Ballina Blog Faqe 9304

Alibeaj: Basha e paralajmëroi që në tetor, miku kriminel i Ramës është jashtë burgut

0

Në një deklaratë për mediat, deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj është shprehur se edhe një tjetër kriminel është lënë i lirë.

Sipas tij,  kryetari i PD, Lulzim Basha ka njoftuar që në tetor se Durim Keçi do të lihej i lirë nga burgu pasi kishte mik Edi Ramën dhe Blendi Klosin duke i shërbyer atyre në çdo palë zgjedhje.

“Basha e paralajmëroi se Durim Keçi do i shpëtonte drejtësisë, dhe nuk do ekstradohet në Itali, se kishte mik Edi Ramën, të cilit i ka shërbyer në çdo palë zgjedhje. Që në tetor Basha bëri të njohur ekzistencën e tabulateve telefonike të Ramës me Durim Keçin. Këto janë prova se si Rama ka blerë zgjedhjet, ka blerë pushtetin dhe po e mban atë nëpërmjet marrjes së Drejtësisë, prandaj më 27 janar t’i themi Ramës se jemi njerëz të lirë dhe nuk pranojmë zgjdhën e krimit,”tha Alibeaj.

 

360° Gradë – KORÇË MUNGOJNË MJEKËT REANIMATORË

0

Qyteti I Korces nuk ka mjeke reanimatore. Mungesa e mjekëve specialiste në spitalet e rretheve, po kushtëzon qytetarët në marrjen e shërbimit qe gje vihet re dhe ne qytetin e Korces.

Mungesa e mjekëve specialiste në spitalet e rretheve, po kushtëzon qytetarët në marrjen e shërbimit. Mungesë e reaminatoreve anestezist në maternitetin e Korçës, detyron shumë gra shtatzëna që t’i drejtohen Pogradeci apo Tiranës për të kryer lindje. Shqetësimi ngrihet nga doktor Mishel Papakozma, i cili bën me dije se nga tre mjekë reanimatorë që ka pasur Korça tashmë ka mbetur vetëm një.

Sipas Pakozmait puna ne Korçe është vështirësuar shume. Nevoja e shtimit të organikës me një mjek reanimator në maternitet është e nevojshme në mënyrë që edhe lindjet me operacion të mos dërgohen në Pogradec. Ministrja e shëndetësisë ka nisur sistemin e patronazhimit te spitaleve per te përballuar mungesa e specialisteve ne rrethe.

360° Gradë – INVESTIMI NË UJËSJELLËS, GJIKNURI NGA ELBASANI PËRFITOJNË 22 MIJË ABONENTË

0

Nga qyteti i Elbasanit, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri përsëriti apelin për qytetarët dhe bizneset që të mbyllin llogaritë me faturat e ujit. Referuar edhe aksionit të energjisë elektrike, Gjiknuri u shpreh se qyteti i Elbasanit paraqitet më i rregullt me pagesat.

Minsitri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, inspektoi punimet për ndërtimin e ujësjellësit në lagjjen “28 Nentori” dhe “Skendërbej”, zonat më problematike në Elbasan, banorët e të cilëve prej vitesh vuanin mungesën e ujit të pijshëm. Gjiknuri e konsideroi investimin të rëndësishëm, por tek iu referua aksionit për pagesën e ujit të pijshëm u shpreh se që të kenë më shumë investime qytetarët shqiptarë duhet të paguajnë.

Referuar edhe aksionit të energjisë elektrike, Gjiknuri u shpreh se qyteti i Elbasanit paraqitet më i rregullt me pagesat. Edhe një herë tjetër ministri kërkoi të aplikohen lehtësira për familjet në nevojë, duke ia lënë porosi pushteit lokal. Sipas minsitrit, ujësjellësit që do të kenë performancë të mirë, edhe investimet do të jenë më të larta.

360° Gradë – ARRESTOHET VRASËSI I MOBILIERISË

0

Fatjon Karmeshtna 35 vjecari i cili dyshohet se mbyti për vdekje bashkëshorten e Sadetin Sulës në mobilierinë ku punonin në Shkodër, eshte arrestuar një ditë më pare.

