Mbërriti dy minuta vonesë në interpelancën e opozitës dhe për këtë shkak jep dorëheqjen. Ka ndodhur me një ministër në Britaninë e Madhe. Anëtarët e parlamentit nuk e kanë pranuar dorëheqjen e ministrit të zhvillimit. Dy minuta vonesë ishin të mjaftueshme të detyronin atë të jepte dorëheqjen pasi i vinte shumë turp nga vetja. Kjo I ka ndodhur Lordit Michael Bates, ministrit britanik të Departamentit Ndërkombëtar për Zhvillimin, i cili mbërriti në Dhomën e Lordëve me shumë pak vonesë, por që ishte e mjaftueshme për të mos I lejuar të përgjigjej pyetjes së parë të interpelancës së opozitës. Në momentin që mori fjalën iu drejtua deputetes Ruth Lister duke i kërkuar ndjesë dhe ofroi dorëheqjen e tij. “Kërkoj ndjesë që u tregova i pasjellshëm duke mos u gjendur në vendin tim për t’iu përgjigjur pyetjes suaj. Në 5 vite, në të cilat ka qenë privilegji im t’iu përgjigjesha pyetjeve për llogari të qeverisë, kam besuar gjithmonë që duhet të rrisim nivelin e kortezisë lidhur me korrektësinë. Më vjen turq që nuk isha në vendin tim, dhe për pasojë i ofroj kryeministres dorëheqjen time me efekt të menjëhershëm”, tha Bates. Por një surprizë për të erdhi nga salla e Dhomës së Lordëve. Të gjithë njëzëri kundërshtuan dorëheqjen e ministrit, ndërsa në sallë u dëgjua një “jo” në kor.
-41 gradë por këto dy vajza nuk duan t’ja
Kur dëgjojmë fjalën ‘joga’, mendja na sjell imazhe të një mësuesi indian ose një klase palestre që mund të ekuilibrojë pozicionin e luftëtarit. Por këto dy vajza nga Rusia, kanë harruar të ftohtin dhe kanë vendosur të vazhdojnë rutinën e tyre. Yulija dhe Ekaterina shfaqen në mes të dëborës, ku temperaturat shënojnë -41 gradë me veshje sportive duke bërë joga.“Jemi mësuar me të ftohtin dhe acarin. Nuk e kemi menduar kurrë që kjo do i dukej e papritur dikujt,” – thanë vajzat për RT. Vajzat janë nga qyteti i Tynda në Rusi, ku temperatura mesatare në janar shkon rreth -30 gradë celcius. Ndërsa në momentin që kanë filmuar, ka qenë shumë më poshtë.
Opozita bllokon foltoren, Edmond Spaho përjashtohet nga parlamenti.
Seanca plenare e kësaj të enjteje në Kuvend është ndërprerë ende pa nisur mirë punimet. Deputetët e opozitës bllokuan foltoren pas refuzimit të kryeparlamentarit Gramoz Ruçi për t’i lënë fjalën deputetit, Edmond Spaho. Në kohën kur po diskutoheshin ndryshimet në ligjin për arsimin parauniversitar, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike nisi të flasë për ekstradimin e Nazer Seitajt. Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi i ndërpreu fjalën, pasi sipas tij, Spaho po i shmangej rendit të ditës. Në këtë moment, deputetët e opozitës lanë ulëset e tyre në sallë dhe iu drejtuan foltores, duke e bllokuar atë. Pas kësaj, Ruçi ndërpreu seancën. Seanca rinisi e tensionuar. Gramoz Ruçi përjashtoi Edmond Spahon dhe kërkoi sërish pushim. Në rend të ditës këtë të enjte janë disa çështje për të cilat mazhoranca dhe opozita kanë ndasi të thella. Së pari, në Kuvend do të diskutohet propozimi për ndryshim të ligjit për arsimin parauniversitar në kuadër të nismës “3 lëndë në 6 orë”. Të mërkurën, në Komisionin e Edukimit opozita akuzoi ministren Nikolla gjatë seancës së dëgjimit se nisma është ndërmarrë pa u konsultuar dhe e nxituar. Anëtarët e PD dhe të LSI-së thanë në këtë Komision se ndryshimet në mes të vitit akademik vendosin në vështirësi mësuesit dhe nxënësit. Ministrja tha se nisma është e një grupi prindërish, mësuesish dhe nxënësish dhe nuk cenon programin mësimor. Gjithashtu, në seancë do të diskutohet edhe projektligji për negociimin me kompaninë turke “Cengiz Construction” për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Edhe ky projektligj është qortuar fort nga opozita. Deputetja Jorida Tabaku tha gjatë diskutimeve në Komision se propozimi shkel direktivat e Bashkimit Europian në pikën ku flitet për garancinë që ofron shteti shqiptar për kompaninë private në rast të fitimit të munguar nga operimi i aeroportit. Një tjetër pikë është edhe kalimi i listës së kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe atij të Prokurorisë. Kjo është lista e dytë që dorëzohet në Kuvend, e cila që të miratohet në bllok duhet të sigurojë 94 vota.
