Ballina Blog Faqe 9301

Ndërron jetë deputeti i parë i cili ngriti flamurin shqiptar në parlamentin maqedonas

0

Ndërron jetë ish-deputeti i shqiptar në parlamentin maqedonas i cili ishte i pari që ngriti flamurin kombëtar shqiptar në foltoren e kuvendit.

Sali Ramadani ka qënë anëtar i partisë për Prosperitet  Demokratik të Shqiptarëve në Maqedoni në vitet 90’.

Ai ngriti flamurin shqiptar në foltoren e parlamentit në 8 korrik 1997. Kjo ngjarje solli tensione dhe ndodhi një ditë para ngjarjeve të 9 korrikut të po atij viti.

Shërbimet e parlamentit e larguan, menjëherë pas urdhrdhrit të ashpër të Kryetarit të Parlamentit Tito Petkovski. Disa nga deputetët këkruan që Ramadani të arrestohej.

Ramadani ka lindur në Kërçovë kurse pjesën e jetës e kaloi në Prishtinë.

POSTERAT TANË PUBLIKOHEN NGA AGJENCIA MË E MADHE FOTOGRAFIKE E LAJMEVE NË EUROPË :)

0

POSTERAT TANË PUBLIKOHEN NGA AGJENCIA MË E MADHE FOTOGRAFIKE E LAJMEVE NË EUROPË 🙂

Agjencia e specializuar më e madhe Europiane Fotografike e Lajmeve european pressphoto agency EPA publikoi mes disa fotove edhe këtë të posterit tonë në protestë! Vetëm VOA – Zëri i Amerikës nuk i shko ndër mend sepse siç e dini tashmë gazetari i vet për Shqipërinë Armand Mero është anëtar i Bordit të Sorosit  Për Deutche Welle as që bëhet fjalë sepse ajo zyrtarisht është më e tërbuara antitrump dhe prosoros 
(Foto nga fotografi i EPA Malton Dibra)
http://www.epa.eu/…/anti-goverment-rally-in-tirana-photos-5…

Mos harroni se ky poster është mbështetje për Peticionin Kombëtar drejtuar Washingtonit ndaj dhe klikoni në linkun e tij te www.populli.tv për të dhënë mbështetjen tuaj 

Image may contain: 1 person

Kryemadhi-Ramës: Je vetëm dhe nuk ka ambasadorë, lule e vajza që të shpëtojnë!

0

‘Ky njeri është vetëm, ai e di më mirë se kushdo tjetër se çdo të thotë të jesh vetëm, është vetëm dhe nuk ka ambasadorë, lule, vajza që ta shpëtojnë. Më lejoni t’u kërkoj falje që i kemi dhënë shansin këtij njeriu që të tallet me shqiptarët!’, u tha protestuesve kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e cila falenderoi edhe protestuesit amerikanë e europianë në shesh.

FJALA E KRYEMADHIT:

‘Përshëndetje të gjithë grave dhe vajzave shqiptarëve që kanë ardhurur sot, të gjithë djemve të rinj që i thanë sot ‘JO’ Edi Ramës dhe erdhën për të protestuar, për të gjithë ju qytetarë që jeni te busti i heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, të gjithë ju qytetarë që protestoni sot para një njeriu që është vetëm.

Ne sot të gjithë këtu nga e gjithë Shqipëria, nuk është gjë tjetër veçse një protestë qytetaë, unë sot jam këtu si ju, nuk dua të përfaqësoj asnjë parti, jam si një nënë, si një grua,si një vajzë shqiptare që e do vendin e saj.

Ne sot duhet të protestojmë si çdo shqiptar, për të gjithë ata studentë që nuk kanë mundësi të paguajnë tarifat e tyre, të cilat kjo qeveri gjakpirëse i ka çuar në stratosferë.

Dhe kryeministri ynë i drogës u vuri sahatët e tyre, ky që nuk i vuri puseve të naftës që vodhi gjakun e naftëstarëve, ky njeri do të vendosë sahat për gjakun!

Ky që e donte tepsinë e ka dhe të hajë me makaronat!

Ky njeri që urren familjen, ky njeri që nuk do flamurin tonë por tallet me të, ky njeri duhet të ikë një orë e më parë!

Ky njeri është vetëm, ai e di më mirë se kushdo tjetër se çdo të thotë të jesh vetëm, është vetëm dhe nuk ka ambasadorë, lule, vajza që ta shpëtojnë!

Ky njeri që u thotë shqiptarëve që na dashka drejtësinë e kulluar, por ky ka 20 vjet në pushtet që ka mashtruar, ky bën njeriun e moralshëm!

