Ballina Blog Faqe 9305

Basha: Drejtësia e Ramës i ktheu pasaportën Tahirit, prishi gjyqin e Shullazit e lë të bredhë Balilin

0

Kreu i Partisë Demokratike ka zhvilluar sot një takim me demokratët e Korccës, në kuadër të protestës së opozitës më 27 janar.

Në fjalën e tij Basha ftoi shqiptarët të bëhen pjesë e protestës më 27 janar për t’i dhënë fund qeverisjes me dy standarde, që favorizon klientët dhe bandat që e mbajnë në pushtet dhe ngarkon me taksa qytetarët.

Lulzim Basha tha në aktivin e Korçës se pasoja kryesore e blerjes së zgjedhjeve dhe bashkëqeverisjes së Ramës me krimin, është varfërimi i shqiptarëve dhe pasiguria për të ardhmen.

“Zero taksa për hotelet e reja me pesë yje që do të ndërtohen si lavatriçe të parave të pista. Këta nuk do të paguajnë taksa për 10 vjet, ndërsa një hotel me pesë dhoma në Korçë, do të fillojë të paguajë 20% TVSH. 20% më shtrenjtë, nga buka, tek veza, tek vaji, gjithçka që blihet në dyqane. Gjithçka që blihet në dyqane, që deri më sot nuk e paguanin këtë TVSH, këtë marrëzi të fundit, tani duhet të paguajnë edhe 20 përqindëshin.”

Basha theksoi se për shkak të mungesës së llogarisë para qytetarëve, Edi Rama ka vënë pasuritë e shqiptarëve në shërbim të një pakice, nëpërmjet të cilës pasurohet për vete dhe blen pushtetin e tij.

“Zgjedh të rrisë çmimin e energjisë elektrike, zgjedh të rrisë çmimin e naftës, që të marrë me një dorë 220 milionë euro ARMO, pra, Edi Rama me Beson me shokë, dhe 50 milionë euro taksa të papaguara që do të mjaftonin që të gjithë të rinjtë që dalin nga shkolla, afër 30 mijë në vit, të paguheshin një vit nga shteti me 300 mijë lek të vjetra në muaj për të bërë stazhe”.

Kryetari i Partisë Demokratike vuri në dukje se prioriteti madhor i Edi Ramës është të vendosë drejtësinë nën kontroll për të garantuar paprekshmërinë e çdokujt me të cilët mban pushtetin apo ia kërcënon atë.

“Ne sot kemi një prokuror të emëruar pa vetting. Përse? Për t’i kthyer pasaportën Sajmir Tahirit, për të prishur gjyqin e Emiljano Shullazit, për të bërë të pakapshëm Klement Balilin, i cili bredh nën hundën e policisë, nga mesi i Tiranës ne lokalet e Sarandës.”

Në Korçë Lulzim Basha u shpreh se protesta e 27 janarit ka për qëllim të ndalojë eksodin e shqiptarëve, mes të cilëve 100 mijë janë të rinj, të cilët nuk shohin asnjë mundësi në vend.

“Shpresa e Edi Ramës është mashtrimi juaj. Shpresa e Edi Ramës është largimi juaj nga Shqipëria. Shpresa e shqiptarëve është largimi i Edi Ramës, një orë e më parë! Është bashkimi dhe protesta deri në fitoren e kësaj kauze të drejtë qytetare.”

Naftëtarët e Ballshit dhe Fierit protesta jashtë ministrisë së Energjetikës, kujtojnë premtimet e pambajtura të Ramës

0

Ndërkohë që në Ministrinë e Energjetikës po zhvillohet seanca e interpelancës “në web” mes kryeministrit Edi Rama, ministrit të Energjetikës dhe Infrastrukturës Damian Gjiknuri dhe naftëtarëve, po zhvillohen protesta jashtë këtij dikasteri.

Naftëtarëve të Fierit dhe Ballshit nuk mjaftohen me gadishmërinë e kryeministrit për Interpelancë, por do vazhdojnë të protestojnë derisa t’i plotësohen kërkesat e tyre.

