Ballina Blog Faqe 9299

Vota kundër nismës së PD-së për tekste shkollore falas, Vokshi: Urdhri erdhi nga Rama

0

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka reaguar pas votimit kundër të nismës së PD-së, për tekste shkollore falas për të gjithë nxënësit që ndjekin arsimin e detyrueshëm.

Sipas Vokshit urdhri për këtë ka ardhur nga Rama dhe pavarësisht se kishte karakter social dhe do u vinte në ndihmë të gjitha familjeve, sidomos atyre të varfëra, sërish kolegët e mazhorancës nuk mundën të dalin mbi axhendën politike personale të Ramës.

Statusi i Vokshit

Rama urdheron deputetet e PS te votojne kunder nismes se PD per sigurimin e teksteve falas per te gjithe femijet qe ndjekin arsimin e detyrueshem.

Kjo nisme bente te mundur zbatimin e nje te drejte kushtetuese per arsim te detyrueshem falas si dhe kishte karakter social e do ti vinte ne ndihme te gjitha familjeve shqiptare e kryesisht atyre te varfera qe uk mund tu sigurojne 3 vakte ngrenis femijeve apo librat shkollore.

Keqardhje per koleget e maxhorances ne Komision qe nuk munden te dalin mbi axhenden politike personale te Edi Rames.

Peleshi shkarkon drejtorin që denoncoi LSI-ja: S’e dija që ishte i dënuar

0

Ministri i Bujqësisë, Peleshi, ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit për rajonin Korçë-Elbasan-Berat, Nexhip Merollin.

Njoftimi i Peleshit

Duke marrë në konsideratë faktin e bërë publik, se drejtori i Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit për rajonin Korçë-Elbasan-Berat, rezulton fajtor me një vendim të formës së prerë (fakt për të cilin nuk është marrë dijeni në momentin e emërimit të tij) Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, vendosi largimin e tij të menjëhershëm nga detyra.

Qeveria e Shqiperisë s’ka pasur, s’ka dhe s’do të ketë asnjë lëkundje në mbrojtjen e pastertisë së figurës, së çdo zyrtari në varësinë e pushtetit ekzekutiv. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, falenderon dhe inkurajon çdokënd që hedh dritë mbi fakte të kësaj natyre, në funksion të moscënimit të figurës së zyrtarit të shtetit nga asnjë hije e të shkuarës në raport me ligjin.

‘Nepotizmi te Drejtoria e Doganave (tezja e Xhaçkës, kushërinjtë e Bushatit e Tahirit, mbesa e Bazes)’

0

Ish-kryeministri Berisha ka publikuar denoncimin e një doganieri.

Ky i fundit shkruan se me rastin e ardhjes së kryeministrit Rama në Drejtorinë e Doganave, aty po bëhen rregullime totale të gjithë godinës dhe po rregullohen zyrat me mobilje të marrë përkohësisht nga subjekte private.

Ai denoncon nepotizmin në këtë drejtori duke përmendur emrat e disa drejtorëve dhe lidhjet e tyre.

“Ke te heqi shoqen e Spiropalit qe eshte Dr. Investimesh e duket puna e saj, tezen e Xhaçkes qe eshte Dr. Kontrollit te Brendeshem… apo kusherira e Sajmirit qe eshte Dr. Maredhenieve me Jashte, gjithashtu djali xhajes Bushatit qe eshte Kryetar i Tiranes, apo mbesen e Mero Bazes, Dr. e Antikorrupsionit dhe sa e sa te tjere. Njedoj si kudo dhe ketu me ceshtje penale te mbyllura e drejtor e drejtoresha, bile njera F. Madhi dhe Dr. Financës, po krekosen qe nuk i kap vetingu, mgjs e denuar.” – shkruhet ndër të tjera në statusin e Berishës.

Një grua i merr fondacionin Saimir Tahirit

0

Një grua i merr fondacionin ish-ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahirit, që tashmë është nën akuza për trafik ndërkombëtar droge dhe korrupsion.

Edi Rama, e cili e përjashtoi edhe nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste me sa duket nuk dëshiron të ketë asnjë gjurmë me emrin e tij në fondacione që i ka krijuar vetë.

Ky është rasti, për shembull, i fondacionit ‘Qemal Stafa’, ku Tahiri mbante postin e drejtuesit, që tashmë i është dhënë nga Rama një gruaje të re në politikë, Teuta Vodos.

‘..t’i uroj punë të mbarë e sukses Teutës, që nga sot do të vazhdojë drejtimin e këtij Fondacioni kaq të rëndësishëm dhe me kaq shumë potencial në funksion të politikëbërjes së Partisë Socialiste në qeveri’, tha dje Rama.

