Ballina Blog Faqe 9298

Bushati i përgjigjet Berishës: Mos e përmend detin, aty nxin faqja jote e zezë

0

Menjëherë pas statusit të ish-kryeministrit Sali Berisha mbi marrëveshjen detare të Shqipërisë dhe Greqisë, ka reaguar vetë ministri i jashtëm.

Me anë të një statusi Bushati shkruan se qeveria e tij, do të rikthejë dinjitetin që Berisha i shkeli Shqipërisë dhe se së shpejti do hapet një faqe të re partneriteti strategjik me fqinjin.

“Sali! Unë jam dega e një trungu që s’u përkund kurrë në 500 vjet histori. Mos e përmend detin se aty do nxijë përjetë faqja jote e zezë!”-përgjigjet Bushati.

Kapen me 407 kg drogë në Athinë, policia zbulon laboratorin e përpunimit

0

Policia greke ka sekuestruar 407 kg drogë, 10.000 euro dhe pajisje përpunimi të lëndëve narkotike në një magazinë në Athinë ku ranë në pranga një shqiptar dhe një grek.

Droga ishte e fshehur në thasë me oriz dhe kishte destinacion Hollandën, transportimi i të cilës do të bëhej me dokumente tregtare false.

Nga informacionet e policisë mësohet se kjo linjë ka trafikuar mbi 1 ton marijuanë në Hollandë, Gjermani dhe Mbretërinë e Bashkuar me një vlerë tregu prej 4 mln eurosh.

Sheshi“Veliera”/ Shtyhet për të 11-ën herë gjyqi, palët kërkojnë më tepër kohë

0

Gjyqi që duhej të mbahej sot për sheshin “Veliera” ne Durrës është është shtyrë sërish për të 11-tën herë.

Kësaj here shkak i shtyres kanë qënë palët, të cilat kanë kërkuar më shumë kohë për të shqyrtuar vërejtjet.

Dhe kështu që nga ana e Gjykatës së Durrësit është vendosur që në datën 6 shkurt të  zhvillohet seanca e radhës.

Sheshi Veliera prej një viti qëndron i papërfunduar pasi sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile, një pjesë e këmbës së Velierës bie në zonën arkeologjike A ku kanë dalë rrënojat e shekullit 17-të.

REFORMA ZGJEDHORE ASNJE HAP PERPARA

0

Komisioni Parlamentar për Reformën Zgjedhore zhvilloi mbledhjen e dytë, ku përveç miratimit të ekspertëve, qe do të punojnë me amendimet ligjore, nuk beri asnjë hap përpara.

Rreth dy muaj më parë, Komisioni Parlamentar për Reformën Zgjedhore zhvilloi mbledhjen e dytë, ku përveç miratimit të ekspertëve, qe do të punojnë me amendimet ligjore, nuk beri asnjë hap përpara. Përgjatë kësaj periudhe, bashkëkryetarët e komisionit Bledi Çuçi e Oerd Bylykbashi, kanë zhvilluar takime të shpeshta larg vëmendjes së mediave, për të diskutuar mbi çështje konkrete të reformës. Porse ndryshimi i sistemit zgjedhor nuk është prekur. 

Mungesa e mbledhjeve të Komisionit në opinionin e bashkëdrejtuesit socialist nuk do të thotë se reforma rrezikon të dështojë. Bledi Çuçi thotë se përveç prioriteteve të palëve, votimi i emigrantëve për socialistët dhe aplikimi i teknologjisë në zgjedhje për opozitën, Komisioni duhet të adresojë të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR në tre zgjedhjet e fundit.

FOTO/ Kim Kardashian, ndihmës të veçantë për të pasmet! Nuk do t’i besoni syve çfarë i bën ai…!

0

Kim Kardashian ka kërkuar që të duket e përsosur në ribërjen e skenës së plazhit të Bo Derek.

37-vjeçarja u kujdes që t’i pushtonte rrjetet sociale të hënën, duke u shfaqur e zhveshur në disa poza të tjera eksplicite.

Ndërsa pamja e re e yllit televiziv është bërë për rivënien e një skene nga komedia romantike e vitit 1979, “10”.

Në plazhin e Malibusë, Kim është fotografuar duke u përgatitur për t’u shfaqur në skenën ikonike të realizuar nga aktorja Bo Derek.

Ndëkohë që po qëndronte në plazh, ndihmësit e kishin rrethuar duke e rregulluar, në mënyrë që gjithçka të ishte ashtu siç ajo kërkonte.

Madje, njëri prej ndihmësve është kujdesur edhe për asetin më të përfolur të Kardashian – të pasmet.

Po ashtu, personat përgjegjës për veshjen janë kujdesur që bikinit të jenë të rregulluara mirë.