Ata kujtojnë premtimet e një viti më parë të zëvendëskryeministrit Niko Peleshi, ndërsa kërkojnë pagat e prapambetura dhe sigurimet shoqërore e shëndetësore.

“Më shumë na vjen neve turp që dalim këtu për bukën e gojës sesa këta politikanë që kemi zgjedhur e s’kanë turp. Kemi protestuar edhe në kohën e Sali Berishës, e Sali bollëkut që thonim. Atë kohë na thonin se s’punonim e merrnim paratë, por sot po punojmë e asnjë lekë s’po marrim. Pronarët na ikin në drejtim të paditur. Zoti kryeministër na thoshte se fajin e kish Saliu, ndërsa sot e paska sistemi! Kush do ta gjejë fajin se asnjë s’po e mbaka përsipër. Ne këtu do e vazhdojmë protestën deri në fund”, thotë një nga naftëtarët.

Arrestohen 4 punonjës policie për korrupsion, publikohen emrat

0

Arrestohen 4 punonjës të policisë kufitare për korrupsion dhe kontrabandë. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme ata do të përballen tani me veprat penale ‘Korrupsion pasiv, të personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorim detyre” dhe “Kontrabandë me mallra të tjerë”.

‘Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) finalizoi sot operacionin “Trebishti”, në të cilin u arrestuan 4 punonjës të Policisë Kufitare në Trebisht të Dibrës për veprat penale “Korrupsion pasiv, të personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorim detyre” dhe “Kontrabandë me mallra të tjerë”.

Ata janë:

– Sulejman Xheleshi, Përgjegjës i PKK Trebisht;

 Shehat Kazani, me detyrë trup shërbimi në PPK Bllatë;

– Sulejman Islami, me detyrë trup shërbimi në PPK Bllatë;

– Vinar Seitaj, trup shërbimi në Kom e Policisë Burrel, më herët trup shërbimi në PKK Trebisht.’, njofton ministria duke shtuar se hetimetnga strukturat e SHÇBA nisur mbi bazën e informacioneve të siguruara zgjatën rreth 3 muaj dhe u ndoqën me metoda speciale.

‘4 punonjësit e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë favorizuar disa biznese dhe shtetas për të shmangur detyrimet doganore, në këmbim të shumave që shkonin deri në 100 mijë lekë.’, përfundojnë detajet e tyre përfaqësuesit e ministrisë.

Kryemadhi: Rama po instalon mafien e plehrave, njerëz pranë tij fituan 3 koncesione për inceneratorë

0

Kryetarja e LSI-së, Kryemadhi ka dalë në një konferencë për shtyp ku ka kërkuar ndalimin e dhunës shtetërore ndaj banborëve të Vërrisë të cilët protestojnë kundër ndërtimit të inceneratorit për djegien e plehrave në fshatin e tyre.

Ajo e ka cilësuar projektin  e Ramës për ngritjen e 3 inceneratorëve në Fier si një akt korruptiv dhe i ka kërkuar kreut të qeverisë të tërhiqet menjëherë nga kjo gjë.

“Prej disa muajsh, militantë dhe njerëz të afërt me Edi Ramën kanë përfituar 3 koncesione për ndërtimin e inceneratorëve, në Vërri, Fier e Mbrostar. Banorët e këtyre zonave e kanë kundërshtuar me forcë këtë gjë dhe kanë të drejtë. Në Fier nuk na duhet inceneratori, por një politikë e mirë riciklimi. Kjo shtë mafia e plehrave që është instaluar në Shqipëri dhe u bëj thirrje banorëve të Vërrisë të rezistojnë, u bëj thirrje militantëve të LSI-së që t’u bashkohen banorëve të Vërrisë, t’u bashkohen protestueve dhe u bëj thirrje mediat të pasqyrojnë dhunën shtetërore. I bëj thirrje Ramës të heqëe dorë nga plehrat, se do përfundojë në një kazak plehrash pa mundësi riciklimi. Aty nuk mund të bëhet incenerator, sepse ajo është tokë buke. I kërkoj Ramës të mbajë premtimin të mbajë premtimin ndaj banorëve të Mbrostarit, kur u ka thënë që impianti nuk do ndërtohet. Kryebashkiaku dhe policia të tërhiqen nga terrori ndaj kryeplqeve pr t’u marrë firmat.”

