Ballina Blog Faqe 9300

Të shtëna me armë zjarri pranë spitalit të fëmijëve, dyshohet për një të plagosur

0

Disa të shtëna me armë zjarri janë raportuar në zonën e spitalit të fëmijëve në Tiranë, në rrugën “Kongresi i Manastirit”.

Dyshohet se si pasojë e të shtënave të jetë plagosur një person, ndërsa autori me skafandër është larguar menjëherë me motor.

Policia jep detajet, kush është personi që u vra sot në Tiranë

0

Disa të shtëna me armë zjarri janë raportuar në zonën e spitalit të fëmijëve në Tiranë, në rrugën “Kongresi i Manastirit”.

Si pasojë e të shtënave ka mbetur i vdekur në vend Devi Kasmi, 41 vjec, banues në Tiranë, ndërsa autori me skafandër është larguar menjëherë me motor.

Rreth zonës janë ngritur pika të shumta kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës ndërsa grupi hetimor në vendngjarje po fikson dhe grumbullon çdo provë që mund të çojë në identifikimin e autorëve.

KQZ ‘u ngroh xhepin’ partive, si ndahet fondi prej 1.86 miliardë lekësh

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë fondet për partitë politike për vitin 2018.

Në mbledhjen e sotme, KQZ vendosi shpërndarjen e 1.86 miliardë lekëve për 6 partitë politike, sipas listës që vijon:

  1. Partia Socialiste e Shqipërisë, 85.065.992 lekë
  2. Partia Demokratike, 51.808.975 lekë
  3. Lëvizja Socialiste për Integrim, 26.160.224 lekë
  4. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, 10.107.290 lekë
  5. Lista e Barabartë (LIBRA), 6.570.833 lekë
  6. Partia Socialdemokrate, 6.286.685 lekë

Vota pro rezolutës së OKB-së për Jeruzalemin, PD i kërkon Kuvendit anulimin

0

Partia Demokratike ka dorëzuar në Kuvend kërkesën e mocionit me debat pas votës pro të qeverisë shqiptare për rezolutën “Për statusin e Jeruzalemit” të miratuar më 21 dhjetor 2017 në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Sipas PD-së, miratimi nga ana e qeverisë shqiptare e këtyre rezolutave, godasin vendimin e ShBA-së, si një akt flagrant në kundërshtim me interesat kombëtare.

Në mocionin e PD-së, theksohet se qeveria ka vepruar pa informuar Kuvendin e pa u konsultuar me Komisionin të Punëve të Jashtëme, si dhe duke perjashtuar Presidentin e Republikës nga procesi konsultativ-vendimmmarrës.

Për këtë arsye, Partia Demokratike kërkon rishikimin e votës pro të qeverisë shqiptare dhe të deklarojë një qendrim jo miratues ndaj kesaj rezolute.

Hidhet shorti në Komisionin e Ligjeve, zbulohen emrat e kandidatëve të KLP-së dhe KLGJ-së

0

Pas përzgjedhjes me short në Këshillin e Lartë të Prokurorisë këta janë emrat që do të shkojnë për votim në Kuvend, në seancën e së enjtes.

Nga trupa e avokatisë për KLP:

1-Eneida Sema

2-Genti Brahimi

Nga radhët e shoqërisë civile:

1-Andi Murataj

Ndërsa nga shorti për kandidatët e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) këta emra do të shkojnë për votim:

Nga radha e avokatisë:

1- Fatos Lazimi

2-Fatmira Luli

Nga trupa e pedagogëve janë përzgjedhur:

1-Maksim Qoku

2-Mirela Bogdani

Nga Shoqëria Civile për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor është përzgjedhur:

1-Laureta Llagami

Berisha: Dje ishte arratisja e tretë e Ramës

0

Ish-Kryeministri Sali Berisha nga dita pas protestës ka shkruar për arratisjen e tretë të Edi Ramës nga Shqipëria.

