Ballina Blog Faqe 9303

Arrihet dakortësimi mes Serbisë dhe Shqipërisë, ofertë e përbashkët turistike

0

Në një takimi zyrtar ministri i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit serb, Rasim Ljajiç, dhe homologu i tij, Blendi Klosi, dakortësuan që rajoni i Ballkanit Perëndimor të paraqitet me një ofertë të përbashkët turistike.

Palët gjithashtu ranë dakort që të nënshkruajnë një marrëveshje mbi bashkëpunimin në fushën e turizmit, e cila do të jetë baza për paraqitjen e përbashkët në tregjet e treta.

Pas vizitës së Klosit në serbi dy homologët diskutuan një takim të radhës në Tiranë të ministrave për një sezon turistik sa më të pasur.

Më parë ministri Klosi ka pasur takime të ngjashme me homologët e vendeve të tjera në rajon, Kosovë, Maqedoni, Kroaci e Mali i Zi.

O bashkëpuntor,  o bashkëfshatar!

0

O bashkëpuntor,
o bashkëfshatar!

Dje u njohën live më në fund me një bashkëpuntor të Sigurimit të Shtetit. Deklarimi i emrit në Konferencën për shtyp te PD-së ishte tullë: Kozma Jano – quhej bashkëpuntori.
Më kujtoi ky emër një reagim të kreut të PS dikur në Twitter për zëdhënësen e PD Albana Mustafaraj: Për ku kështu moj e Kozmait? – shkruante Ai.
Kjo pyetje bëhej me qesëndi pak ditë para një Kongresit të PS lidhur me një deklaratë të PD.
Po sot a mund ta bëjmë sërisht këtë pyetje?
Për ku kështu o Kozma?
Kjo pyetje sot zë vend më shumë se dje. Dokumenti i “Telefonit” i publikuar në media na e kthen sërisht përgjigjen tullë:
Për në Sigurimin e Shtetit!
Kozmai, i kishte shërbyer dje shtetit se ashtu ishin rregullat e lojës në atë shtet. Sot ndryshon loja. Kemi votuar rregulla të reja. Kandidati për KLP thonë rregullat s’duhet të jetë punëtor, apo bashkëpuntor të Sigurimit të Shtetit.
Çna çan kokë !- mund të më hakërohet dikush.
Dakort. Po të dëgjoj dhe Ty….Po të dëgjoj se jeta në këto vite na mësoi se këtu digjemi jo vetëm nga qulli por dhe nga kosi.
Ditët që vinë do dalin sërisht kandidatura të reja për të zëvendësuar Kozmain. Dhe…po nuk ishin më bashkëpuntorë, do të jenë bashkëfshatarë.

BERTI E KAM SERIOZISHT…

0

“-“BERTI E KAM SERIOZISHT”-“-
*******************
Të dërgoj pusullë me zogj .
Ferman në letër dy gjisht .
Aman Berti mos u tall . 
Aman merre seriozisht .
*********************
Të kujtohet Çobanesha .
Çobanesha hane hane .
Qeshe ti edhe unë qesha .
Po doli proto Çobane .
********************
Nashti njohu dhe sinorin .
Majë më majë dhëntë i bredh .
E dallon dhe dash përçorin .
Dhe milorin di ta tredh .
********************
U mësua me të acarin .
Dhe nuk rri me pushra ngjethur .
Ka mësuar dhe longarin .
Ka mësuar për të qethur .
********************
Unë një vedër ajo dy .
Nashti nga unë mjel më shumë .
Ruaje zot mos marrtë sy .
Vedra katër gjisht me shkumë .
********************
Edhe dhitë i hysmeton .
U pret gjethe u shkun lëne .
Pa fjetur ujin lëvon .
Edhe bën qullin e qëne .
*******************
Po një natë rrinte mërzitur .
Bërë bashkë hunde e vetull .
Mu fut në shark e drebitur .
Mu fut si zogë ndënë sqetull .
*********************
Lotët i rrodhën si prrua .
Kurdisur si zemereku .
Se di pse ndjeva noti .
Se di pse mu lag jeleku .
********************
Nga buza nxorri dy fjalë .
Që smi kishte thënë kurrë .
O xhaxho më gjij një djalë .
Më ka vajt mëndja për burrë ..
********************
Dua burrë xhedit të ri .
Dhe jo si çizmet e vjetra .
Të bëjmë këtu një shtëpi .
Po e dua burrë me letra .
********************
Të qëllojë me breshëri .
Të mos qëllojë tek e tek .
Të jetë i fisëm sojlli .
Dhe letrat me hipotek .
*********************
Ndaj Berti tundu nga vëndi .
Brith Omonien në pazar .
Sdua deputet kuvëndi .
Një të thjesht për kollovar .
*******************
Po ma gjete shihi dhëmët .
Që ti ketë dhëmët e parë .
Pyete për të tri këmët .
Mos është i shkuar në darë .
*******************
Kur ta gjësh vure përpara .
Dhe foli … uuush mor dudum .
Këtu kam rroba të reja .
Xhaketë poture kostum .
*********************
Aman vlersoje pusullën .
Dy gjisht kartën që të nisa .
Se kjo e ka humur vulën .
Kruan bythën nëpër lisa .
*******************
Si dorzan do kesh bakshish .
Dhe do kesh bakshish të math .
Do ta gjësh në hellë një mish .
Edhe nja tridhjetë okë djath .
********************
Mos harro shihi dhëmallët .
Se e do fringo të ri .
Përveç mishit edhe djathit .
Dhe dy Napolon flori . 