Më lejoni t’u kërkoj falje që i kemi dhënë shansin këtij njeriu që të tallet me shqiptarët!

Të ngrihemi të protestojmë jo vetëm në Tiranë por në gjithë Shqipërinë, për gjithë ata gjimnazistë që janë viktimë të trafikut të drogës, që janë pjesë e dhunës së mësuesve të politizuar të Edi Ramës, për të gjithë ata që Ministria e Arsimit tallet dhe bën eksperimente, pedagogë e mësues që e kuptojnë se ç’ndodh sot, të papunë që kërkojnë shpresë në Shqipëri.

Sot ky bulevard i dha shpresë Shqipërisë, ka këputur zinxhirët e frikës, sot frikë nuk kanë më shqiptarët, sot frikë ka Edi Rama!

Dua të falenderoj qytetarët amerikanë dhe europianë, vëllezërit dhe motrat tona policë ju bëj të ditur se vuani njësoj si ne, lufta jonë nuk është me ju por me trafikantët e drogës. Ashtu si në 21 janar ju policët futët në gji flamurin kuq e zi unë po ju them, ju duam, protestoni me ne, të largojmë këtë të keqe nga Shqipëria!

Dua t’u them me dorë në zemër sot kjo protestë ka një rëndësi të veçantë, për të gjithë ata skeptikë te opozita, atyre njerëzve, burrave dhe grave që kanë bërë gati plackat për t’u larguar. Sot më shumë se kurrë jemi këtu të gjithë bashkë, pa dallim feje dhe ideje!

Ju ftoj që nga ky moment mos ndaloni, bisedoni me familjarët tuaj, ne do të jemi ju në çdo protestë, do të vimë me ju!

Zoti ju ruajtë gjithë ju, familjet tuaja, zoti bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët!’

Opozita në shesh – Mes fotosh protesta e 27 Janarit

0

Protesta krejtësisht paqësore pati si fokus simbolikën me disa pankarta para se të niste dhe nuk u shoqërua nga asnjë incident, përvec rastit të një militanteje socialiste që kundërshtoi protestën.

Ky tubim paqësor u zhvillua përballë selisë së Kryeministrisë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku mori pjesë krahas opozitarëve edhe një aktivist socialist.

Vargu i protestuesve nis që nga monumenti i heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu në qendër, e deri te korpusi universitar.

Protestuesit kanë mbërritur në Tiranë që pa gdhirë, nga veriu deri në jug të Shqipërisë.

PROTESTA E OPOZITËS, BASHA:NË SHESH DO TË JEM BASHKË ME FAMILJEN, KRYEMADHI:NUK KA DHUNË NGA OPOZITA

0

Nesër mblidhemi paqësisht në shesh. Kështu është shprehur kryetari demokrat Lulzim Basha pas takimit me aleatët, ku rakorduan detajet për protestën e nesërme. Basha u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestën e thirrur të opozitës. Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi deklaroi se protesta e nesërme do të jetë paqësore, duke hedhur poshtë zërat për skenar të mundshëm dhune nga ana e LSI-së

Aleatët e opozitës u mblodhën në selinë PD. Kryetari i PD-së ftoi të gjithë shqiptarët të bashkohen në protestën e nesërme ku ai do të jetë së bashku dhe me familjen. Kreu i PD, Lulzim Basha u ka bërë thirrje shqiptarëve të marrin pjesë në protestën e nesërme, duke theksuar se nuk ka asnjë skenar dhune.

 

Ndërkohë që Monika Kryemadhi theksoi se nuk do të ketë më dhunë, duke hedhur poshte zerat se militante te kesaj force politike mund te krijonin incidente. Kryemadhi i bëri thirrje Xhafajt të jetë i kujdesshëm me deklaratat që bën policia, pasi sipas saj, do të përballet jo vetëm me militantët e partisë, por me të gjithë shqiptarët.

 

Në takim ishin kryetarja e LSI-se, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Endrit Brahimllari, Agron Duka, Dashamir Shehi, Fatmir Mediu, Nard Ndoka dhe Vangjel Dule. Policia e Shtetit ka miratuar kërkesën e Partisë Demokratike për të zhvilluar protestën në (27 Janar 2018), e cila do fillojë në orën 12:00 dhe do përfundojë në orën 16:00.

360° Gradë – PROKURORIA E PËRGJITHSHME VERIFIKON RASTIN E EKSTRADIMIT TË NEZAR SEITIT

0

Prokuroria e Përgjithshme nis verifikimet lidhur me ekstradimin e Nezar Seiti. Verifikimet po kryhen dhe në prokurorinë e Tiranës dhe në atë të Krimeve të Rënda. I akuzuari si financier i grupit kriminal të vëllezërve Habilaj në Vlorë, Seiti u ekstradua dje drejt Italisë.

