Ballina Blog Faqe 9310

Operacioni “Avokati”/ Arrestohet Gazmir Xhurxhi, ka siguruar me anë të mashtrimit 1.7 milionë lekë

0

Pas finalizimit të operacionit të koduar “Avokati”, policia ka arrestuar Gazmir Xhuxhin me profesion avokat.

35 vjeçari, banues Tiranë, akuzohet për veprat penale “Mashtrim në shuma të mëdha”, “Fshehje të ardhurave” dhe “Falsifikim i dokumentave”.

Sipas të dhënave paraprake Xhurxhi ka siguruar me anë të mashtrimit shumën prej 1.7 milionë lekësh të reja, duke i falsifikuar disa fatura dhe dokumenta shtetasit; H. D, 59 vjeç, banues në Klos.

Materialiet i kanë kaluar për gjykim Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë , për veprën penale “Mashtrim në shuma të mëdha”, “Fshehje të ardhurave” dhe “Falsifikim i dokumentave”.

Aeroporti i Kukësit, Rama: Më në fund një kontakt serioz, kam besim

0

Me anë të një statusi në Facebook, kryeministri Edi Rama, ka dhënë lajmin se më në fund ka ardhur një kontakt serioz edhe për aeroportin e Kukësit.

Lajmi ka ardhur menjëherë pas atij të disa ditëve më parë ku vetë Rama njofoi se një kompani turke ka bërë një ofertë serioze për aeroportin e Vlorës.

“Lajm i mirë(si për inat të atyre vunë kujën pse Vlora jo Kukësi). Më në fund një kontakt serioz për aeroportin e Kukësit. Të shohim. Kam besim.”-ka shkruar Rama.

360° Gradë – TABAKU RAMA NDRYSHOI SKEMËN E KOMPENSIMIT, ISH TË PËRNDJEKURIT T’I BASHKOHËN PROTESTËS

0

Nënkryetarja e komisionit të ekonomisë, Jorida Tabaku në një deklaratë për mediat nga selia blu ka denoncuar ministrin Ahmetaj dhe kryeministrin Edi Rama se me vendimin e marrë, sa i përket dëmshpërblimit të të përndjekurve politikë, vetëm sa po poshtëron për herë të dytë, këtë shtresë të shoqërisë.

 Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Rama se u tall me ish të përndjekut. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, deputetja Jorida Tabaku tha se qeveria ka para për ish-të përndjekurit, por Rama ndryshoi skemën e kompensimit. Deputetja demokratë i bëri thirrje të gjithë ish-të përndjekurve që ti bashkohen protestës së opozitës në 27 janar. 

360° Gradë – RAMA RRUGËT PA STANDARTE

0

Në katër vitet e ardhshme, situata e rrugëve në vend do të ndryshojë plotësisht. Premtimi është bërë nga kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me kompanitë e mirëmbajtjes. Shefi e qeverisë pranoi se thuajse te gjitha akset kombëtare nuk plotësojnë standartet e Bashkimit Evropian sa i takon sigurisë. Rama u ndal tek disa prej investimeve me të rëndësishme qe do te realizohen per te bere rrugët funksionale.

 

Kryeministri nuk kurseu akuzat për Drejtoritë e Rrugëve, e cila sipas tij ka bere shkelje te renda. Ai lajmëroi se ky institucione do te shndërrohet ne nje agjenci.

 

Rama tha se kompanitë e mirëmbajtjes duhet të jenë një garanci për reagimin e shpejtë dhe efikas në çdo situatë.

360° Gradë – KRYEPROKURORJA E RE, DEBATE DHE AKUZA MIDIS BRAÇES DHE TABAKUT

0

 Është shoqëruar me debate të forta Komisioni i Ekonomisë, ku shkak është bërë Kryeprokurorja e Përkohshme. Anëtarja e djathtë në komision, Jorida Tabaku, ka vijuar të këmbëngulë se kryeprokurorja është e emëruar dhe varur nga kryeministri Edi Rama. Socialisti Erjon Braçe, i ka sfiduar hapur ish-kryeprokurorët e larguar në rrethe, duke thënë se nëse ata kanë regjistruar një procedim penal ndaj kryebashkiakëve, do të japë dorëheqjen.