Garda kontroll mbi deputet e Parlamentit!
Deputetët e opozitës mëngjesin e sotëm janë përballur me kontrollin e sigurisë të Parlamentit. Kjo është bërë publike nga deputeti i PD, Edi Paloka, i cili tha se janë kontrolluar sikur të ishin terroristë.
Paloka: Zoti kryetar sot kur deputetët e opozitës hynë në sallën e parlamentit u kontrolluan sikur po kalonim në zonën…Ne jemi deputet nuk jemi as teroristë, as hajdutë, as kriminelë. Nëse ka nga ata i ke aty lart. Nëse ka frikë ai lideri juaj global nuk mund ta trajtoni deputetin si rreckë. Ai ta ketë të qartë se sado kontroll të bëjë aty këpucë kemi të gjithë.
Kryeparlamentari Ruçi tha se do të bënte verifikimin pasi nuk ishte në dijeni.
Ruçi: Do ta verifikoj, nuk e di si është, sapo u njoftova.
Transportonte nxënës në gjendje të dehur, arrestohet 56-vjeçari.
Policia rrugore e Tiranës ka ushtruar një sërë kontrollesh në kryeqytet për transportin e nxënësve në shkolla. Në kuadër të këtyre masave është arrestuar një 56-vjeçar që transportonte nxënës në zonën e Unazës së Re. Nga kontrollet e ushtruara në zonën e Unazës së Re ka rezultuar se një drejtues autobusi shkolle që transportonte nxënës drejtonte mjetin pa leje qarkullimi, pa kontrollin teknik të mjetit, pa certifikatë transporti për nxënës, në gjendje të dehur, si dhe debitor, pasi ishte ndëshkuar edhe disa herë të tjera për mospërdorim të rripit të sigurimit. Nga verifikimi me aparatin Drager ka rezultuar se shtetasi Isuf B., drejtonte autobusin në gjendje tej mase të dehur, ku testi i parë rezultoi 1.38 mg/l dhe testi i dytë 1.47 mg/l. Në këto kushte është bërë arrestimi në flagrancë i Isuf B., 56 vjeç, për “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur” parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal. Gjithashtu është bërë bllokimi i mjetit si dhe është përpiluar masa administrative për shkeljet e gjetura gjatë kontrollit. Policia Rrugore e Tiranës, do të vijojë kontrollet edhe ditët në vijim dhe gjen rastin t’ju bëjë apel prindërve dhe mësuesve, por edhe vetë nxënësve, që të mos pranojnë të qarkullojnë me automjete që vënë në rrezik sigurinë e jetës së fëmijëve.
360° Gradë – NIKOLLA SQARON RISINË NË ARSIMIN PARAUNIVERSITAR “3 LËNDË NË 6 ORË”
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla raportoi në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik për nismën “Tri lëndë në gjashtë orë” e cila do të praktikohet që nga data 1 shkurt në arsimin parauniversitar.
Komisioni Parlamentar i Edukimit është përfshirë nga debatet gjatë raportimit të ministres së Arsimit, Lindita Nikolla për nismën “3 lëndë në 6 orë”, që do të zbatohet nga 1 shkurti në sistemin shkollor parauniversitar. Nikolla e thirrur në seancë dëgjmore nga opozita, tha se kjo nismë është ndërmarrë nga një grup mësuesish, nxënësish dhe prindërish. Por, kryetarja e Komisionit të Edukimit, Albana Vokshi kërkoi sqarime nëse nisma që ndryshon sistemin e mësimdhënies në shkolla është konsultuar.
