Ballina Blog Faqe 9308

360° Gradë – HETIM PËRMBYTJEVE NË AUTOSTRADË

0

Kur kanë kaluar gati tre muaj nga përmbytjet që përfshinë të gjithë territorin e vendit, Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar autoritetit rrugor shqiptar dosjen e projektit të ngushtimit të përroit në urën e Limuthit në Autostradën Tiranë-Durrës. Burime pranë organit të akuzës, thanë se hetimet po ndiqen nga Policia e Vorës.

Kur kanë kaluar gati tre muaj nga përmbytjet që përfshinë të gjithë territorin e vendit, Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar autoritetit rrugor shqiptar dosjen e projektit të ngushtimit të përroit në urën e Limuthit në Autostradën Tiranë-Durrës. Burime pranë organit të akuzës, thanë se hetimet po ndiqen nga Policia e Vorës, së cilës i është kërkuar të analizojë situatën në terren. Në nëntor të një viti më parë, përmbytjet shkaktuan dëme të shumta bizneseve, por dhe dhjetëra mjeteve, të cilat ngecën nën ujë përgjatë këtij segmenti. Sipas informacioneve, deri më tani në Prokurorinë e Tiranës janë paraqitur 20 biznese që kanë bërë kallëzim për dëmtime të pronës nga përmbytjet. Veç ngushtimit të përroit, mësohet se Prokuroria është në fazë verifikimi edhe të respektimit të parametrave të ndërtimeve në të dy anët e autostradës, por dhe mënyra sesi mirëmbahet ky aks rrugor. Fatura financiare vijon të mbetet ende e papërcaktuar nga ekspertët, por përllogaritet të jetë mbi 1 mln euro.

360° Gradë – ‘KODI I ETIKËS’, HYSI NAÇOS E ALIBEAJT GRATË NË PARLAMENT PUNOJNË MË SHUMË SE BURRAT

0

Deputetja Vasilika hysi ka replikuar me deputet Naco dhe Alibeaj ne lidhje me kodin e etikes se deputeteve. Sipas Hysit grate ne parlamentin shqiptar punojne me shume se burrat deputete.

Në mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Rregullores nuk munguan debatet mes shumicës dhe opozitës në diskutimin për Kodin e Etikës së deputetëve. Deputetja e PS, Hysi iu drejtua Nasip Naços dhe Alibeajt se ka bërë edhe punën e tyre, ndërsa deputeti i LSI sipas saj kishte sjellë vetëm një dokument bosh.

Nasip Naco nuk replikoi me Hysin, por i kërkoi Ruçit që të shtyhet miratimi i Kodit të Etikës. Ruçi nuk pranoi duke i kujtuar se nuk ka sjellë asnjë propozim.

360° Gradë – LU KUSHTETUTA E LIGJI PËR PROKURORINË JANË TË QARTA

0

Kushtetuta dhe ligji për prokurorinë janë të qarta. Kështu përsëriti ambasadori i Shteteve të Bashkuara, deklaratën e bërë edhe në dhjetor të vitit të kaluar. Reagimi nga selia diplomatike vjen pas deklaratave të opozitës, se Edi Rama po tenton të kapë drejtësinë.

Kushtetuta dhe ligji për prokurorinë janë të qarta. Kështu përsëriti ambasadori i Shteteve të Bashkuara, deklaratën e bërë edhe në dhjetor të vitit të kaluar. Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, selia diplomatike i jep përgjigje të gjithë atyre që mendojnë të kundërtën. Ambasadori Amerikan në Tiranë Donald Lu përmes një postimi në faqen zyrtare të ambasadës në Facebook mbështet opinionin ligjor që OPDAT dhe EURALIUS i ofruan Parlamentit për ligjin për Prokurorinë.