Sali Berisha shkruan në “Facebook” se arratisja e Ramës ditën e djeshmë ishte duke mos patur asnjë gjurmë apo dalje në televizionin “ERTV” të cilin e quan “teleneveria” apo “vërvërTV”.

Berisha ka treguar edhe dy arratisjet e mëparshëme të Ramës të cilat kanë qënë, e para në 20 shkurt 1991 kur u largua me autoblinda të Bllokut ditën e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës, e dyta ndodhi në 14 shtator 1998 ditën e varrimit të Azem Hajdarit dhe e treta pas protestës së djeshme e cila zgjati 48 orë duke mos dalë në “ERTV”.

Berisha shkruan më tej se Rama u tmerrua pasi pa turmën e madhë të njerzëve të cilët ishin mbledhur nga bashkimi opozitar.

Statusi i plotë i Sali Berishës:

Arrestohen dy të rinj në Itali, hynë në një banesë

0

Dy të rinj u arrestuan nga Karabinierët për një vjedhje të një shtëpie, në Roncone.

Dy shtetasit shqiptarë 29 dhe 25 vjeç të pastrehë dhe tashmë të njohur nga policia, të vërejtura nga ushtria, kanë hipur në një makinë duke u përpjekur të humbasin rrugën.

Karabinierët kanë ndjekur të rinjtë dhe më pas i kanë arrestuar.

Karabinieri ka arritur të rindërtojë ngjarjet që ndodhën para inspektimit, duke konstatuar se të dy ishin futur në një shtëpi në Roncone duke vjedhur, përveç një portofoli, disa pajisje të vogla që ata kishin hedhur së bashku në rrugë.

Hetimi vazhdon nëse policia arrin të konstatojë se të dy kanë kryer vjedhje të tjera të ndodhura në ditët e fundit në Giudicarie. Për më tepër, hetuesit duhet të konstatojnë pozitën e pronarit të automjetit të përdorur, i cili nuk është i vjedhur.

Burimi: Ansa.it

Kapet drogë në Igumenicë, arrestohet një shqiptar dhe një grek

0

Policia greke ka arrestuar dy persona të cilët tentuan të transportonin drogë nga Igumenica në drejtim të Selanikut.

Droga vinte nga Shqipëria dhe u gjet në automjetin në aksin Igumenicë-Selanik. Droga u gjetn në bagazhin e makinës e ndarë në 5 pako me peshë 4 kg dhe 300 gramë e llojit marijuhanë.

Droga ishte sjellë nga 26 vjeçari shqiptar duke e kaluar nëpërmjet kufirit të gjelbër ilegalisht.

Nga ky operacon u arrestua shqiptari së bashku me grekun. Policia sekuestroi së bashku me drogën edhe 100 euro dhe 4 celularë.

Koplik krim në familje, burri vret gruan me sëpatë

0

Në Koplik është shënuar një ngjarje e rëndë e krimit në familje. Burri ka vrarë gruan e tij Lumnie Bajarkurtaj 44 vjeç. Autori e ka kryer vrasjen e bashkëshortes  me sëpatë.

Policia ka arrestuar autorin e krimit Ylber Bajarkurtaj i cili kreu krimin për motive banale pas një debati midis çiftit. Sipas informacioneve autori trajtohej si i sëmurë mendor.

Policia po kryen hetimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ndërron jetë Aldison Belulaj, i riu që vrau 21 vjeçaren Ariela Murati

0

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës Aldison Belulaj i cili qëndronte në gjendje kome pasi qëlloi veten në ngjarjen e ndodhur disa ditë më parë kur vrau 21 vjeçaren Ariela Murati.

Ngjarja e rëndë ndodhi në kryeqytet një javë më parë ku Belulaj qëlloi Ariela Muratajn dhe më pas veten. I riu ndodhej në gjendje kome pas plagëve të rënda që mori në kokë nga arma e zjarrit.