Ballina Blog Faqe 9311

360° Gradë – VRITEN ME ARMË ZJARRI DY PERSONA NË VLORË

0

Dy të rinj mbetën të vrarë pas një konflikti mes tyre në fshatin Gjormë të Vlorës. Policia po heton për një konflikt të hershëm mes tyre ose për një sherr për motive banale. Të dy viktimat rezultojnë persona me precedentë penalë dhe kanë jetuar shtetit prej vitesh.

 

Dy të rinj nga Gjormi i Vlorës mbetën viktima të konfliktit mes tyre. Sherri mes Mariglen Memaj dhe Artion Shenaj nisi në një lokal në qendër të fshatit. Sipas policisë, pas grindjes 33 vjeçari Shenaj u largua për të marrë kallashnikovin në banesën e tij. Ai u rikthye sërish aty pas disa minutash dhe qëlloi me breshëri kallashnikovi 35 vjeçarin Mema duke e lënë të vdekur. Më pas autori u arratis nga vendi i ngjarjes dhe kur mbërriti afër shtëpisë së xhaxhait i dha fund jetës së tij me po të njëjtën armë. Të dy viktimat kanë jetuar prej vitesh jashtë shtetit. Policia po heton në pistën e një konflikti të hershëm mes tyre, por nuk përjashtohet edhe mundësia e një sherri për motive të dobëta. Burime nga policia kanë konfirmuar se 35 vjeçari Mema rezulton me precedentë penalë për trafik droge në Greqi ku qëndronte prej vitesh. 35 vjeçari ishte i martuar dhe me dy fëmijë. Ai kishte ardhur në vendlindje për festat e fundvitit dhe për pak ditë do kthehej në vendin fqinj. Edhe bashkëfshatari i tij Shenaj ishte i sapokthyer në atdhe. 33 vjeçari mësohet se është dënuar disa herë për grabitje në Belgjikë dhe vende të tjera.

360° Gradë – RAPORTI I “FREEDOM HOUSE” SHQIPËRIA, PJESËRISHT E LIRË KORRUPSIONI, ENDE PROBLEM

0

Demokracia po sulmohet e tkurret në mbarë botën”, thuhet në raportin e fundit të organizatës “Freedom House”, që mban titullin “Liria nëpër botë 2018”. Grupi joqeveritar, e rendit Shqipërinë së bashku me Kosovën, Maqedoninë, Bosnje-Hercegovinën dhe Malin e Zi nga rajoni, si vende pjesërisht të lira.

Demokracia po sulmohet e tkurret në mbarë botën”, thuhet në raportin e fundit të organizatës “Freedom House”, që mban titullin “Liria nëpër botë 2018”.Grupi joqeveritar, me seli në Uashington, e rendit Shqipërinë së bashku me Kosovën, Maqedoninë, Bosnje-Hercegovinën dhe Malin e Zi nga rajoni, si vende pjesërisht të lira. Ndërsa Serbia dhe Kroacia radhiten në mesin e vendeve të lira.“Demokracia po përballet me krizën më të rëndë në dekada të tëra”, tha presidenti i “Freedom House”. “Parimet themelore të saj, përfshirë garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, të drejtat e pakicave, lirinë e shprehjes dhe sundimin e ligjit, janë nën rrethim në të gjithë botën”, shtoi ai. Raporti thotë se viti 2017 ka qenë i 12-ti radhazi i rënies së lirisë globale – me 71 vende që kanë vuajtur rënie në të drejtat politike dhe liritë civile. Në fund të listës janë Siria, Sudani Jugor, Eritrea, Koreja e Veriut dhe Turkmenistani. Sipas organizatës, që ka analizuar të dhënat nga 195 vende, në vitin 2017, 88 vende radhiten në mesin e vendeve të lira, 59 janë me liri të pjesshme dhe 49 radhiten në mesin e vendeve jo të lira. Liritë në botë publikohen që nga viti 1973, duke i dhënë mundësinë organizatës “Freedom House” të ndjekë trendet globale për më shumë se 40 vite. Ndër gjetjet kryesore të raportit është dobësimi i Shteteve të Bashkuara, si një kampion i demokracisë, një pozicion i ndërlikuar edhe më shumë për shkak të hetimeve të vazhdueshme për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

360° Gradë – KRYEMADHI SHUMICA E SHQIPTARËVE JANË KUNDËR RAMËS

0

Protesta e opozitës në 27 janar do të jetë paqësore, por kryetarja e LSI, Minika Kryemadhi bëri thirrje që policia mos provokojë qytetarët. Në një bashkëbisedim me gazetarët, Kryemadhi ftoi të gjithë qytetarët në shesh, për ti treguar kryeministrit Rama se ata janë kundër tij.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi mohon të ketë një skenar dhune nga opozita, por paralajmëron që të mos provojë protestuesit. Në 27 janar, thotë Kryemadhi, shqiptarët do t’i tregojnë Ramës se shumica e tyre janë kundër tij. Ajo akuzon Ramën se dhunën në protesta e solli ai, duke i kujtuar 21 janarin e 2011-ës.

 

Në protestën e 18 dhjetorit, mbështetësit e PD dhe LSI tentuan të futen brenda në Kuvend, teksa mbahej seanca për zgjedhjen e kryeprokurores, Arta Marku. Kjo do të jetë protesta e dytë e opozitës në vend PD dhe LSI.

Deputetet Tabaku dhe Çupi kundër qeverisë: Rama do të heqë nga lista e dëmshpërblimit 13 mijë ish të përndjekur

0

Dy deputetet e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku dhe Dhurata Çupi kanë  reaguar kundër planit të qeverisë për të mos dëmshpëblyer trashëgimtaret e ish të përndjekurve politike.