Vodo, nga Divjaka, është emëruar nga Rama edhe zëvendësministre e Drejtësisë.

Më poshtë video kur Saimir Tahiri, Pandeli Majko dhe Edi Rama bisedonin në kafene për fondacionin ‘Qemal Stafa’:

Prifti bekon loton dhe bastexhinjtë në Korçë, rrjeti ‘shkulet gazit’ (VIDEO)

0

Mund të jetë për të qeshur por me siguri të zotët e lotos duan më shumë mbarësi e para këtë vit.

Për këtë kanë marrë një prift, fenë e të cilit besojnë, që t’i bekojë.

Bashkë me bekimin e lotos, janë bekuar edhe bastexhinjtë. Video është publikuar së fundmi në rrjet, përdoruesit e të cilit janë ‘shkulur gazit’.

A duhet ta dënojë hedhjen e basteve dhe bixhozin kisha?!

 

Aksidenti te Kryqëzimi i Patokut, ndërron jetë një nga 5 të plagosurit

0

Aksidenti në afërsi të Kryqëzimit të Patokut shkakton 5 të plagosur. ‘Më datë 30.01.2018, rreth orës 12:40 është marrë njoftim se në aksin rrugor Lezhë -Milot në afersi të kryqëzimit të Patokut ka ndodhur një aksident.

Automjeti tip “Benz” me targa AA308KH dyshohet të ketë qënë duke levizur në sensin e kundert dhe është përplasur me mjetin tip “Fiat” me targa AA935IO.’, njofton policia e Lezhës.

Për pasojë janë dëmtuar pesë qytetarë,  4 janë shoqëruar për në Qendrën Spitalore në Tiranë dhe një tjetër në spitalin e Laçit.

Nuk bëhen publikë emrat e të plagosurve. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve te aksidentit.

Njoftimi i policisë

Në lidhje me aksidentin e ndodhur  u bë  identifikimi i përsonave të dëmtuar.

Automjeti tip “Benz” me targa AA 308 KH me drejtues mjeti shtetasin B.T., 43 vjeç, banues në Sanxhak, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal të Laçit jashtë rrezikut për jetën.

Automjeti tip “Fiat” me targa AA 935 IO me drejtuese shtetasen A.K., rreth 45 vjeçe e cila  ka ndërruar jetë nisur për në Q.S.U.Tiranë.

Sëbashku në automjet ishin dhe shtetaset E.Gj., rreth 38 vjeçe, E.Ç.,rreth 35 vjeçe si dhe E.M., rreth 35 vjeçe të cilat ndodhen në Q.S.U.Tiranë.

Basha nga Brukseli: Partnerët të shqetësuar për ngecjen dhe kapjen e reformës në drejtësi

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas takimeve me drejtuesit më të lartë të Partisë Popullore Europiane, vuri në dukje jehonën në Bruksel të protestës së 27 Janarit për një drejtësi të pakapur politikisht.

Në takimet me drejtuesit më të lartë të Partisë Popullore Europiane, Basha konfirmoi qëndrimin e opozitës se zgjidhja politike për Shqipërinë është një qeveri antimafia e çliruar nga krimi, që do t’i japë vendit zgjedhje të lira e të ndershme.

“Duket qartë se zëri i shqiptarëve të bashkuar më 27 janar kumbon fuqishëm edhe këtu në Bruksel në zemrën e Bashkimit Europian, në institucionet e Bashkimit Europian dhe në Parlamentin Europian. Ka një shqetësim të jashtëzakonshëm të institucioneve europiane dhe të përfaqësuesve të vendeve anëtare për ngecjen e reformës në drejtësi dhe për kapjen e  drejtësisë, e cila mishërohet nga rasti “Tahiri,” -tha Basha.

Zoti Basha pati takime me Presidentin Joseph Daul, me zëvendëspresidentin dhe njëkohësisht Kryetarin e Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian, David Mcallister, me komisionerin Hahn, me Kryetarin e Komisionit të Çështjeve Europiane në Bundestag, Gunther Krichbaum, Kryetarin e grupit parlamentar të PPE, Manfred Weber etj.

Në këto takime mbizotëroi shqetësimi për hapat e hedhur nga Edi Rama për kapjen e drejtësisë dhe devijimin e reformës në drejtësi, me qëllim kontrollin politik të drejtësisë për të mbyllur dosjen “Tahiri” dhe të tjera hetime kyçe për luftën kundër krimit te organizuar, trafikut të drogës dhe korrupsionit qeveritar.

