Ballina Blog Faqe 9307

360° Gradë -KRYEMADHI NGA ELBASANI TË PROTESTOJMË NË 27 JANAR PËR RRËZIMIN RAMËS

0

Qe nga koha kur esht kryetare e LSI monika kryemadhi ka gjetur vetem motive per te akuzuar  Edi Ramen .Por ne takimin me strukturat ne elbasan ajo gjeti nje motiv per ta pershendetur kryeministrin

Qe nga koha kur esht kryetare e LSI monika kryemadhi ka gjetur vetem motive per te akuzuar  Edi Ramen .Por ne takimin me strukturat ne elbasan ajo gjeti nje motiv per ta pershendetur kryeministrin

Nuk munguan as rezervat per kete rast

Kryemadhi ftoi qytetaret e elbasanit qe ti bashkohen protestes se 27 janarit ne kryeqytet

Si Basha edhe Kryemadhi prej javesh  ka nisur takimet me bazen per nje pjesmarrje te larte ne protesten e 27 janarit

360° Gradë -MËSUESJA ME TUMOR IU ANKUA LIVE NJË JAVË MË PARË, RAMA I SIGURON ILAÇIN

0

Ankesa qe mesuesja nga Rresheni I beri kryeministrit  Rama ,u be shkas qe me urdher te tij ne spitalin Onkologjik te Tiranes ,te nise furnizimi me ilacin e quajtur Herceptine

Pas ankesës së mësueses nga Rrësheni pak ditë më parë për mungesën e ilaçeve në spitalin “Onkologjik” kryeministri Edi Rama e ka shoqëruar vetë në spital në orët e para të këtij mëngjesi. Mësuesia nga Rrësheni vuan nga kanceri i gjirit dhe gjatë një takimi në Rrëshen i shprehu shqetësimin, ndërsa Rama i premtoj se brenda 10 ditëve do të siguronte ilaçin në spital. Premtim e ka mbajtur, madje e ka shoqëruar vet mësuesen.Rama nder te tjera u shpreh se ky ilac nuk do te mungoje me.

Kryeministri Rama u shpreh se mungesa e ilaceve ne spital ,do te jete nje problem qe I perket te shkuares.

360° Gradë -ROKADË NË PROKURORI ARTA MARKU NDERPRET TE GJITHE KOMANDIMET E PROKUROREVE

0

Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku vijon rokadën në Prokurorinë e Përgjithshme . Vendimi i markut tashme ka nisur te zbatohet dhe jane nderprere komandimet e  6 drejtuesve dhe pritet qe ky proces te preke edhe 24 prokurore te tjere

Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku vijon rokadën në Prokurorinë e Përgjithshme. Arta Marku ka firmosur një urdhër për të ndërprerë të gjitha komandimet e prokurorëve në Tiranë dhe në rrethe. Brenda muajit janar parashikohet që komandimet e prokurorëve të ndërpriten të gjitha, ndërsa burime nga organi i akuzës pohojnë se urdhri prek rreth 30 prokurorë, deri tani Arta Marku ka ndërprerë komandimet për 6 drejtues. Në ditët në vazhdim pritet që të ndërpritet komandimi për 24 drejtuesit e tjerë, përfshirë drejtues dhe prokurorë, të cilët do të rikthehen në postet e tyre ku kanë emërimet nga Këshilli i Prokurorisë. Kryeprokurorja pak ditë më parë firmosi lirimin e drejtuesve të Elbasanit, Kukësit, Fierit, Tiranës dhe dy prokurorëve pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

 

Krimet e Rënda japin vendimin për policin e drogës të shpallur në kërkim

0

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vedosur masën arrest në burg në mungesë për efektivin e policisë, Julian Balliu.

Ky i fundit akuzohet për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal që merrej trafik ndërkombëtar droge.

Gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë, e cila vendosi të njëjtën masë sigurie edhe për 24-vjeçarin, Armelind Tufa.

Për këtë dosje në hetim, janë shpallur më herët edhe 11 masa të tjera, mes tyre edhe për një ish-zyrtarin e policisë së Fierit, Festim Lelaj si edhe dy oficerë të policisë kufitare në Durrës dhe doganierë.