360° Gradë – GJIKNURI “QYTETARËT TË PAGUAJNË FATURAT”
Ministri i infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri nga Durresi u ka bërë edhe njëherë apel abonentëve familjarë që të shfrytëzojnë shtyrjen e afatit për të paguar detyrimet e prapambetura dhe të lidhin kontratat e reja me ujësjellësin.
Ministri i infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri u ka bërë edhe njëherë apel abonentëve familjarë që të shfrytëzojnë shtyrjen e afatit për të paguar detyrimet e prapambetura dhe të lidhin kontratat e reja me ujësjellësin. Sipas Gjiknurit, nëse deri me 28 shkurt qytetarët vetëdesiplinohen, nuk do të ketë penalitete për asnjë abonent. Damian Gjiknuri tha se pagesa në kohë e ujit do të rrisë investimet në këtë sektor. Për ta konkretizuar këtë ai u ndal tek investimi që po bëhet në rrjetin e kanalizimeve dhe të ujësjellësit në qytetin e Durrësit, veçanërisht në zonën e plazhit.
360° Gradë – AVOKATI I MESHINIT NUK IU FSHEH NGJARJES, SHKOI TA TAKONTE PA KASKË KASMIN
Pas ndalimit të Mario Meshinit si i dyshuar në përfshirjen e vrasjes së Devi Kasmit avokati ka rrëfyer se i ndaluari nuk ka lidhje me vrasjen. Avokati tha se Meshinit kishte lidhje me viktimë, e njihte atë por nuk është i përfshirë në vrasje. Madje sipas tij autori ka kërcënuar edhe klientin e tij.
Personi i vetëm i ndaluar nga policia e kryqytetit si bashkëpunëtor në vrasjen e Devi Kasmit është Mario Meshini. Ky i fundi ka mohuar akuzat nëpërmjet avokatit të, Ferdinand Ndoja, i cili thotë se Meshini ka parë të gjithë ngjarjen dhe momentin që Kasmi është ekzekutuar, por nuk ka asnjë lidhje me atë.
Policia e kryeqytetit ka shoqëruar rreth 20 persona, si dëshmitarë në vendngjarje, por edhe familjarë të viktimës Devi Kasmi. Ata u lanë të lirë pas marrjes në pyetje. Zyrtarisht emri i vetëm që ka të skeduar policia e shtetit si porositës i vrasjes së 42-vjeçarit është Domart Konjari, i cili prej dy vitesh ndodhet në arrati.
360° Gradë – ALIBEAJ FINANCIERI I HABILAVJE U EKSTARDUA NË MËNYRË TË PALIGJSHME
Enkelejd Alibeaj nga foltorja e selisë blu ka akuzuar institucionet shtetërore se kanë lejuar ekstradimin e financierit të Habilajve, kur kishte pranuar të fliste për çështjen Tahiri. Seitaj është ekstraduar në kundërshtim me ligjin dhe për këtë demokratët kërkojnë interpelancë me ministren e Drejtesise Etilda Gjonaj.
Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka reaguar nëpërmjet një konference për shtyp me mediat lidhur me ekstradimin e financierit të Habilajve, Nazer Seitaj në Itali. Deputeti shprehet se kjo gjë është bërë me urdhër të kryeministrit Edi Rama, sipas tij qeveria ka kryer një nga aktet më të rënda për prishjen e hetimeve, që përfshijnë Saimir Tahirin në trafikun ndërkombëtar të drogës.
Berisha: Rama hoqi mbathjet dhe i fali Greqisë fushat më të mëdha të gazit dhe naftës së Mesdheut
Pas deklaratave të ministrit të jashtëm grek Kotzias se është arritur marrëveshja që Greqia do të përfitojë nga Shqipëria 12 milje hapësirë detare, me anë të një statusi në Facecook ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha.
Berisha shkruan se Rama në fshehtësi dhe mungesë transparence të plotë i ka falur Greqisë fushat më të mëdha të gazit dhe naftës të Jonit dhe Mesdheut.
“Pas shpërthimit të skandalit Rama dërgoi mbrëmë në Opinion një çakall qeveritar të denatyruar nga vjedhja, me qëllimin e vetem t’iu thoshte shqiptarëve se të gjitha tezat greke antishqiptare për luftën italo-greke janë të vërteta prandaj dhe marrëveshja e tij bazohet mbi këto të vërteta dhe është e drejtë.”-shkruan Berisha.