Ky është Fatjon Karmeshtna 35 vjecari i cili dyshohet se mbyti për vdekje bashkëshorten e Sadetin Sulës në mobilierinë ku punonin në Shkodër. I riu u arrestua një ditë më parë ndërsa prokurori i çështjes Henrik Ligori, mësohet se ka dërguar kërkesën për caktimin e masës së arrestit me burg në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Pas gati dy vitesh nga vrasja e Suela Sulës, Prokuroria arriti të identifikojë Karmeshtnën nëpërmjet profilit të tij gjenetik. Në kërkesën e prokurorisë drejtuar gjykatës, theksohet se ish-bashkëshorti i saj edhe ky i arrestuar kishte komunikime të vazhdueshme me 35 vjecarin të cilit i fliste për problemet e tij bashkëshortore dhe xhelozinë që kishte për gruan. Pikërisht në këtë moment mësohet se Sula i kishte kërkuar Karmeshtnës vrasjen e saj. Suela Sula u gjet e mbytur në tualetin e mobilierisë dy vite më parë, ndërsa sipas hetuesve, ajo kishte luftuar deri ne frymën e fundit. Për këtë Prokuroria mori profilin gjenetik të vrasësit në një shishe uji që kishte përdorur në vendngjarje, por edhe mbetje në thonjtë e viktimës. Pas krahasimit të analizave, rezultoi se ato përputheshin plotësisht. Fatjon Karmeshtna do të përballet me akuzën e vrasjes së kryer në bashkëpunim me ish-bashkëshortin e të ndjerës.

360° Gradë – ASNJE AUTOR PERGJEGJES PER VJEDHJEN E “ZJARR TELEVIZION”

0

Zjarr Televizion eshte sulmuar nga dy persona te maskuar perpara disa kohesh perkatesishte nje muaj e gjysem.Policia e shtetit kishte ne dore dosjen e kesaj ceshtjeje e cila sic duket I ka kaluar prokurorise dhe tashme policija e ka mbyllur kete hetim. Por cfare ndodhi konkretishte ate dite? Policia mblodhi disa deshmitare per te pyetur nese kishin pare dike te dyshimte Brenda ose jashte televizionit. Disa nga keta deshmitare ishin edhe punonjes te vet televizionit. Shefi I komisariatit nr 6 Neritan Cobo ka perdorur dhune ndaj dy deshmitareve njeri prej te cilit eshte edhe punonjes I tv. Diten e sotme stafi I zjarr tv vendosi te pyes vete zotin Boci se pse ka proceduar ne kete lloje forme. Ne u paraqitem ne komisarjat por zoti boci na beri rezistence duke mos pranuar per te na takuar. Por shume te vendosur arritem ta takonim…

A eshte e paster figura e Neritan Bocit?

A ishte e nevojshme te perdorte dhune dhe pse duhet ta mohonte dick ate till kur ne kemi deshmitar???

Ne ditet ne vijim stafi I zjarr tv do tju jap pergjigje keture dilemave fal punes se vendosur investigative.

Helmohen 5 nxënës në Durrës, konsumuan ushqime tek shitësit ambulantë

0

Pesë nxënës të një shkolle 9-vjeçare “Eftali Koçi” në Durrës kanë shfaqur simptoma helmimi pasi kanë konsumuar ushqim të gatshëm gjatë kohës që ishin në shkollë..

Nxënësit e klasës së 5-të, janë dërguar në spital me simptomat e të vjellve e marrje mendsh dhe pas mjekimit janë larguar nga urgjenca pa probleme serioze për shëndetin.

Në reagimin e saj për ngjarjen MASR u shpreh se nxënësit kanë blerë produkte tek ambulantët gjatë pushimit të gjatë, për të cilën ISHP dhe policia bashkiakeu njoftuan për largimin e tyre.

Policia ‘lodhet’ për të zbuluar vendndodhjen e të kërkuarit, ishte në fshatin e lindjes pak kilometra larg Tiranës

0

Policia zbulon vendndodhjen e të kërkuarit 43-vjeç, dënuar me 9 vite burg për drogë dhe armë. Ai është Gazmend Biraci. Me sa duket policia shqiptare e ka patur të vështirë të arrestojë Biracin, shpallur në kërkim prej më shumë se 1 viti. Ai ka qenë në fshatin e tij të lindjes, në Kllojkë.

‘Në fshatin “ Kllojkë”, në bazë të dhënave të siguruara në rrugë operative nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë nr 1, është bërë e mundur kapja e shtetasit të shumëkërkuar : Gazmend Biraci , 43 vjeç,  banues në fshatin ‘’Kllojkë‘’ , Tiranë.