Plagoset me thikë në ballë nxënësja e gjimnazit

0

Një nxënëse e gjimnazit “Eqerem Çabej” në Tiranë është plagosur me thikë në ballë, por pa problem serioze.
Ngjarja ndodhi paraditen e sotme, në klasën e dhjetë të këtij gjimnazi. Mësohet se dy djem janë konfliktuar me njëri tjetrin dhe vajza ka qenë aty pranë, ku për pasojë është plagosur.
Policia, e cila ka shkuar në vendngjarje dhe ka shoqëruar të dy djemtë sëbashku me prindërit e tyre, në prani edhe të psikologes.

Zjarr në një banesë në Shijak, digjet kryefamiljari

0

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në Shijak. Sipas policisë zjarri është shkaktuar nga pakujdesia dhe për pasojë kryefamiljari 70 vjeç është djegur. Ai ndodhet në gjendje të rënde në spitalin e Traumës në Tiranë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shkak ka qenë lënia ndezur e një qiriri. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shoferi i kamionit tenton të kalojë rrugën, rrëshqet 40 m në humnerë

0

Një 50 vjeçar humbi jetën gjatës mesnatës në një aksident rrugor në aksin Elbasan -Tunel.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:40 tek ura në hyrje të tunelit, ku drejtuesi i mjetit tip kamion me targa AA 886 MP, shtetasi  me iniciale E.R banues në Tiranë ka zbritur nga mjeti i tij dhe ka tentuar të kalojë në anën tjetër të rrugës.

Nga pakujdesia ka rënë poshtë në një lartësi rreth 30-40 metra si pasojë ka gjetur vdekjen.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për ngjarje aksidentale.

360° Gradë – MBYLLET “SAMITI” I KORÇËS SHQIPËRI GREQI

0

Asgjë konkrete duket se nuk është arritur në Korçë mes ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati dhe homologut të tij grek, Nikos Kotzias. Të paktën këtë ka lënë të kuptohet njoftimi i përbashkët për shtyp shpërndarë për mediat nga zyra e minsitrit Bushati në mbyllje të takimit tre ditor.

Raundi i dytë i bisedimeve shqiptaro-greke është mbyllur mesditën e së dielës me një deklaratë të përbashkët të të dyja ministrive të Jashtme. Në deklaratë thuhet se “ministrat e Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe Greqisë, Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias, zhvilluan bisedime në Korçë më 19-21 janar 2018, duke u fokusuar në çështjet bilaterale. Ky takim ishte vijim i takimit që u zhvillua në Kretë nëntorin e kaluar dhe të dyja ekipet bënë përparim thelbësor drejt arritjes së zgjidhjeve të qëndrueshme dhe afatgjata për çështjet e pazgjidhura, në përfitim reciprok të të dy vendeve dhe qytetarëve të tyre, në përputhje me vlerat dhe normat evropiane”. Deklarata mbyllet me fjalët se diskutimet u zhvilluan në një atmosferë miqësore dhe konstruktive. Të dyja palët përsëritën angazhimin e tyre për të ndjekur më tej dialogun në të gjitha nivelet në muajt në vijim. Deklarata nuk jep detaje në lidhje me temat, ndërsa më herët ishte ministri Ditmir Bushati që tha se temat ishin ato që u bënë publike më herët: “Nuk ka asgjë sekrete, pasi temat janë thënë publikisht nga të dyja palët, thjesht jemi në shtjellim”. Të shtunën është diskutuar për problematikat e minoritetit grek në jug të vendit, ndërsa pala shqiptare ka kërkuar heqjen e pengesave për lëvizjen në kufi drejt Greqisë të komunitetit çam. Sërish është diskutuar për çështjen më të nxehtë të aktualitetit, për kufirin detar, për të cilin thuhet se mund të ketë një marrëveshje brenda muajit prill. Marrëveshje e cila mund të jetë pjesë e axhendës së takimit të pritshëm Rama-Tsipras.

