Ballina Blog Faqe 9302

Si kanë ndryshuar kohët…

0

Si kanë ndryshuar kohët…

Dje, gjatë luftës së ftohtë, anglo-amerikanët i stërvisnin diversantët për ti hedhur në bulevard.
Sot, gjatë mardhënive vëllazërore, amerikanët i porosisin qytetarët e tyre tē mos duken në bulevard! Qesharakë.

Nga Ylli Dylgjeri

Vrau nipin, arrestohet sapo zbret në Rinas 59-vjeçari

0

Është arrestuar në Rinas një person i shpallur në kërkim për vrasje.

Nikë Muri, 59 vjeç i cili po udhëtonte nga Gjermania ne Shqipëri është ndaluar nga policia, pasi akuzohet se në vitin 2013 ka vrarë më armë zjarri nipin e tij.

Ndalimi i tij u bë pasi gjatë verifikimeve në sistemin TIMS, Muri rezultoi person në kërkim, pasi Prokuroria e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda me datë 19.12.2014, ka sjellë urdhrin për ekzekutimin e Vendimit Penal nr.128 dt.18.12.2014 të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, e cila e ka dënuar me 14 vjet burg, nga të cilat ka vuajtur 711 ditë burg dhe i mbeten për të vuajtur edhe 4402 ditë burg

360° Gradë – RAMA I MBAJTI SEKRET, PD PUBLIKON KONTRATAT PËR INCENERATORËT E FIERIT DHE TIRANËS

0

Partia Demokratike publikoi dy kontratat e inceneratorëve që do të ndërtohen në Fier dhe Tiranë e që sipas saj deri më sot ishin mbajtur sekret nga qeveria. Opozita nënvizoi se kontratat nuk janë publikuar në Buletinin e Agjencisë se Prokurimeve Publike dhe as ne Fletoren Zyrtare. Por zbulimi i tyre nxjerr në pah sipas PD, shkelje flagrante të ligjit.

Partia Demokratike denoncoi sërish planin e qeverisë për ndërtimin e tre inceneratorëve, duke e cilësuar si një nga aferat më korruptive të Kryeministrit. Lealba Pelinku, drejtuese e Departamentit Antikorrupsion publikoi kontratat e inceneratorëve të Fierit dhe Tiranës, që sipas saj janë mbajtur të fshehta pasi kanë shkelje të mëdha ligjore.

Në ditët në vazhdim, PD tha se do të shpjegojë me detaje si Edi Rama dhe Arben Ahmetaj u kanë dhënë të drejtë inceneratorëve të djegin mbetje pa i ndarë ato duke shkaktuar ndotje të lartë mjedisore dhe rrezik për shëndetin. 

BERISHA PARALAJMËRON SOCIALISTËT: KU DO FUTENI MË 27 JANAR?

0

Zbrasja e sallës së Kuvendit nga Ministrat dhe deputetët e PS-së, bëri që ish-kryeministri Sali Berisha të ironizonte mazhorancën se po arratisej nga frika e protestes se opozites. Seanca plenare ka nisur me betimin e dy deputetëve të rinj të Kuvendit të Shqipërisë Dritan Bici dhe Silva Caka. 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar deputetët e Partisë Socialiste se protesta e opozitës e 27 janarit do të ‘rrëzojë’ qeverinë. Berisha pyeti deputetët socialistë se ku do të futen më 27 janar, pasi sipas tij, ata kanë ikur që sot. Ish-kryeministri e tha këtë, teksa u nis nga fakti që në sallë ishin shumë pak të pranishëm.

 

Seanca plenare ka nisur me betimin e dy deputetëve të rinj të Kuvendit të Shqipërisë. Dritan Bici dhe Silva Caka, pas betimit ditën e sotme do të nisin zyrtarisht detyrën. Ata zëvendësuan në këtë post, Aqif Rakipin e PDIU-së, dhe Gledion Rehovicën e LSI-së. Ndërkaq, sipas rendit të ditës është parashikuar edhe miratimi i listës në bllok të kandidatëve të përzgjedhur për KLGJ dhe KLP.

360° Gradë – BASHA TË GJITHË NË PROTESTË! BALLA PROTESTA PËR 13 MLN EUROT E PALLATIT TË VJEHRRIT

0

Ashtu siç edhe pritej, seanca parlamentare nisi me thirrjet e përfaqësuesve të opozitës për protestën e të shtunës. Basha tha se nuk ka qeveri i që i reziston bashkimit popullor. Me opozitën replikoi Taulant Balla,   i cili tha se  protesta po bëhet për 13 milionë eurot e pallatit të vjehrrit të Bashës në Vlorë dhe për dosjen CEZ.

Në seancën e sotme parlamentare Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka përsëritur thirrjen për pjesëmarrje në protestë sepse sipas tij Kryeministri Edi Rama është i përqendruar vetëm tek pushteti dhe paraja. Kreu demokrat Lulzim Basha nga foltorja e Kuvendit u bëri apel qytetarëve shqiptarëve për t’u ngritur dhe bashkuar protestës së opozitës më 27 janar.