Basha  vuri në dukje se si rezultat i ketyre akteve nuk ka asnjë rezultat për arrestimin e bosëve të krimit dhe drogës, për çmontimin e narkobandave, konfiskimin e aseteve kriminale, apo të politikanëve dhe zyrtarëve të lidhur me krimin.

“Dhe unë nuk kam pikë dyshimi se partnerët e kanë kuptuar që, përtej fjalëve të bukura, propagandës, Edi Rama, përfaqëson atë që këta  tani e masin vetë pas 5 vitesh të tij në pushtet, më shumë drogë eksportohet prej tij, më shumë krim eksportohet nga Shqipëria drejt Europës prej tij dhe më shumë emigracion i paligjshëm. Ky është produkti i Edi Ramës në raport me Europën.” -tha Basha.

Gjatë takimeve në Bruksel, kreu i opozitës rikonfirmoi se opozita mbështet plotësisht çeljen e negociatave të anëtarësimit mbi bazën e meritës.

Basha theksoi se ky proces po demtohet nga mosplotësimi i kritereve kyc siç janë lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, nga kapja e drejtësisë dhe sabotimi i reformës në drejtësi nga Rama, me qëllim mbrojtjen e peshqve te mëdhenj të krimit me të cilët i bleu votat dhe maxhorancën ilegjitime.

“Nëse kjo është vetëm çështje e vullnetit politik, për t’i çuar gjërat përpara, atëherë ne do të insistonim që me vullnet politik Shqipërisë t’i hapen negociatat, pavarësisht se kemi të bëjmë me një qeveri të dështuar në të 5 prioritetet, por ne e dimë fare mirë se nuk është thjesht dhe vetëm çështje e vullnetit politik, se shumë vende anëtare dhe institucionet e konsiderojnë këtë në vetvete një proces për të nxitur reformat. Dhe të gjithë janë të shqetësuar se reformat jo vetëm nuk po ecin, por po shkojnë mbrapa, siç është rasti i reformës në drejtësi, kur shpërfillen rekomandimet e ONM, pse, për të kapur KLGJ, për të kapur KLP, që nesër të kontrollohet SPAK-u për të njëjtat arsye që po ndryshon Rregulloren e Parlamentit: që asnjë politikan i inkriminuar të mos shkojë para drejtësisë, por të mbrohet siç po mbrohet Saimir Tahiri.” – tha Basha pas përfundimit të takimeve me drejtuesit më të lartë të Partisë Popullore Europiane dhe përfaqësuesit e saj kryesorë në Parlamentin dhe Komisionin Europian.

Si shfrytëzohet Teatri i Kukullave për të bërë para

0

Në Teatrin e Kukullave për të marrë sallën me qera është e pamundur që  punonjësit e tij të mos përfitojnë sa herë që t’iu jepet rasti.

Një investigim nga emisioni “BOOM” tregon se si punonjësit e Teatrit të Kukullave bëjnë pazare për dhënien e sallave me qera. Nuk është e jashtligjshme që sallat e Teatrit të Kukullave të jepen me qera por e jashtligjshme është se ato para nuk shkojnë as në buxhetin e shtetit dhe as në buxhetin e institucionit.

Kamerat e emisionit “BOOM” kanë zbuluar se si përgjegjësia e trupës artistike përfiton nga dhënia me qera duke futur një pjesë të lekëve në xhepin e saj.

Investigimi i Emisionit “BOOM”:

Ndoshta emri “Teatri I kukullave” mund të mos japë përshtypjen e ndonjë abuzimi gjigand, por do të flasim vetëm për një rast; atë që investiguan gazetarët e Boom prej disa javësh. Llogariteni vetë sa raste të tillë të pazbuluar janë në muaj. Për të marrë me qera sallën, gazetares së Boom i është dhënë shifra e 150 mijë lekëve për një orë, dhe meqë ishte ora 17.00 jashtë orarit të punës, fonisti, pastruesja dhe ngrohja e sallës duhej paguar ekstra. Por në udhëzimin e ministrisë së Financës dhe asaj të Kulturës, në pikën e shërbimit të qiradhënies të ambienteve të lira thuhet se 70 përqind e shumës derdhen për buxhetin e shtetit dhe 30 përqind për institucionin, që përdoren për mbulimin e kostos direkte të punës. Pse duhej paguar ekstra në këtë rast?! Gazetarët kërkojnë realizimin e një shfaqjeje teatri me kukulla për të parë se si funksiononte pagesa në këtë rast. Sërish flitet për shtesë lekësh, madje edhe vetë drejtoresha e institucionit, znj.Monika Lubonja, thekson se aktorët po dolën pasdite duan shtesë lekësh. Ndërsa shefja e financës thotë se nuk ka tarifa fikse (!!!), por do ta diskutojë me kolegen dhe titullaren.