360° Gradë – KRIMI DHE DROGA, DY POLICITË KUFITARE TAKOHEN NË KAPSHTICË

0

Bashkepunimi midis dy drejtorive te kufirit asaj shqiptare dhe asaj greke kane bere bashke palen shqiptare dhe asaj greke. Qellimi I takimit ishte patrullimet e sinkronizuara të shërbimeve policore me qëllim parandalimin, zbulimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale ndërkufitare.

Gjatë ditës së sotme në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, Drejtoresha e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, Drejtuese e Lartë Aida Hajnaj, ka zhvilluar një takim me homologen e saj Drejtoreshën e Përgjithshme të Departamentit të Kufirit dhe Migracionit në Policinë Greke, Gjeneral Lejtnant Zaharoula Tsirigoti, ku kanë diskutuar çështje që kanë të bëjnë me bashkëpunimin e ngushtë midis dy Drejtorive të Kufirit, patrullimet e sinkronizuara të shërbimeve policore me qëllim parandalimin, zbulimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale ndërkufitare.

Gjithashtu homologia e saj Greke ka nënvizuar masat e marra në luftën kundër krimit të organizuar në rajonet kufitare. Ajo nënvizoi se Patrullimi i përbashkët dhe shkëmbimi i  informacioneve që bëhet ndërmjet dy shërbimeve policore, ka sjellë rezultate pozitive  në arrestimin e personave njëkohësisht dhe në sekuestrimin e lëndëve narkotike.

Gjithashtu homologia e saj Greke ka nënvizuar masat e marra në luftën kundër krimit të organizuar në rajonet kufitare. Ajo nënvizoi se Patrullimi i përbashkët dhe shkëmbimi i  informacioneve që bëhet ndërmjet dy shërbimeve policore, ka sjellë rezultate pozitive  në arrestimin e personave njëkohësisht dhe në sekuestrimin e lëndëve narkotike.

360° Gradë – BASHA RAMA I LIDHUR ME KRIMIN, BLLOKUES PËR HAPJEN E NEGOCIATAVE

0

Lideri i opozitës Lulzim Basha shfrytëzoi takimin me demokratet e kryeqytetit per te theksuar se hapja e negociatave ka vetëm nje pengese dhe ky është kryeministri Edi Rama. Sipas Bashes, protesta e 27 janarit do te ketë edhe kete mision, te heqë pengesën e fundit për Integrimin Europian të vendit

 

Ne takimin me demokrate te deges 7-te ne Tirane , Kryedemokrati Basha tha se Kryeministri Rama dhe lidhjet e tij me krimin janë pengesa kryesore për Shqipërinë Europiane .  Edi Rama është pengesa e fundit për integrimin europian të vendit. Basha përmendi kushtin kryesor për hapjen e negociatave, që Edi Rama, sipas tij nuk po e përmbush.

Sipas tij rruga për t’i thënë ndal të keqes fillon më 27 janar, per te mos u ndalur deri ne largimin e kesaj Qeverie. 

Sipas Bashes 27 janari eshte vetëm fillimi i betejës kundër kesaj qeverie.

550 vjetori i vdekjes së Skënderbeut/ Berisha pret në zyrë një grup arbëreshësh

0

Ish-kryeministrii vendit Sali Berisha, ka pritur në zyrën e tij një grup arbëreshës, me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbej.

Këtë Berisha e ka bërë të ditur me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku shprehet se në këtë ditë që shënjonhet 550 vjetori i vdekjes së Skënderbeut, të gjithë shqiptarët ndihen krenar kudo që ndodhen.

Në pritjen e arbërshve, Berisha u ka shprehur mirëseardhjen dhe mirënjohje e vlerësim për përpjekjet që ky komunitet ka bërë për të mbajtur gjallë vlerat kombëtare shqiptare.

Postimi i plotë i Berishës:

Sot ne diten kur shenohet 550 vjetori vdekjes se Heroit tone Kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu, i cili me qendresen e tij legjendare, ka shenuar periudhen me te ndritur te historise tone, per te cilen te gjithe shqiptaret kudo ndodhen, ndjehen krenar, dhe pjese e kesaj krenarie kombetare eshte padyshim edhe komuniteti arberesh ne Itali.