Nga ana tjetër, bukuroshja është paraqitur edhe e zhveshur në pjesën e sipërme dhe vetëm me mbathje, por kësaj radhe e ka mbuluar gjoksin me dorë, duke mos i lejuar paparacët që t’ia fotografonin.

NIKOLLA:NUK KA RRITJE TE TARIFAVE NE ARSIMIN E LARTE

0

Nga Vlora ku ka zhvilluar nje takim me student te Universitetit Ismail Qemali, ministraj e Arsimit Lindita Nikolla ka garantuar studentet se nuk ka rritje te tarifave per arsimin e larte.

 Ministria e arsimit dhe sportit lindita nikolla ka zhvilluar nje takim me student te universitetit te vlores. Ne takim nikolla foli per akreditimin e universitetit Ismail Qemali, si nje hap drejt bashkepunimit arsimor mbarekombetar.

Nikolla u ndal edhe ne ligjin e ri per arsimin e larte ndersa theksoi se nuk ka rritje te tarifave te universitetit.

Distancojme politiken nga arsimi, politika duhet te qendroj larg arsimit tha nikolla, ndersa ne panel shoqerohej nga deputetja e partise socialiste vilma bello.

Nje nder investimet e pritshme per kete vit ne universitete eshte dhe krijimi I bibliotekave digitale.

Nikolla tha se 2018 per qeverine shqiptare do te jete viti I mesuesve, rritja e kualitetit dhe cilesise se mesuesve, ndersa shtoi se ne shkollat e endit ka mesues pa cilesi, thjeshte rrogtare. Nikolla nuk iu pergjigj pyetjes se nese kjo do te thote qe ka caluar testimi I mesuesve , apo nuk ka fuksionuar testimi I tyre.Nga vlora, nikolla beri me dije se do te rritet mesatarja per nxenesit e fakulteteve te edukimit.

 

BASHA: RAMA KAPI DREJTËSINË, MBËSHTESIM NEGOCIATAT

0

Kreu i PD-së Lulzim Basha është takuar me drejtues të lartë të Partive Popullore Europiane në Bruksel, ku konfirmoi se opozita mbështet plotësisht çeljen e negociatave të anëtarësimit mbi bazën e meritës. Basha theksoi se ky proces po demtohet nga mosplotësimi i kritereve kyc siç janë lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, nga kapja e drejtësisë dhe sabotimi i reformës në drejtësi nga Rama. 

Situata konflikuale politike në Shqipëri ka qenë në qendër të diskutimeve që kryetari demokrat Lulzim Basha, gjatë takimeve me krerë të institucioneve të Bashkimit Europian. Në takimet me Presidentin Joseph Daul, Kryetarin e Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian David Mcallister, me komisionerin Johannes Hahn, e zyrtarë të tjerë të lartë, sipas Bashës mbizotëroi shqetësimi për kapjen e drejtësisë dhe devijimin e reformës së saj nga kryeministri Rama, me qëllim mbylljen e dosjes “Tahiri”. Pavarësisht klimës politike, Basha tha se opozita mbështet çeljen e negociatave të anëtarësimit mbi bazën e meritës.

Në takimet me drejtuesit më të lartë të Partisë Popullore Europiane, Basha konfirmoi qëndrimin e opozitës se zgjidhja politike për Shqipërinë është një qeveri antimafia e çliruar nga krimi, që do t’i japë vendit zgjedhje të lira e të ndershme.

ATENTAT ME ARMË NË TIRANË, EKZEKUTOHET 41-VJEÇARI DEVI KASMI

0

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim një person në lidhje me ekzekutimin e 41-vjeçarit, Devi Kasmi. Kasmi u ekzekutua pasditen e së hënës në rrugën “Kongresi i Manastirit” me katër plumba.