Xhaxho Plaku

 

360° Gradë – TRITOL SHTËPISË NË GJIROKASTËR, PLAGOSET 34 VJEÇARI

0

Një shpërthim tritoli tronditi në mesnatë lagjen Dunavat i dytë në Gjirokastër. Si pasojë e shpërthimit mori plagë të lehta një fëmijë i mitur dhe i ati 34-vjeçar. Dëme materiale ka jo vetëm te shtëpia në pragun e së cilës u vendos lënda plasëse por edhe në banesat e fqinjëve.

Eksplozivi tronditi ne mesnate banorët e lagjes ‘Dunavati i dytë’. Nga shpërthimi mbeti i plagosur Gentjan Liti, me pas ai u transportua për në spitalin rajonal të Gjirokastrës për ndihmë mjekësore. Tritoli u hodh në oborrin e shtëpisë, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Sipas policisë, lënda eksplozive ka qenë rreth 100 gram tritol C4 dhe mund te kishte patur pasoja edhe me te renda. Por Gentian Liti nuk është një emër i panjohur për policinë.

Ne verën e 2013, persona të paidentifikuar i vendosen një sasi eksplozivi në automjetin tip furgon, të parkuar pranë banesës së tij. Nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale. 34-vjeçari me profesion kasap, ka një dyqan mishi në zonën muzeale të Gjirokastrës.

360° Gradë – STUDENTËT PROTESTË PARA KRYEMINISTRISË ULNI TARIFAT

0

Ashtu siç paralajmëruan dy ditë më parë studentët e universiteteve publike kanë nisur të protestojnë para Kryeministrisë për përgjysmimin tarifat studimore në të gjitha degët dhe nivelet e studimeve, heqjen e barrës financiare për çertifikimin e gjuhës së huaj dhe heqjen e pagesës së krediteve për provimet e mbartura.

Studentë nga fakultete të ndryshme të Tiranës protestuan përpara Kryeministrisë kundër tarifave të larta të studimeve.  Kërkesat e tyre bazohen në lehtësimin e barrës ekonomike dhe financiare të studentëve, pasi sipas tyre tarifat janë shumë të larta për tu përballuar.

 

Studentët janë shprehur se protestat do të vazhdojnë e do të përshkallëzohen. Gjithashtu ata thonë se Ministria e Arsimit dhe Sportit nuk i ka marrë parasysh nevojat e tyre. 

360° Gradë – META TË GJITHA SHTETET E RAJONIT ASPIROJNË BE NË, NDAJ DUHEN PROJEKTET TË PËRBASHKËTA

0

Presidenti i vendit, Ilir Meta gjatë konferencës rajonale për ekonominë me temë ‘E ardhmja e Ballkanit’, ka theksuar se nevojën e krijimit të një tregu të përbashkët energjetik.

I pranishëm në konferencën rajonale për ekonominë “E ardhmja e Ballkanit”, Presidenti Ilir Meta e vuri theksin te bashkëpunimi rajonal, më konkretisht te krijimi i një tregu të përbashkët energjetik.

 

Gjithashtu Meta bëri thirrje për krijimin e kushteve për frenimin e largimin e të rinjve nga vendet e rajonit, pasi sipas tij kjo cenon zhvillimi ekonomik.