Siç rezulton nga veprimet hetimore, dyshohet se janë përfshirë në këtë rrjet edhe agjentë doganierë të tjerë dhe oficerë policie kufitare.

Ai shfaqet duke bërë tregti me një qytetar të cilit i ofron 200 gramë kokainë për të mbyllur një borxh të hershëm me të.

Ndërkohë në kërkim për çështje droge vijojnë të jenë edhe ish drejtori i Vlorës, ish shefi i kufirit Dhërmi dhe ish shefi kundër krimit të organizuar.

‘LIBRA’ përjashton nga radhët e saj Mimoza Hafizin

0

Pas dorëheqjes së kryetarit të partisë, ‘Libra’ ka përjashtuar nga radhët e saj bashkëthemeluesen e kësaj force politike, Mimoza Hafizi.

Vendimi është marrë nga Komisioni i Etikës, sipas së cilës Hafizi ka shkelur rregullat dhe ka shkelur statutin e partisë me veprimet e saj.

“Rezulton se znj. Mimoza Hafizi, anëtare e “Bërthamës” ka kryer veprime të cilat përbëjnë shkelje të rënda të Statutit duke cënuar seriozisht funksionimin e Organizatës Politike “Lista e Barabartë”, krijuar me vullnetin e lirë të të gjithë anëtarëve të saj. Kështu, znj. Hafizi, më datë 08.01.2018, në rrugë paralele dhe pa asnjë konsultim me strukturat e tjera të Partisë si dhe në mungesë të kuorumit të nevojshëm (1/3 e Bërthamës) parashikuar në nenin 11/4 të Statutit Libra, ka thirrur mbledhjen e Bërthamës. Kjo për shkak se kërkesa për mbledhje Bërthame rezulton të jetë firmosur dhe nënshkruar nga persona të cilët në këtë datë nuk kanë qënë anëtarë të Bërthamës Libra pasi ishin dorëhequr me vullnetin e tyre të lirë nga të qënit anëtarë Bërthame. Për rrjedhojë kërkesa e tyre është e pa mbështetur në vështrim të normave statutore në fuqi (11/4).” – thuhet ndër të tjera në vendimin e Libra-s.

Vendimi i plotë

 