Policia po vazhdon hetimet për vrasjen e 41-vjeçarit Devi Kasmi i cili u qëllua mbrëmë me pesë plumba vetëm pak metra larg godinës së Shërbimit Informativ,  në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë.   Devi Kasmi i cili më parë kishte mbajtur edhe emrin Dëfrim u qëllua nga dy persona që e ndoqën me motor.  Burime nga policia bëjnë me dije se personi i dyshuar për vrasjen e 41 vjeçarit është Domart Konjari, të cilin Kasmi ka tentuar ta vrasë në Spanjë, vend nga i cili kishte pak kohë që ishte kthyer. Ekzekutimi mafioz i Devi Kasmit në Tiranë mbrëmjen e së hënës, ka rikthyer edhe një here në qendër të vemëndjes historitë e vjetra të përplasjeve mes grupeve kriminale në kryeqytet. Policia edhe pse jo zyrtarisht, pohon se atentati mund të ketë ndodhur për shkak të trafikut të drogës jashtë territorit Shqiptar, konkretisht në Spanjë e Francë. Defrim Kasmi ose Devi Kasmi ka qenë një personazh i njohur për policinë e Tiranës. Ai ishte hetuar për disa atentate të bujshme të ndodhur në kryeqytet disa vite më parë. Një ndër to ishte edhe ekzekutimi i Franc Konomit në vitin 2010, në vijim të përplasjeve të bandave të rrugës “Bardhyl” në kryeqytet. 42-vjeçari ndërkohë rezulton i dënuar nga Gjykata për falsifikim pasaporte. Dyshimet e uniformave blu janë se 42-vjeçari kishte pak kohë që ishte kthyer nga Spanja, ndërsa mësohet se atje ka tentuar të vrasë Domart Konjarin. Emir i këtij të fundit ka çuar në dyshimin e policisë që mund të ketë qenë Konjari porositësi i vrasjes së Kasmit. Konjari vijon të jetë në arrati prej vitit 2016, ku është dënuar me 10 vite burg nga drejtësia Franceze lidhur me trafikun e kokainës në Marsejë. Fakti që iu gjetën 3 kilogram kokainë në banesën e Devi Kasmit përforcon edhe më shumë pistën e uniformave blu se, viktima ishte i lidhur me shpërndarjen e drograve të forta si në Shqipëri e po, kështu edhe në Spanjë e Francë. Deri më tani 7 persona u shoqëruan në komisariatin e policisë së Tiranës, të cilët pasi dhanë deklrarimet e tyre u lane të lire. Ndërsa janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë nga ekspertët e krimeve të rënda për të zbuluar më shumë të dhëna që mund ti çojnë ekspertët drejt zbulimit të autorëve të mundshëm.

 

AEROPORTI I VLORËS, PR/LIGJI KALON NË KOMISION; SHEHAJ BASHKON VOTËN ME PS

0

Projektligji për nisjen e negociatave për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës kaloi jo pa debate në Komisionin e Ekonomisë. Aeroporti i Vlorës do t’i kushtojë buxhetit të shtetit të paktën 2.5 milionë dollarë në vit.

Aeroporti i Vlorës do t’i kushtojë buxhetit të shtetit të paktën 2.5 milionë dollarë në vit. Kjo shumë do të jetë subvencionim në rast të trafikut të munguar të pasagjerëve. Bazuar në studimin që është kryer për këtë vepër publike, është parashikuar që numri i pasagjerëve të jetë 600 mijë në 2-3 vitet e para. Nëse ky numër nuk arrihet, atëherë qeveria do ta mbështesë financiarisht kompaninë turke. Dy ministrat Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj raportuan në Komisionin e Ekonomisë lidhur me kostot dhe rrisqet e këtij aeroporti. Opozita e vlerësoi këtë nisëm një pazar të qeverisë, pasi kuvendi nuk është njohur me ofertën e turqve.

Edhe pse opozita votoi kundër, ajo që ra në sy ishte vota pro e deputetit demokrat nga Vlora, Agron Shehaj. Sipas marrëveshjes së rishikuar, në 2019 përfundon kontrata me koncesionarin e Rinasit, çka do të thotë se ky aeroport do të jetë më pas në pronësi të shtetit. Zhvendosja e trafikut të pasagjerëve nga aeroporti “Nënë Tereza” drejt atij të Vlorës do të ndikojë në pakësimin e fitimeve të shtetit, për t’i orientuar ato drejt konsorciumit turk.

https://youtu.be/R0lKp7zSAdc

Kotzias: Shqipëria pranoi zgjerimin e hapësirës ujore greke me 22 kilometra

0

Ministri i Jashtëm grek, Kotzias, ka deklaruar në një intervistë për ERT, raporton Skai.gr se në bisedimet me Shqipërinë ishte arritur marrëveshja për zgjerimin e hapësirës detare greke me 12 milje (rreth 22 kilometra), aq sa është maksimumi i lejuar nga Konventa e Kombeve të Bashkuara në Ligjin mbi Detet.

Sipas Kotzias, kjo gjë ishte pranuar nga homologu i tij shqiptar, Bushati dhe shpresonte që kjo marrëveshje të mbyllej brenda Pashkëve, pikërisht në periudhën kur pritet që Kryeministri grek Tsipras, të vizitojë Shqipërinë.

Zgjerimi i  kufijve detarë grekë, është pjesë e marrëveshjes EEZ (Zona ekonomike ekskluzive) dhe sipas Kotzias vjen në një kohë kur Athina dhe Tirana kanë bërë përparime të dukshme për të normalizuar dhe përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe.

Kotzias ka thënë gjithashtu se Greqia nuk njeh asnjë ‘çështje çame’, edhe pse ministri Bushati në deklaratat e tij të herëpashershme në Kuvend ose komisionet parlamentare ka thënë se ka përparime të dukshme lidhur me çështjen e lartpërmendur.