Ky shtetas është shpallur në kërkim me datë 12.10.2016, i cili dyshohej se ishte bashkëpuntor për veprat penale “ Prodhim e shitje e narkotikeve” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje e armeve luftarake”, ku gjate operacionit të bërë ne fshatin “Kllojkë”  u gjetën dhe u bllokuan në cilësinë e provës materiale, 79.6 kilogram lëndë narkotike e llojit “Cannabis Sattiva”, dhe 6 armë zjarri.’, jep detaje policia.

Basha: Rama i fali Besos 50 milionë euro taksa, dhunë shtetërore ndaj banorëve të Verrisë

0

Në takimin me degën 11 të Laprakës, në Tiranë, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tregoi gjendjen e rëndë ekonomike duke iu referuar historisë së dhimbshme publike të një babai, i cili ditën që nuk kishte gjetur punë tek “Ushtari i Panjohur”, kishte shitur gjak për të blerë bukën e fëmijëve.

“Gjendja e atij kryefamiljari është gjendja e mijëra prindërve shqiptarë, e 290 mijë shqiptarëve. Mjerim absolut. Nuk arrijnë dot të blejnë bukën e gojës për fëmijët e tyre. Po si mund t’i thotë vetes kryeministër, që shikon këtë gjendje dhe e zgjidh qesen, për çfarë? Për 400 milionë lekë makina,”– u shpreh Basha.

Basha tha se në këtë situatë mjerimi për 300 mijë familje, qeveria u fal inceneratorëve miliona euro, 5.2 milionë vetëm për fabrikën e plehrave në zonën e Fierit, kundër të cilës po protestojnë banorët.

“Njerëzit janë ngritur në këmbë për të protestuar për shëndetin e tyre dhe shumica prej tyre kanë të njëjtin problem, kanë të njëjtin hall. Nuk kanë pension, nuk kanë ndihmë ekonomike, nuk kanë punë, dhe çfarë i pret? I pret dajaku i Edi Ramës. Përse? Nuk duan të kenë fabrikë helmesh aty ku jeton familja e tyre, aty ku rriten vogëlushët e tyre. Shembuj të tillë ka me qindra që tregojnë një gje dhe vetëm një gjë, është krahu politik i krimit të organizuar që sundon sot në Shqipëri,” – tha Basha.

Basha vuri në dukje se rasti i ARMO-s është modeli i korrupsionit flagrant të Edi Ramës, për videokonferencën e të cilit tha se ishte “mbyllje në një bunker larg realitetit dhe pa ndjeshmëri për problemet që u ka shkaktuar shqiptarëve”.

“50 milionë euro taksa ia ka falur, kujt do thoni ju? Jo Besos, jo! Vetes së tij! Se Beso është fasada, siç ka qenë gjithmonë. Ato 50 milionë euro do të mjaftonin për të paguar 3 vjet e gjysëm 1 200 familjarë, që përpara se të jenë naftëtarë, janë baballarë, janë kryefamiljarë që mbajnë me ato para fëmijët e tyre, familjet e tyre,” – u shpreh Basha.

Basha ftoi shqiptarët të marrin pjesë në protestë si rruga e vetme për t’i dhënë vetes mundësinë për t’u drejtuar nga një qeveri që prioritet ka qytetarët dhe jo hajdutët e kriminelët.

“Kini besim tek forca juaj. Ky ishte futur në bunker që sot, nga 1200 naftëtarë, imagjinoni 12 mijë, 120 mijë protestues në shesh. Kjo është! Pra, forca e protestës, mesazhi i protestës është, pjesëmarrja. Dhe mesazhi është ky: Nuk je më kryeministër!” – theksoi Basha.

Kreu i Partisë Demokatike tha se varfëria dhe çdo padrejtësi e shqiptarëve e kanë burimin tek blerja e pushtetit nëpërmjet krimit.

Basha u shpreh se kjo u provua më 25 qershor, ku u verifikua se zgjidhjet hibride nuk funksionojnë, prandaj largimi i Edi Ramës është garancia e vetme për shkatërrimin e aleancës së pushtetit me krimin.

360° Gradë – ATHINA HAP I MADH ME VARREZAT

0

Një ditë pas takimit të dy ministrave të jashtëm Ditmir Bushati e Nikos Kotzias në Korçë, Ministria e Jashtme Greke njofton zyrtarisht nisjen e procedurës së identifikimit dhe zhvarrosjes të ushtarëve grekë të rënë në Shqipëri gjatë luftës Italo-Greke e cila nuk ka kaluar pa protesta.