Kam ngelur në mes të katër rrugëve

0

Zjarr Televizion

Unë që  po ju shkruaj jam një grua me dy fëmijë dhe me një burrë të paralizuar nga Tirana. Jeta nuk më ka buzëqeshur shumë në të gjitha drejtimet, por jam munduar me aq sa kam pas mundësi të jap më të mirën për familjen time dhe fëmijët e mi. Unë e di që nuk përballem vetëm unë më vështirësi ekonomike, por mijëra familje shqiptare hasen me këtë gjë sot në ditët që jetojmë. Në kohën e komunizmit fisi im dhe familja ime është përballur me fenomenin e përndjekjes politike. Ne ishim të persekutuar nga xhaxhai jonë që kishte tentuar të arratisej jashtë kufijve të Shqipërisë. Shpresonim gjithmonë për një të ardhme më të mirë të familjes sonë pas rrëzimit të këtij regjimi, por kapitalizmi është shumë i egër sa që të bënë kanibal dhe të pa mëshirshëm. Jeta sot të duket pak a shumë si “xhungël” ku i forti mund të dobëtin, ku peshku i madh ha të voglin. Në atë kohë mësoja shumë dhe isha një nxënëse shumë e mirë, por nuk më dha njeri bursë studimi se isha me njollë në biografi dhe as që bëhej fjalë për të vazhduar. Sapo kisha dal nga bankat e shkollës, fillova punë në Kombinat në turnin e tretë. Aty u njoha dhe më bashkëshortin tim ku pas gjashtë muajsh u martuam. Ishte njeri i mirë dhe i mirë kuptueshëm. Martesa jonë ishte normale dhe një martesë e shëndoshë. Në jetë sollëm dy fëmijë të shëndetshëm një vajzë dhe një djalë, ku nuk kishin shumë diferencë me njeri- tjetrin. Ishim siç do familje shqiptare që nuk i mungonte asnjë gjë në tryezën e tyre. Pas 90-ës ku u hapën rrugët edhe ne kishim menduar për të ikur jashtë shtetit së bashku me fëmijët, por kishte shumë dyndje të madhe. Kështu që menduam që të ikte në fillim bashkëshorti  më pas të ikja dhe unë me fëmijët. Nuk shikonim asnjë shpresë në vendin tonë. Këtu ishte bërë si mos më keq, dritën jeshile e shikonim vetëm jashtë Shqipërisë, më vinte keq të largohesha nga vendi im, por më vinte keq për të ardhmen e fëmijëve tanë, për një shkollim më të mirë. Por fati nuk donte që ne të rregulloheshim dhe të ishim të lumtur. Pas një viti që kishte shkuar im shoq pësoi një aksident të rëndë me makinë dhe shpëtoi për një fije, por fatkeqësisht ai mbeti i paralizuar. Gjithë paratë që kishte punuar andej i përdori për t’u kuruar, sepse nuk mori dëmshpërblim nga shteti italian sepse ishte pa dokumente. Pamundësia për të ecur e detyroi te ktheheji dëshpëruar në shtëpi me një dhimbje shumë të madhe, u dobësua dhe ra në depresion. Nuk e pranonte veten në atë gjendje që ishte, e kishte shumë të vështirë. Tentoi disa herë të vetëvritej. Thoshte “më mirë t’i jap fund që tani se sa të vuash ti, me fëmijët gjithë jetën”. Për mua ajo periudhë ka qenë shumë e vështirë dhe nuk e di se si ia kam dal mbanë. Jeta vazhdimisht më ka dhënë shuplaka, por unë gjithmonë jam lutur Zotit që të më jap forcë për të ecur përpara. Fëmijët u rritën shpejtë dhe m’u bënë të dy të mbarë.  Falënderoja Zotin për këta fëmijë të mrekullueshëmqë më kishte dhuruar, i vetmi gëzim në jetën tonë ishin ata të dy. I kisha si dritë e syve të dy. Mësonin të dy në shkollë dhe dolën medalje ari, por më vinte keq që nuk mund t’iu plotësoja dëshirën e tyre për të studiuar jashtë Shqipërisë. Nuk i kisha mundësitë financiare dhe kjo gjë më pikonte në shpirt,sepse e meritonin kishin një jetë që ishin dergjur mbi libra. Nuk doja që edhe ata të ishin fat keq si prindërit e tyre që nuk vazhduan dot shkollën e lartë. Vetëm unë punoja, por një rrogë nuk ishte e mjaftueshme për katër pjesëtar kështu që u detyrua dhe djali të futej në punë me vajzën, për të përballuar detyrimet familjare. Në momentin që filluan dhe ata punë, na dol pronarët e tokës dhe na erdhën përfaqësues nga zyra e përmbarimit dhe na njoftuan ku na lanë një afat për të lënë shtëpinë. Kjo gjë nuk mund të durohej, nuk mjaftonte gjatë kohës së komunizmit persekutim por edhe në kohën e demokracisë. Ne vazhdojnë të na drejtojnë  “këlyshë komunistësh” ku nuk të lënë të ngresh kokën, aq gjakpirës janë. Shkova bëra kërkesë më shkrim,gjithandej por ishte punë pa rezultat. Të gjithë ta mbyllin derën në fytyrë. Si mund të nxjerrësh një invalidë mes katër rrugësh? Si mund të mos japësh qoftë dhe një justifikim për këta qytetarë që kanë vite që kanë jetuar në ato shtëpi?Zonja nga Tirana

Rrahu vëllanë, lushnjarit i gjendet hashash në banesë

0

Policia ka vënë në pranga një 32-vjeçari i cili ka dhunuar vëllain.

Ngjarja ka ndodhur në Lushnje, ku pas denoncimit në banesën e të arrestuarit është gjetur edhe një sasi kanabisi.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Narkotikeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin:

-Besmir Lika, 32 vjeç, banues në Lushnje .

Në lagjen “18 Tetori” Lushnje, shtetasi Besmir Lika për motive të dobëta është konfliktuar dhe ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij, shtetasit T.L.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga punonjësit e policisë në banesë iu gjetën dy qese me lëndë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa me peshë rreth 413 gram të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Lushnje për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” dhe “Dhunë në familje” parashikuar nga Nenet 283/1 dhe 130 të Kodit Penal.