Kushtetuta dhe ligji për prokurorinë janë të qarta. Ambasada e SHBA mbështet opinionin ligjor që OPDAT dhe EURALIUS i kane dhënë parlamentit”- shkruan Donald Lu. Nuk ka ndryshuar qëndrim Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për zgjedhjen e Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku. Të ligjshme e konsideroi në dhjetor e po ashtu edhe një muaj më pas. Reagimi nga selia diplomatike vjen pas deklaratave të opozitës, se Edi Rama po tenton të kapë drejtësinë dhe për ta shmangur sipas saj kërkojnë amendimin e kushtetutës dhe ligjit të prokurorisë, për largimin e kryprokurores Arta Marku dhe zgjedhjen e një prokurori të përgjithshëm të përkohshëm me veting dhe me 84 vota. Pas ambasadorit Donal Lu reagon edhe kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale ku I shpjegon miqve virtualë mënyrën se si opozita e lexon kushtetutën. “Përkthimi shqip-shqip i SHBA rrëzon përsëri leximin shqip-shqip të Kushtetutës për drejtësinë.Shumë keqardhje dhe pak shpresë për reflektim”- shkruan Rama.

360° Gradë – NAFTËTARËT PËRPLASEN ME POLICINË

0

Është tensionuar situata në Fier, aty ku naftëtarët e ARMO kanë vijuar edhe sot protestën, duke kërkuar punë dhe rrogat e prapambetura. Punonjësit e naftës kanë bllokuar rrugën kryesore të qytetit dhe janë përplasur me policinë, pasi kjo e fundit ka kërkuar lirimin e rrugës.

Naftëtarët e Ballshit dhe të rafinerisë së Fierit kanë protestuar sërish mëngjesin e kësaj te premteje para Prefekturës. Gjate protestës, nuk munguan konfrontimet me policinë. Naftëtarët kërkojnë rifillimin e punës ne uzine dhe pagat e prapambetura. Naftëtarët kërcënojnë se nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre deri te hënën, ata do te marshojnë ne këmbe drejt Tiranës.

360° Gradë – PD SHKRESË KUVENDIT PËR KLGJ E KLP PO KUALIFIKOHEN TË SKUALIFIKUARIT NGA ONM

0

Partia Demokratike i ka dërguar një shkresë Kuvendit për zgjedhjen e anëtarëve të KLGJ dhe KLP. Në shkresë PD shpreh shqetësimin se mazhotranca po shkel kushtetutën dhe po përdor strategji për të kapur drejtësinë. Po ashtu PD thotë se mazhoranca ka injoruar opinionin e ndërkombëtarëve pasi ka kualifikuar kandidatë që i ka skualifikuar ONM.

Partia Demokratike i ka dërguar një shkresë Kuvendit, ku akuzon mazhorancën se po shkel Kushtetutën dhe synon kapjen e drejtësisë. Në shkresën e tyre, demokratët thonë se janë kualifikuar kandidatë që janë skualifikuar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit. “PS po injoron opinionin e ndërkombëtarëve. Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit ka marrë kompetencat e nënkomisionit. Organet e paraprake kanë kryer veprime në mashtrim të ligjit dhe numri i kandidatëve të vlefshëm më i ulët se vendet vakante”, thotë PD. Opozita thotë se të gjitha këto po eleminojnë garën për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, duke dërguar në këto dy institucione individë që kanë shkelur ligjin dhe nuk kanë paguar tatimet. “Po dërgojnë në KLGJ dhe KLP prokurorët, gjyqtarët dhe hetuesit që kanë shërbyer gjatë kohës së komunizimit dhe kanë dënuar njerëz për motive politike. ONM ka konstatuar që shumica e kandidatëve kanë nivel të ulët, apo mesatar profesional. PS po dërgon në KLGJ dhe KLP njerëz që nuk i dimë nëse e kanë, apo jo të ligjshme pasurinë e tyre, pa vetting”, thotë PD. Në shkresën drejtuar Kuvendit, PD fton mazhorancën që të tërhiqet nga këto hapa dhe shprehet e gatshme për të bashkëpunuar në atë që e quan “korrigjimin e shkeljeve”.

 

Dëm shtetit katër miliard lekë, Drejtoria e Hetimit Tatimor çon në prokurori 54 biznese

0

Drejtoria e Hetimit Tatimor në zbatim të Planit të Masave në kuadër të luftës kundër informalitetit është fokusuar në parandalimin, zbulimin, dhe goditjen e veprave penale në fushën e tatim-taksave, krahas kontrolleve në të gjithë territorin.