Dita e hëne shënoi nisjen e procesit te gërmimeve per gjetjen e eshtrave te ushtareve greke te rene gjate Luftës Italo-Greke. Gërmimet kane nisur ne zonën e Dragotit ne Tepelene por ky proces është shoqëruar me protesta. Paraditen e se hënës, është vene re prania e shume aktivisteve. Ata kanë çarë rrethimin, çka ka bërë policinë të ndërhyjë me forcë. Një prej aktivistëve është ndaluar nga ana e uniformave blu. Protestuesit kane akuzuar se po shkelet ligji i reciprocitetit ndërmjet dy vendeve. Ata thonë se grekët vijnë ne jug te vendit me pretendimin se tokat janë pronë e tyre. Aktivistët thonë se ne zonën ku po gërmohet, nuk ka asnjë eshtër të ushtarëve grekë dhe se e gjitha bëhet për pretendime territoriale. Një ditë pas takimit të dy ministrave të jashtëm Ditmir Bushati e Nikos Kotzias në Korçë, Ministria e Jashtme Greke njofton zyrtarisht nisjen e procedurës së identifikimit dhe zhvarrosjes të ushtarëve grekë të rënë në Shqipëri gjatë luftës Italo-Greke. Nëpërmjet deklaratës së saj, Ministria e Jashtme e Greqisë e quan një hap shumë të rëndësishëm realizimin e këtij procesi. “Në negociatat e Kretës nëntorin e shkuar është diskutuar dhe çështja e gjatë e varrezave për të rënët grekë. U ra dakord dhe sot po zbatohen, dhe ndërmerren hapa për të zbatuar plotësisht marrëveshjen përkatëse në mënyrë që kjo çështje humanitare të zgjidhet më së miri”. Athina zyrtare përshëndet mbajtjen e premtimit nga qeveria Shqiptare. “Përshëndesim dhe mirëpresim përgjigjen e qeverisë shqiptare ndaj kësaj kërkese historike, e cila demonstron se dialogu dhe bashkëpunimi në një frymë konstruktive dhe të patrazuar mund të çojnë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe në krijimin e perspektivave pozitive për marrëdhëniet midis vendeve të rajonit tonë dhe popujve të tyre”. Gjithashtu në deklaratë, Ministria e Jashtme thekson se do të vazhdojë të punojë me përgjegjësi dhe seriozitet për të mbrojtur interesat kombëtare të Greqisë, duke kultivuar norma të mira fqinjësore e dialog e duke u mbështetur në të ardhmen e përbashkët evropiane që meritojnë të dy vendet. Në muajin dhjetor Ministri i jashtëm Kotzias përshëndeti dhe vendimin e Qeverisë Rama të datës 13 dhjetor për varrezat greke. Menjëherë pas nënshkrimit të VKM-së, u ngrit Komisioni i Përbashkët Shqiptaro-grek i cili zhvilloi takimin e tij të parë në 20 dhjetor 2017 në Athinë në kuadër të zbatimit të marrëveshjes midis dy shteteve në lidhje zhvarrosjen e të rënëve gjatë Luftës italiane-greke 1940-41. Komiteti i Përbashkët i Ekspertëve ra dakord per fillimin e punës në 22 janar. Takimi i ardhshëm i këtij Komisioni do të jetë në muajin prill. Ndërkohe agjencia greke e lajmeve AMNA ka publikuar një shkresë të firmosur nga ish-Kryeministri Adil Çarçani me datë 12 shkurt 1985 dhe nxjerr në dritë urdhrin drejtuar komiteteve Ekzekutive ne disa rrethe për gjetjen e identifikimin dhe saktësimin e numrit të ushtarëve grekë të vrarë në këto zona.

Vasili për inceneratorin e plehrave: Kryeministri mashtroi paturpësisht banorët e Verrisë

0

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, me anë të një statusi në Facebook ka akuzuar për mashtrim kryeministrin Rama.

Sipas Vasilit, Rama i mashtroi banorët për t’u marrë votën dhe tani i intereson vetëm që paraja të eci, pa marrë parasysh rrezikimin e jetës nga banorët.

“Deviza e kryeministrit është: “Mashtrojini njerëzit, boll që t’u merrni votën dhe pastaj me kalimin e viteve çdo gjë harrohet dhe vemi i mashtrojmë prapë”-shkruan Vasili.