Një ditë pas ekstradimit të Nezar Seiti drejt Italisë, ka reaguar Prokuroria e Përgjithshme. Zyra e shtypit e Prokurores së Përgjithshme të perkohshme ka njoftuar se do të nisin verifikimet mbi procedurat e ndjekura për ekstradimin e Seitit, i njohur ndryshe edhe si financieri i grupit te Habilajve për trafikun ndërkombëtar të drogës. Ky reagim i Prokurorisë së Përgjithshme vjen pas atij të ministrisë së Drejtësisë një ditë më parë. Dhe po t’i referohemi njoftimit të ministrisë mbi këtë procedurë, rezulton se Prokuroria e Përgjithshme duhet të verifikojë veten. Ministria e Drejtësisë në sqarimin e saj shprehet se ishte njoftuar nga Prokuroria e Përgjithshme se nuk kishte asnjë ndalesë ligjore për ekstradimin e Seitit. Por ndaj Seitit kishte një masë sigurimi arrest me burg nga gjykata e shkallës së parë dhe e Apelit të Krimeve të Rënda, të marra përpara se gjykata e Tiranës të shprehej me vendim për ekstradimin. Gjithsesi, verifikimi i prokurorisë pritet të zbresë edhe tek ministria e Drejtësisë si dhe tek institucionet në varësi të saj, drejtoria e Burgjeve dhe Paraburgimi 313. Sepse edhe juristët e këtyre institucioneve kanë lejuar daljen nga qelitë e paraburgimit të një personi që ndodhej me masë ndaluese në fuqi. Ky është ndër rastet e paprecedentë në drejtësinë shqiptare, ku një i dyshuar për trafik ndërkombëtar drogë në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, ekstradohet drejt një vendi tjetër pas është hetuar më parë nga prokuroria shqiptare. Procedimi penal ndaj Nezar Seitit ka nisur nga prokuroria e Krimeve të Rënda në të njëjtën kohë me procedimin ndaj ish ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri. Ndërsa ekstradimi i Seitit u bë të enjten, pikërisht ditën kur prokurori vendosi të zgjasë me 3 muaj të tjerë afatet e hetimit ndaj tij dhe ish-ministrit Sajmir Tahiri.

360° Gradë – POLICIA JEP DETAJE PËR PROTESTËN E PD

0

Rreth 1500 forca policie do angazhohen të shtunën për mbarëvajtjen e protestës së opozitës. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, protesta do të fillojë në orën 12 dhe do të mbyllet në orën 16 pasdite.

Policia bën të ditur se do të shtoje masat dhe efektivët në Tiranë gjatë ditës së shtunë për të garantuar sigurinë gjatë protestës së paralajmëruar nga opozita në bulevardin qendror. Rreth 1500 policë nga komisariatet e Tiranës, Forcat Shqiponja, Forcat Lëvizëse Operacionale dhe FNSH do të angazhohen për ruajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë protestës së opozitës të shtunën në Tiranë.

Policia bën të ditur se pranë vendit ku do të mbahet protesta do të stacionohen edhe ambulanca dhe shërbimi zjarrfikës. Mësohet se parapërgatitja për protestën ka nisur më herët. Rreth një javë më parë me një udhëzim të veçantë nga drejtori i Tiranës u është lënë detyrë komisariateve të evidentojnë personat e dhunshëm. Ata do të monitorohen gjatë protestës nga agjentë civilë që do të infiltrohen brenda protestuesve. Gjithashtu është kërkuar informacion dhe nga drejtoritë e qarqeve për personat me precedentë penalë. Ndryshe nga protestat e mëparshme priten të aktivizohen më pak punonjëse policie femra. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi i rrugës “ Myslym Shyri” deri tek sheshi “Nënë Tereza”. Bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i rrugës “Sami Frashëri” deri tek rruga e “Elbasanit”. Autobusët që do të vijë me protestues nuk do të lejohen të futen në qytetin e Tiranës. Ata që vijnë nga ana veriore do të stacionohen pranë pallatit të sporteve “Asllan Rusi” ndërsa nga ana jugore tek Fakulteti Ekonomik. Policia bën të ditur se do të ndalohet qarkullimi dhe parkimi i mjeteve tek bulevardi “Dëshmorët e kombit” dhe rrugët ndërlidhëse të tij. Gjithashtu do të ndalohet futja e mjeteve tek Ura e “Paskuqanit” dhe ura e “Babrroit”. Qarkullimi i mjeteve do te kufizohet edhe në rrugen që lidh selinë e PD me Kryeministrinë. Policia e Shtetit apelon qytetarët të largojnë mjetet e tyre në rrugët e sipërcituara duke ndihmuar dhe lehtësuar qarkullimin. Në të kundërt makinat do të zhvendosen me mjetet e policisë. Po ashtu policia thote se ka marrë masat dhe për sigurimin e institucioneve në bulevard.