Pra një shfaqe e repertorit te Teatrit te Kukullave qe jepet privatish në një ambient publik, paguar në të zezë. Theksojmë se bëhet fjalë për një shfaqje ekzkluzive të repertorit të Teatrit të Kukullave, e cila është vetëm për institucionin, pra për fëmijët e kryeqytetit dhe jo për perfitime private. Kamerat e Boom kanë fiksuar edhe dyert e mbyllura të teatrit të shtunave dhe të dielave, si dhe fëmijët që largoheshin duke qarë. Përgjatë investigimit, gazetarët e Boom, janë rilidhur në telefon me shefen e financës, për shfaqjen dhe në skenë del edhe një personazh I ri, përgjegjësja e trupës artistike. Po në telefon me përgjegjësen e trupës, zhvillohet edhe pazari që duhet të paguajnë gazetarët; nga 500 mijë lekë arrihet në shifrën 250 mijë lekë përfshirë edhe pastruesen dhe fonistin. Në momentin kur gazetarët shkojnë të bëjnë pagesën për të vërtetuar katërcipërisht abuzimin, përgjegjësja tërheq në një vend të errët ku flet me zë të ulët fare. Megjithatë janë dy kamera që regjistrojnë skenën, ku mes të tjerave, përgjegjësja i ndan lekët që merr, ku një 50 mijë lekësh e fut në njërin xhep, ndoshta “pagesa” e saj, dhe pjesën tjetër në xhepin tjetër. Investigimi i Boom vazhdon sërish nesër me të tjera zbulime brenda një institucioni “të vogël” siç është teatri I kukullave, që mbahen me paratë publike.

Një institucion “i vogël” me abuzime të mëdha!

Aksident në Itali, humb jetën 25-vjeçari shqiptar

0

Një 25 vjeçar shqiptar ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në Castiglionese, të Italisë teksa po lëvizte me makinën e tij.

Vincenzo Halili gjeti vdekjen në vend për shkak të përplasjes së fortë që u shkaktua nga dalja e mjetit nga rruga dhe përplasjes së fortë me murin anësor.

Ishte zjarrfikësja ajo që nxorri trupin e të riut nga makina, duke e dërguar më pas në morg ku edhe iu bë edhe identifikimi.

Votimi kundër ‘Statusit të Minatorit’, reagon Spahiu: Mazhorancës s’i bëhet vonë për ta

0

Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, ka reaguar pas votimit kundër të projektligjit të statusit të minatorit, të propozuar nga grupi parlamentar i LSI-së.

Sipas Spahiut, votimi i shumicës është kundër interesave të minatorëve dhe ish-minatorëve dhe tregon hipokrizinë dhe demagogjinë e mazhorancës, ndaj atyre që kanë dhënë aq shumë për vendin.

Reagimi i Spahiut

Para pak minutash shumica e rilindjes ne komisionin e ceshtjeve sociale dhe shendetesise votoi kundra statusit te minatorit propozuar nga une dhe grupi parlamentar i LSI ku me vote mori dhe mbeshtetjen e partise demokratike.

Ky votim eshte absolutisht kundra interesave te minatoreve dhe ish minatoreve qe e prisnin ate me padurim dhe per fat te keq u votua kunder politikisht.

Kjo nisme eshte e ndermarre nga une qe nga marsi 2017 dhe rikthyer ne shtator pasi ne ate periudhe nuk pati as vemendje dhe as interes per ta diskutuar.

Nisma, iu be e qarte dhe qeverise dhe komisionit, eshte vetem per qellimin qe minatoret te gezojne statusin e munguar per ta.

Pra une kerkova me kete status te vendosej drejtesi sociale te asaj kategorie qe i ka dhene ekonomise kombetare aq shume madje dhe jeten.

Rilindja kete e quajti shkelje te kushtetutes.

Para syve te gjithe shqiptareve shohim hipokrizine dhe demagogjine e kesaj mazhorance.

Politizimi i ketij projektligji nga rilindja eshte prove e qarte se qeverise nuk iu behet vone per te sakrifikuarit dhe ata qe bejne pune te veshtiresive ekstreme sic jane minatoret.

Mazhoranca ka dhe nje shance tjeter pasi nisma do te jete per diskutim ne seancen plenare, iu bej thirrje te gjithe deputeteve te votojne pro ketij statusi.