa të mbijetuar që do të duan të hedhin në gjyq përgjegjës apo pjesëmarrës në krime. Pas aprovimit të ligjit të premten e kaluar nga dhoma e ulët e parlamantit polak, kryeministri izraelit Beniamin Netaniau deklaroi se nuk do të lejohe që të shtrembërohej e vërteta dhe të rishrkuhej historia. Dhe aq më të për të ohohej holokausti. Në reagim të kësaj parlamenti izraelit miratoi një ligj sipas të cilit do të dënohet me pesë vjet burg kushdo që redukton apo mohon rolin e atyre që ndihmuan nazistët në krimet ndaj hebrenjve. Në Varshavë ndërkohë, rreth njëqind personalitete polake si artistë, gazetarë dhe politikanë, por dhe ish presidenti Aleksandër Kasniski kanë firmosur një apel ku kërkohet një amendament për eliminin dhe kriminalizimin e shprehjeve ofenduese për Poloninë. Një grup hebrenjsh polakë kanë publikuar një letër të hapur ligjit të ri i cili sipas tyre mund të penalizojë ata që thonë të vërettën për inormatorët polakë dhe qytetarët polajë që kanë vrarë fqinjët e tyre hebrenj. Por pavarësisht kësaj senati polak miratoi ligjin pa asnjë ndryshim. Zëvendës ministri polak i drejtësisë deklaroi se reagimi i dhunshëm i Izraelit për këtë ligj në fakt ishte pasojë e problemeve të brendshme politike që mund të ketë vendi. Dhe shtetet e bashkuara të Amerikës kanë shprehur shqetësim për pasojat e këtij ligji duke I bërë apel Varshavës që të marë sërish në konsideratë ndryshimin e tij duke paralajmëruar se mund të ketë pasoja në interest dhe marrëdhëniet startegjike të Polonisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraelin. Gjatë luftës së dytë botërore, humbën jetën gjashtë milionë polakë, ter million nga të cilët ishin hebrenj. Në Poloninë e pushtuar gjermanët vendosën se cdo ndihmë ndaj hebrenjve do të ndëshkohej me vdekje. Por shumë polakë ndihmuan hebrenjtë, në muzeun e Jad Vashem në Jeruzalem, dedikuar Kujtimeve të Holokaustit, janë emrat e 6700 polakëve që kanë ndihmuar hebrenjtë gjatë luftës.