Në bashkëpunim me Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore, gjatë muajve Tetor–Dhjetor 2017, janë referuar pranë këtyre organeve 54 subjekte tregtare, të cilët kanë shkaktuar një dëm financiar prej 4,065,727,172 lekësh.

Këto vepra penale kanë për autorë 72 persona që po hetohen në gjendje të lirë.

Materialet e referuara në prokurori lidhen me vepra penale që përfshijnë: Krijimin e skemeve të mashtrimit me TVSH-në, janë referuar 4 raste me 21 autorë, me një vlerë dëmi prej 304,186,002 lekë; Fshehje të ardhurash, janë referuar gjithsej 13 raste me 14 autorë, me një vlerë fshehjeje prej 799,400,872  lekë;  Mospagim taksash dhe tatimesh, janë referuar gjithsej 21 raste me një vlerë mospagimi prej 2,961,340,298 lekë; 16 raste për shkelje të tjera të parashikuara në Kodin Penal me 16 autorë me një vlerë dëmi prej 800.000 lekë duke e çuar në 72 numrin e personave në hetim.

Kryemadhi për protestën e 27 janarit: Kundër Edi Ramës, kundër varfërisë

0

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi,  ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me strukturat e partisë në Njësinë numër 1 në Tiranë.

Kryemadhi u shpreh se deri në datën 27 janar, kur do të mbahet edhe protesta e paralajmëruar e opozitës, do të ketë takime në të gjithë Shqipërinë.

”Data 27 janar do të jetë një datë historike, e cila do të mbahet mend pasi do të ketë me qindra mijëra të rinj e të reja që do të protestojnë kundër Edi Ramës. Kundër papunësisë, kundër varfërisë”, tha Monika Kryemadhi.

Tiranë, arrestohen 4 shpërndarës droge në shkollat e mesme

0

Policia e Tiranës ka arrestuar 4 shpërndarës droge në shkollat e mesme të kryeqytetit. Në pranga kanë rënë  Spartak Perpalaj, 21 vjeç, i dënuar më parë  për vjedhje, Frans Meta, 19 vjeç, Olsijan Kurtaj, 20 vjeç, dhe B. H., 17 vjeç, të katërt banues në Tiranë.Arrestimi i tyre u bë në në rrugën  “Gjergj Legisi”, në afërsi të një shkolle të mesme.Sipas policisë Spartak Perpalaj, Frans Meta, Olsijan Kurtaj dhe B. H.,në bashkëpunim me njëri- tjetrin, kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar të llojit “Cannabis Sativa” pranë shkollave të mesme në qytetin e Tiranës.

Rinas, arrestohet 41 vjeçari i dënuar me 18 vite burg

0

Policia ka vënë në pranga një të dënuar me 18 vite heqje lirie, i cili u deportua nga Italia, pasi kishte vuajtur dënimim atje për një vrasje tjetër. Agron Lleshaj, alias Kristian Deda ishte i njohur për policinë tonë dhe atë italiane. Mbi supet e tij nuk rëndojnë vetëm dy vrasjet, por edhe arratisje nga burgu.Agron Lleshaj, me datë 09 prill të vitit 2000 në aksin nacional Tiranë – Laç, në vendin e quajtur Ura e Drojes, në bashkëpunim me një person tjetër, të maskuar dhe nën kërcënimin e armës, në tentativë për ta vjedhur, kanë plagosur një shtetas i cili më pas ka gjetur vdekjen.

Gjeçi: Nuk ia kam vënë unë tritolin biznesmenit

0

Klajd Gjeçi ka qepur gojën para oficerëve të policies, duke mos pranuar që të japë asnjë dëshmi në lidhje me akuzën e bërë për vendosjen e një sasie tritoli në makinën e biznesmenit Ndue Rajta, në nëntor të vitit të kaluar në zonën e Liqenit të thatë në kryeqytet. 31 vjeçari ka mohuar të jetë autor i ngjarjes së rëndë për të cilën është i dyshuar kryesor.Por grupi hetimor beson se është në pistën e duhur. Sipas tij shkak për vendosjen e tritolit që tronditi zonën periferike në 17 nëntorin e kaluar dyshohet të jetë një konflikt mes biznesmenit Ndue Rajta dhe të atit të Klajdi Gjeçit, i cili ka në pronësi disa magazina.