360° Gradë – AKSIONI PËR UJIN E PIJSHËM NË BASHKINË E TIRANËS

0

Ujesjellesi i Tiranes po nderpret lidhjet e paligjshme ne tubacionin kryesor ne zonen e Paskuqanit. Konsumatoret kane afat deri ne 1 shkurt te deklarojne lidhjet e paligjshme. Pas ketij afati ata do te perballen me penalitete.

Ata që nuk kanë formalizuar marrëdhëniet me ujësjellësin deri më 31 janar do të përballen me penalitete të forta. Nënkryetari i Bashkisë Arbjan Mazniku e deklaroi nga Paskuqani ku po vijon aksioni për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve për të raportuar për çdo problematikë apo rast të abuzimit me ujin e pijshëm.

Mazniku bashkë me drejtorin e Përgjithshëm të ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve ishte në zonën e Paskuqanit, ndërsa nga tubacioni që furnizon me ujë të pijshëm rreth 30% të qytetit të Tiranës po ndërpriteshin lidhjet e paligjshme.

Ekstradimi i Seitit pa u njoftuar Ministria e Drejtësisë, prokuroria nis verifikimet

0

Nis inspektimi për ekstradimin e Nezar Seitit, i njohur si ‘Financieri’ i Habilajve, drejt Italisë.

Seiti u arrestua në operacionin anti-drogë në Babicë të Vlorës ku u kapën 4 tonë drogë.

Në përgjimet e prokurisë italiane, emri i Seitit dilte si i përfshirë në bandën e Moisi Habilajt, gjithashtu i arrestuar në Itali.

Prokuroria e Katanias kishte kërkuar ekstradimin e Seitit drejt Italisë, ku do hetohet për përfshirjen në bandën e Habilajve.

Ndërkohë ai u kap me 4 tonë drogë në Babicë të Vlorës dhe sipas Ministrisë së Drejtësisë, ekstradimi i tij drejt Italisë ishte bërë pa u njoftuar kjo e fundit.

Lidhur ekstradimin e Seitit, prokuroria ka nisur verifikimet prej nga do dalë mënyra sesi është vepruar në marrjen dhe ekzekutimin e ekstradimit.

‘Seiti po bëhej i penduar i drejtësisë, me ekstradimin e tij Rama mbylli dosjen Tahiri-Habilaj’

0

Ish-kryeministri Berisha ka reaguar pas ekstradimit të Nazer Seitit drejt Italisë.

Sipas Berishës, arsyeja e ekstradimit ishte sepse Seiti po bëhej i penduari i drejtësisë duke nxjerrë zbuluar ish-ministrin e Brendshëm, Tahiri dhe kryeministrin Rama.

Me largimin e tij drejt Italisë, Berisha shkruan se Rama mbylli përfundimisht dosjet.

Statusi i Berishës

Financieri i bandes Habilaj – Tahiri u ekstradua sepse po behej i penduar i drejtesise!

Te dashur miq, pas zgjedhjes se tij si kryegjykates dhe kryeprokuror, kreu i meduzes dhe mafies ne Shqiperi veproi me shpejtesi te rrufeshme.

Ai liroi Soton, qe ne makinen e tij se bashku me Tahirin transportonin milion euro para krimi, i ktheu me urgjence pashaporten Tahirit, liroi nga burgjet kriminele te rrezikshem nderkombetar dhe ekstradoi, duke keqshfrytezuar ndrikull Gjonajn, financierin e bandes Habilaj – Tahiri, i cili i kishte dhene vetem ketij te fundit miliona euro nga trafiqet e bandes se tij.

Largimi me urgjence nga Shqiperia i financierit u be sepse ai kishte dhene shenja te qarta se deshironte te behej i penduar i drejtesise.

Duke ekstarduar financierin e bandes Habilaj – Saimir Trafiku, i cili po pranonte te behej i penduari i drejtesise, kryegjykatesi dhe kryeprokurori mbylli perfundimisht dosjen e tyre!

Ky eshte nje akt tjeter kriminal, per te cilin ne mungese te plote te hetimit dhe drejtesise duhet te marre pergjigjen e merituar vetem e vetem nga revolta masive popullore e 27 janarit, tik taku i ores se te ciles po afron! sb