360° Gradë – MALLTEZI EDI RAMA SHPIK “TAKSËN E PLEHRAVE”

0

Opozita ka akuzuar qeverinë se u ka vendosur shqiptareve një takse te re, taksen e plehrave. Kreu i Departamentit të Mjedisit, ne PD Jamarbër Malltezi ka deklaruar se ne 23 nëntor te vitit te kaluar, Komisioni i Ndihmës Shtetërore, ka vendosur qe te gjitha bizneset që do të gjenerojnë energji nga plehrat, do të marrin ndihmë shtetërore për të paktën 15 vjet.

Sipas PD qeveria nuk po jep ndihme shtetërore për të përmbyturit apo për naftëtarët, por nuk harron te ndihmoje inceneratorët e Edi Ramës dhe Arben Ahmetajt.  Sipas demokratëve pagesa prej 74 milion eurosh të parave publike, për kontrata të cilat nuk bëhen publike duke u konsideruar sekret shtetëror përbëjnë vepër penale. Bëhet fjalë për vendimin nr 77 që vendos ndihmën shtetërore për të mbështur prodhimin e energjisë elektrike nga burime të vogla nga pjesa e biodegradueshme e mbetjeve të ngurta që shfrytëzojnë mbeturinat industriale, urbane dhe ato rurale. I botuar në Fletoren Zyrtare me  numër 221, projektvendimi vendos detyrimin që OSHEE t’i blejë këtyre prodhuesve të ardhshëm, energjinë elektrike të prodhuar nga këto mbetje industriale rurale dhe urbane.

Vazhdojnë lëvizjet në Prokurori, Marku largon edhe ekspertët kontabël

0

Kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku ka vazhduar me lëvizjet e posteve në Prokurorinë e Përgjithshme.

Pas emërimit të Sokol Stojanit në krye të Drejtorisë së Hetimit, Marku ka urdhëruar edhe lëvizjen nga detyra të disa ekspertëve kontabël dhe punonjës të IT-së.

Ndër kontabilistët e larguar është Greta Dangu, e cila ekspertoi pasurinë e ish-deputetit Mark Frroku, që u dënua me 6 vite burg për fshehje të pasurisë dhe mospagim taksash.

Këto lëvizje të kryeprokurores vijnë menjëherë pas largimeve të drejtuesve të Prokurorisë në Tiranë, Durrës, Elbasan, Kukës dhe Fier.

360° Gradë – DEBAT PËR SIGURINË PUBLIKE

0

Në Komisionin e Sigurisë pritej të diskutohej ligji për masat shtesë të sigurisë publike ose të ashtuquajturin ligj të kamerave të sigurisë, por për opozitën policia nuk mund të flasë për këtë temë, në një kohë që vendi është mbytur nga krimet. Për deputetin e mazhorancës Paulin Sterkaj, kritikat janë gjithnjë me vend, por policia ka nevojë dhe për inkurajim.

Në seancë për të raportuar për ligjin ishte drejtori për rendin dhe sigurinë publike Altin Qato, por sipas opozitës ishte lajmëruar drejtori i përgjithshëm i përkohshëm Rebani Jaupi. Edhe në këtë rast mungesa e tij u bë shkak për debate.Ligji për masat shtesë të sigurisë parashikon vendosjen e kamerave me rezolucion të lartë për një KATEGORI institucionesh dhe biznesesh të cilat ndihmojnë në zbardhjen e krimeve. Veç kësaj, vendoset dhe ruajtja e pamjeve për një afat kohor deri në dy muaj, por që sipas komisionit, do të rishikohet.

Haradinaj për Gjykatën Speciale: Nuk do t’u japim llogari ambasadorëve

0

Gjatë një vizite në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur se qeveria e tij nuk do t’i japë llogari ambasadorëve për çështjen e Gjykatës Speciale.

Sipas tij qeveria nuk ka më punë në trajtimin e këtyre çështjeve duke mos fshehur as habinë e tij për mosvotimin e ligjit të demarkacionit në Kuvend.

“Habitem se pse parlamenti ende nuk e ka votuar ligjin e demarkacionit por  qeveria nuk ka çfarë të bëjë më shumë, sepse e kemi çuar raportin në parlamenti. Ne i jepim llogari vetëm parlamentit se ai na ka zgjedhur, nuk i japim llogari ambasadorëve. Ne nuk i kemi punëdhënës ata, punëdhënës kemi parlamentin”,-tha Haradinaj.