 

Me kryetarin e opozitës replikoi, Taulant Balla, i cili renditi arsye krejt të tjera pse sipas tij opozita kërkon protesta.

 

Balla tha gjithashtu se opozita proteston edhe për Drejtorët e  korruptuar të Lëvizjes Socialiste për Integrim.  

Deputeti gjerman për negociatat: Jo fjalë, por fakte. S’e kuptoj pse ish-ministrit të Brendshëm s’i hiqet imuniteti

0

Deputeti gjerman i CDU-së në Bundestag-un gjerman, njëherazi drejtues i grupit parlamentar për Europën Juglindore në Bundestag, Stephan Albani, ka dhënë një intervistë për DW lidhur me negociatat e Shqipërinë për anëtarësimin ne BE.

Deutsche Welle: Shqipëria ndodhet përpara protestave. Nga njëra anë kemi qeverinë që premton reforma, që thotë se lufton krimin, nga ana tjetër opozita që përditë e quan qeverinë “qeveri të krimit”. Kemi pasur edhe një nga skandalet më të forta, një ish-ministër i Brendshëm dyshohet për lidhje me mafian e drogës, hetimet vazhdojnë. E kuptoni ju këtë vend?

Stephan Albani: Mund të kuptoj njerëz të veçantë, por jo vende të tëra. Por kuptoj ndjesinë e shumë shqiptarëve që duan të ecin përpara, që ndjejnë se nuk po bëjmë progres. Kisha edhe ambasadorin shqiptar këtu e folëm gjatë. Më duhet të them, se kriteret për fillimin e negociatave dihen, ato duhet vetëm të zbatohen, e këtu bën pjesë veçanërisht vullneti politik që siguron që korrupsioni dhe kriminaliteti i organizuar të luftohen me mjetet e shtetit ligjor.

Prandaj nuk arrij ta kuptoj dot për shembull që ish-ministrit të Brendshëm nuk i hiqet imuniteti. Ne e kemi bërë këtë kushedi sa herë në Bundestag. Imuniteti i parlamentarit është një e mirë e rëndësishme, por nga ana tjetër ai nuk është mbrojtje para një procedure ligjore që synon zbardhjen e një çështjeje. Kjo është shumë e rëndësishme për të siguruar besueshmërinë e Shqipërisë në shkallë ndërkombëtare.

Shqipëria shpreson në hapjen e negociatave këtë vit. Mendoni se kjo do mund të bëhet realitet?

Stephan Albani: Jemi në fillim të vitit, kemi raportet e progresit që do të publikohen në shkurt, e një proces që zgjat deri aty nga mesi i vitit. Nuk është pak por as shumë kohë. Si fizikant dhe politikan për mua vlejnë faktet, ia kam thënë në bisedë edhe ambasadorit shqiptar. Faktet jo vetëm në letër, por në zbatim konkret të tyre. Në letër shikoj disa gjëra, por në zbatim jo kushedi sa shumë. E kam siguruar se do ta formuloj rekomandimin tim për negociatat mbi bazën e fakteve nga mesi i vitit. Po qe se faktet janë të tilla që në këtë pikë nuk është bërë progres, atëherë faktet janë kaq të pakëndshme, saqë nuk mund ta përfytyroj se gatishmëria do të jetë shumë e madhe.

Opozita akuzon qeverinë Rama si “qeveri të krimit”. Madje kryeministri shihet si e vetmja pengesë për integrimin europian. Si mund një vend të ecë përpara me një klimë të tillë politike, ku rregullisht të dyja palët i drejtohen njëra-tjetrës me akuzat më të rënda?

Stephan Albani: Thjesht ndaloni me këto. Po qe se kërkohet një perspektivë në BE duhet që qeveria dhe opozita të sillen si ju takon. Po qe se kjo nuk është e siguruar, atëherë mungon çdo kriter, prandaj shpresoj që të dyja palët ta kuptojnë këtë. Palët duhet nxjerrin mësimet e tyre dhe të ndryshojnë qartësisht sjelljen ndaj njëri-tjetrit dhe të veprojnë me arsye.

Reforma në drejtësi ishte një vendim i vitit të shkuar, me shumë vështirësi, megjithatë ajo u vendos. Por palët politike vazhdojnë të akuzojnë njëra-tjetrën. Opozita- kryeministrin se do të vërë institucionet e drejtësisë nën kontroll, qeveria opozitën se ka frikë nga kjo reformë-Keni besim se kjo reformë do të funksionojë vërtet?

Stephan Albani: Mund të them vetëm se ka shumë gjëra në letër që duhet të bëhen realitet. Po ashtu nuk duhet humbur kohë. Sipas mendimit tim këtu nuk po punohet me fuqinë e duhur, BE duhet të bëjë presion për këtë, e në fund të fundit edhe ata politikanë shqiptarë që e kanë kuptuar këtë duhet ta marrin stafetën e veprimit në dorë. Ndryshe nuk bëhet dot.