https://youtu.be/fts0MYoXqCM

360° Gradë – GJENDEN TË VDEKUR NËNË E BIR NË SHTËPI, POLICIA JANË VRARË

0

Nje ngjarje e rëndë eshte regjistruar në lagjen “1 Maji” të qytetit të Vlorës ku kane humbur jetën Selkie dhe Olsi Hoxhallari përkatësisht 73 dhe 43 vjeç. Ata po qëndronin  në një dhomë të banesës ku ngroheshin me anë të një sobe drush e cila eshte djegur komplet. Policia e Vlores po heton shkaqet e ngjarjes se rende.

Dy persona u gjetën të vrarë në Vlorë, në lagjen “1 Maji”. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit. Salkie Hoxhallari, 73 vjeç, dhe Olsi Hoxhallari, 43 vjeç, u gjetën pa jetë në banesën e tyre që ishte shkrumbuar nga flakët. Zjarri i rënë në banesë bënë që të mendohej se e gjithë ngjarja kishte ndodhur si pasojë e një incidenti me bombulën e gazit apo një cigare e lënë ndezur, version që deri gjatë paradites u besua edhe nga familjarët. Por, ekspertët pas ekzaminimeve që u bënë viktimave gjetën shenja dhune në trupat e tyre. Të moshuarës Salkie Hoxhallari iu gjetën shenja dhune në grykë, ndërsa djalit të saj 43-vjeçar ekspertët i gjetën të çara në kokë. Policia konfirmon se nënë e bir janë vrarë e më pas, për fshirjen e provave, banesës ku ata banonin i është vënë zjarri. Te ardhur nga Maliqi, familja Hoxhallari prej 15 vitesh ishte vendosur në Vlorë në lagjen “1 Maji”. Nusja e viktimës Olsi Hoxhallarit, ishte personi i parë që gjeti trupat e djegur. Në mbrëmje, ajo bashkë me femijen, djalin e vogël ishin larguar për gjumë në dhomën e saj, e cila është e veçuar nga kuzhina. Vjehrrën dhe të shoqin i la ende duke parë televizor, e ngrohur në sobën me dru. Ka qenë ora 4 e mëngjesit, kur ajo nuhati erën e tymit. Kur shkoi në kuzhinë çdo gjë kishte marrë fund. Në versionin e parë, hetuesit mendojnë se fillimisht, nënë e bir mund t’i ketë zënë gjumi si pasojë e rrjedhjes së gazit. Kurse, banesa u përfshi nga flakët për shkak të kontaktit të rënë nga rrjedhja e bombolës me sobën me dru. Policia shoqëroi disa të afërm të tyre për t’i marrë në pyetje, ndërsa po zhvillohen edhe kontrolle në të gjithë zonën për gjetjen e autorit të vrasjes. Midis të shoqëruarve është edhe kunata e 43 vjeçarit, bashkëshorti i të cilës ka humbur jetën më herët. Në polici janë shoqëruar edhe dy vajzat e vëllait, rreth 13 dhe 14 vjeçe. Policia ka shoqëruar mbi 10 familjare dhe të afërm.

360° Gradë – FLASIN FAMILJARËT E VIKTIMAVE TË 21 JANARIT

0

Jeta e Aleks Nikës është marrë nga arma e Ndrea Prendit por në atë kohë u ndërhy për të prishur provat. Ky është pretendimi I xhaxhait të të ndjerit, i cili pas homazheve ne bulevard  tha se  ka informacin se  janë grumbulluar prova të reja dhe dosja për vrasjen e tij  do të rihapet për t’u hetuar.