Po “fluturonte” me 191 km në orë, kapet mat i riu nga Tirana

0

Policia ka vënë në pranga një të ri në Tiranë i cili mbrëmë ka thyer rekorde shpejtësie brenda zonës së populluar.

Shtetasi I.B ka bërë një spektakël të vërtete mbrëmjen e djeshme në Tiranë, duke ecuar me 191 km në orë dhe duke xhiruar gomat para policisë.

Drejtuesi i BMW-së po ecte me një shpejtesi sketerre, duke mos ndaluar as pas shenjës së dhënë nga punonjësit e Policisë Rrugore

Por dy patrulla i janë vënë në ndjekje, dhe pas disa xhirosh e kanë bllokuar tek Sheshi Shqiponja.

Policia ka bërë me dije se shpejtësia më të cilën po ecte i riu është e papranueshme dhe i ka pezulluar direkt lejen e drejtimit.

360° Gradë – AEROPORTI NE VLORE, NOVOSELA SHPRESON NE NJE ZHVILLIM TE ZONES

0

Muaji qershor do te stratoje nisjen e punimeve per aeroportin e Vlores. Kreu i njesise administrative Novosele,Koanan Shakaj,konfirmon se aeroporti do te jete nje ndihme dhe zhvillim per zonen e Novoseles.

4.5 km i gjate dhe 1.5kmi  gjere. Janë këto permasat aktuale të aeroportit në zonën e Akërnisë.  Aeroporti i Vlores,eshte ndertuar filimisht në vitin 1963 ,duke funskionuar si nje aeroport  ushtarak deri ne vitin 2000,kryesisht per vetem periudhen e veres. Ne vitin 2000  nisi projekti i pare per ndertimin e nje aeroporti civil por projekti i startuar nga nje kompani italiane mbeti ne mes,per shkak se punimet nuk nisen asnjehere. Shkak në atë kohë u fol edhe për faktin se koncensioni i dhënë për aeroportin e Rinasit në bazë të një marrëveshje me shtetin shqiptar nuk lejonte ndërtimi e një tjetër aeroporti në Shqipëri. Tashme do te jete muaji qershor qe do te startoje punimet per aeroportin e dyte me te madh ne vend,punime te cilet priten te zgjasin nga 18 deri ne 22 muaj. Kreu i njesise administrative Novosele,Koanan Shakaj,konfirmon se aeroporti do te jete nje ndihme dhe zhvillim per zonen jo vetem te Novoseles dhe Akernose ku do te ndertohet por edhe per te gjithe qarkun e Vlores.

Aeroporti i Vlorës do të ndërtohet në zonën e Akërniosë,ndërsa në garë janë tashmë tre kompani turke për ndërtimin e tij.

360° Gradë – BASHA “BANDITËT NË BURG, JO NË QEVERI”

0

Kryetari i Partisë Demokratike ftoi qytetarët të marrin pjesë në protestën e 27 janarit për t’i dhënë vetes një shans që të zgjedhin të lirë një qeveri që punon për qytetarët dhe jep llogari para tyre. Basha tha se për shkak të aleancës së Edi Ramës me krimin, ai ka braktisur detyrimet ndaj shqiptarëve duke punuar vetëm për pasurimin dhe pushtetin e vet.

Lideri i opozitës Lulzim Basha u beri thirrje qytetareve te dalin masivisht ne protestën e 27 janarit per t’i dhëne fund qeverisjes se bandave. Kryedemokrati tha nga Berati se Edi Rama braktisi detyrimet ndaj shqiptareve per shkak te aleancës se tij me krimin.

 

Basha akuzoi kryeministrin se paratë qe duhet te investoheshin për shëndetësinë dhe arsimin i përdori, por për t’u pasuruar vete dhe klientët e qeverise.

Kryetari i Partisë Demokratike shprehu vendosmërinë e opozitës per t’i shkuar deri ne fund objektivit per te larguar nga pushtetarët e korruptuar dhe per t’i vene ata përpara drejtësisë.