Në vend ekziston një lloj mungese e perspektivës. Shqiptarët që kërkonin azil ishin në 2016-n në renditje të parët pas sirianëve në Gjermani, në 2017-n në Francë. Një vend që pret hapjen e negociatave nuk duhet të kishte këtë mungesë shprese…

Stephan Albani: Këto janë probleme që duhet të zgjidhen në Shqipëri. Nëse kjo nuk bëhet negocitatat për anëtarësim largohen më shumë e jo të afrohen. Prandaj duhet që palët të sundohen nga arsyeja që këto probleme t’i zgjidhin bashkë. Kriteret bazë janë përcaktuar, reforma në drejtësi, luftimi i korrupsionit, kriminalitetit të organizuar duhet të vendosen në fokus. E kjo duhet të ndjehet qartë, që nga mesi i vitit të merret një vendim, që i hap perspektiva edhe popullsisë në Shqipëri.

Stephan Albani është parlamentar gjerman i partisë CDU dhe drejtues i grupit parlamentar për Europën Juglindore në Bundestag.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e DW

360° Gradë – ALIBEAJ LARGON MINISTRIN AHMETAJ NGA FOLTORJA

0

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj, ka detyruar ministrin e Financave, Arben Ahmetaj, gjatë seancës së sotme plenare, qe te mbledhe dokumentat e tij dhe ti lere fjalen kolegut demokrat.

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj, ka detyruar ministrin e Financave, Arben Ahmetaj, gjatë seancës së sotme plenare, qe tja lere foltoren. Ka qenë ministri Ahmetaj që nuk ka pranuar të lirojë foltoren, pasi i ka mbaruar koha e fjalës. Sapo Hysi ka përmendur emrin e Alibeajt, si personi që do të merrte fjalën, ai është ngritur nga karrigia e tij dhe ka shkuar te foltorja, ne kohen qe ministry Ahmetaj po fliste. Pas një debati të shkurtër mes tyre, Ahmetaj I nervozuar ka lënë fjalën e tij dhe është larguar nga foltorja, duke i lënë radhën Alibeajt.

Thirrja në Prokurori për CEZ, reagon Berisha: Drejtësia po përdoret për të hequr vëmendjen nga narkoshteti

0

Djali i ish-kryeministrit të Shqipërisë, Shkëlzen Berisha, i është përgjijgur deklaratave në Kuvend të kreut të grupit parlamentar të PS se është thirrur nga Prokuroria për të dëshmuar për aferën CEZ.

Me anë të një statusi në Facebook ai është shprehur se kjo “flluskë-thirrje” vjen si përgjigje ndaj padive që vetë Berisha ka ngritur për shpifje ndaj Ramës dhe Ballës. Me anë të një status në Facebook, djali i ish-kryeministri Berisha, shkruan se  atij i

Është e qartë që prokurori de fakto i rilindjes Edi Rama, po e përdor drejtësinë jo thjesht si pushkë ndaj kundërshtarëve politikë, por më shumë si bombë tymuese për të shpërndarë vëmendjen ndaj krimeve të narkoshtetit dhe ndaj pakënaqësisë popullore që po i afrohet çdo ditë e më shumë derës seë kryeministrisë.”, shkruan Shkëlzen Berisha në Facebook.

Vazhdon vala e dorëheqjeve tek Vetëvendosja, 40 anëtarë lënë teserat

0

Vazhdon vala e dorëheqjeve tek lëvizja Vetëvendosje, edhe pas rizgjedhjes kryetar të Albin Kurtit.

Së fundmi ka qënë koordinatorja e Qendrave të Lëvizjes,Teutë Rrusta; koordinatori i Sekretariatit të Përgjithshëm, Nol Nushi kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre në Vetëvendosje dhe  edhe 40 anëtarë tjerë të Vetëvendosjes janë larguar nga kjo parti.

“Vetëvendosje nuk është më e njëjta, ka garë, kush çka në cilin pozicion, ne nuk mund ta gjejmë më shpresën në Vetëvendosje”, ka thënë Rrusta, e cila ka shtuar se në Lëvizje është shkelur çdo kriter dhe për të ruajtur vlerat tona politike e vetmja rrugë është ndarja.”-është shprehur Rrusta në një konferencë të jashtëzakonshme.

Mes të tjerash Rrusta ka kërkuar, që Albin Kurti mos ta quaj veten “Babë” dhe të mos luajë me moralin e vajzave dhe grave që janë në lëvizje duke thënë se e vetmja zgjidhje është shkrirja e partisë.

Arrestohet 55-vjeçari, mashtronte me shitjen e apartamenteve

0

Një 55-vjeçar i dënuar në mungesë me 8 vite burg, është arrestuar ditën e sotme nga policia në Tiranë.

I arrestuari Eqerem Mehmetaj është dënuar nga Gjykata e Apelit të Vlorës  më 16 Nëntor 2017 për veprën penale të mashtrimit të kryer në bashkëpunim.

Sipas policisë në vitin 2011, Prokuroria Fierit kishte nisur procedim penal ndaj tij, pasi Mehmetaj kishte shitur të njëjtat apartamente më shumë se një herë tek persona të ndryshëm.