Dhe sot pata kenaqesine te prisja ne nje takim nje grup arbereshesh te komunes se Chieuti, te kryesuar nga kryetari i Komunes se Chieutit zoti Diego Iacono, zonjen Maria Chiara Castriota, perfaqesuese e familjes se Kastrioteve si dhe nje numer profesoresh dhe personalitetesh arberesh te kesaj komune qe ndodhet ne provincen e Puglias, te cilet vizitojne Shqiperine pikerisht ne kuader te 550 vjetorit te vdekjes se heroit tone kombetar, Gjergj Kastriot Skenderbeu.

Duke i shprehur atyre nje mireseardhje te perzemert, shpreha gjithashtu mirenjohjen dhe vleresimin per perpjekjet qe ky komunitet ka bere nder shekuj per te mbajtur gjalle dhe ruajtur vlerat e ketij komuniteti, per te ruajtur gjuhen, traditat dhe zakonet shqiptare, te cilat perbejne nje krenari jo vetem per kete komunitet por dhe per kombin shqiptar.

Arbereshet kane qene faktor kryesor qe kombi te zgjohej nje komb me vokacion perendimor. Tre jane shtyllat kryesore te identitetit tone kombetar: gjuha, kultura dhe heroi yne kombetar Skenderbeu, vizionari i vokacionit perendimor te kombit shqiptar. sb

Tiranë/ Vdes tragjikisht një grua pasi hidhet nga pallati

0

Një grua në Tiranë ka humbur jetë tragjikisht një ditë më parë. 60-vjeçarja L.M. është hedhur nga kati i nëntë i banesës ku jetonte në rrugën “Besim Alla”, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Dyshohet se akti fatal është kryer në gjendje të rënduar psikologjike. Lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për vlerësim, për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”

360° Gradë – INTERVISTA NE “ZJARR TV”E LULZIM BASHES, BEHET LAJM NE PORTALE DHE GAZETA NE VEND

0

Intervista e kreut te opozites Lulzim Basha ne emisionin “Shkruaje ne Akull” te gazetarit Ismet Drishti ne Zjarr Televizion ka qene nje nga lajmet kryesore te shume gazetave dhe portaleve ne vend. Shume prej tyre kane pjese nga intervista ndryshe dhe e kane bere lajm kryesor ne faqet e tyre

 

 

Intervista e kreut te opozites Lulzim Basha ne emisionin “Shkruaje ne Akull” te gazetarit Ismet Drishti ne Zjarr Televizion ka qene nje nga lajmet kryesore te shume gazetave dhe portaleve ne vend. Gjate transmetimit te emisionit dhe interesi I publikut ka qene I larte, ku Zjarr Televizion regjistroi nje audience te larte shikueshmerie te emisionit “Shkruaje ne Akull”.  Shume prej portaleve dhe gazetave  kane marre pjese nga intervista ndryshe dhe e kane bere lajm kryesor ne faqet e tyre, rrefimin e kreut te opozites. Nje interviste ndryshe e bere nga gazetari Ismet Drishti qe eshte munduar qe te sjelle nje Lulzim Basha larg nga politika dhe pse nuk kishte se si te mos flitej dhe per politike, ku Basha per here te pare ka thene shume gjera te reja. Basha per here te pare ka folur ne lidhje me pallatin ku eshte aksioner dhe vjerri I tij dhe arsyet qe cuan kreun e qeverise ne prishjen e tij, duke e quajtur nje hakmarrje politike. Gjate intervistes Basha ka zbardhur dhe marreveshjen e 18 Majit, ku ka deklaruar se marreveshje nuk eshte respektuar nga Kryeministri I vendit Edi Rama. Per here te pare ai ka folur dhe per hobit e tij qe eshte fotografia dhe pse axhenda e ngjeshur politike nuk ja lejon qe ta praktikoje.  I pyetur nese do te kishte mundesine e nje kthimi prapa ne kohe cfare nuk donte Basha eshte pergjigjur se eshte nje njeri qe sheh gjithmone perpara dhe nuk e kthen koken prapa. Dhe ne faqen e tij personale ne Facebook interesi per te ndjekur intervisten e tij ka qene shume I larte.