Tabaku thotë se nga premtimi i 2013-ës për dëmshpërbim të plotë brenda dy viteve, Rama është në fazën për të hequr nga lista e dëmshpërblimit 13 mijë ish të përndjekur.

“Kjo është sjellja e një qeverie që përbuz ata që vuajtën në burgjet e rregjimit komunist dhe nga persekutimi politik”-tha ajo.

Ndërsa deputetja Çupi ka vënë në dukje se plani i qeverisë për të mos dëmshpërblyer ish të përndjekurit është pjesë e mendësisë së regjimit komunist, duke shtuar se kjo është e papranueshme, prandaj qytetarët duhet të reagojnë me protesta.

Paralajmërimi i Bashës: Arrestimi i Tahirit, hapi i parë drejt prangosjes së Edi Ramës

0

Kryetari i PD-së, Basha, ka takuar sot demokratët e Tiranës, në kuadër të turit të takimeve me bazën e PD-së në qarqet e vendit lidhur me protestën e 27 janarit.

Në fjalën e tij Basha tha se nisma e opozitës për zgjedhjen e një Prokurori të Përgjithshëm sipas Kushtetutës dhe me vetting është treguesi më i qartë i vullnetit të opozitës për zbatimin e Reformës në Drejtësi, të pakapur nga krimi.

“E pra ky është një akt i përgjegjshëm politik, i cili bëhet për t’ia davaritur çdokujt dyshimin se Partia Demokratike ka ndonjë axhendë tjetër përveç se përshpejtimit të Reformës në Drejtësi. Se afërmendsh, opozita nuk ka dhe nuk mund të ketë aleatë më të mirë në luftën kundër krimit dhe kriminelëve dhe të korruptuarve, se sa një drejtësi që funksionon.”

Në aktivin me disa degë të Tiranës, kreu i opozitës tha se, nëpërmjet kryeprokurorit antikushtetues, Rama synon të bllokojë  hetimet për Saimir Tahirin  dhe të diktojë zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për të kontrolluar më pas edhe Prokurorinë e Posaçme për luftën kundër krimit dhe korrupsionit, duke shkatërruar themelet e Reformës në Drejtësi.

“Saimir Tahiri kapet nga antimafia duke përfituar dhjetëra, mijëra euro varëse e byzylykë floriri. 5 milionë euro në muaj nga trafikantët e drogës, dhe Edi Rama ndalon arrestimin  e tij. Përse? Fare e thjeshtë, sepse arrestimi i Sajmir Tahirit, është hapi i parë drejt arrestimit dhe vënien para drejtësisë të Edi Ramës, si koka dhe arkitekti i kanabizimit dhe kriminalizimit të Shqipërisë.  Po mbron veten e tij. Kaq e thjeshtë është.”

Basha tha se protesta e 27 Janarit nuk është një manifestim për interesin e një force politike, por për t’i dhënë zë shumicës së shqiptarëve.

“Ne jemi njerëzit që kemi ditur të sakrifikojmë edhe interesat tona politike dhe partiake, siç ishte marrëveshja e 18 Majit, për interes të Shqipërisë ndaj nuk shkojmë për karriken tonë. Nuk shkojmë për të bërë Lulzim Bashën Kryeministër. Shkojmë për të çliruar shqipërinë nga krimi. Për të çliruar drejtësinë nga krimi! Për të çliruar qeverinë nga krimi, për të çliruar ekonominë nga krimi. Vetë protesta do të jetë numerikisht, shumë e shumë herë më e madhe se bashkimi i kopukëve dhe horrave e kriminelëve të Edi Ramës, ndërsa zëri i protestës, do të jetë zëri i shumicës absolute të shqiptarëve.”

Kreu i opozitës shprehu bindjen se në protestë shumica e shqiptarëve do të tregojnë se  nuk pajtohen me Aleancën e Krimit të ndërtuar nga Edi Rama, që po i varfëron çdo ditë dhe po e bën jetën e familjeve shqiptare më të pasigurtë.

“John Lennon, me këngën e tij të famshme “War is over, if you want it”, “Lufta mbaron po të duash ti”. Edi Rama mbaron, po të duash ti! Ky është mesazhi që do t’i japim çdo shqiptari. Po të duash ti, po të duam ne, Edi Rama mbaron! Ky është mesazhi i protestës. Po të ngrihet populli, po të bashkohen qytetarët, Edi Rama mbaron!” përfundoi Basha.

Kapen me 5 kg heroinë në Bari, arrestohet çifti shqiptar

0

Një çift shqiptar është arrestuar në Bari me 5 kg heroinë, e cila u gjend në një automjet që erdhi me traget nga Shqipëria.

Sipas “Guarda di Finanza”-s, heroina, e cila ishte fshehur në brendësi të gomave të makinës, u gjet pas kontrollit në vijën e dytë, ndërsa çifti u arrestua në flagrancë.

Indentiteti i dy shqiptarëve ende nuk është bërë i ditur nga policia italiane, ndërkohë po hetohet për persona të tjerë të përfshirë në trafik.

Vrasja e politikanit serb, Berisha: Pas këtij akti qëndron organizata ultranacionaliste serbe “Dora e Zezë”

0

Vrasja e politikanit serb Oliver Ivanoviç në veri të Mitrovicës ka sjellë reagime të shumta nga politikanët në Kosovë, Shqipëri dhe Serbi.

Një nga ta është edhe ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, i cili me anë të një statusi në Facebook e ka dënuar aktin.

“Ekzekutimi para derës së selisë së partisë së tij dhe pikerisht diten e hapjes se dialogut Prishtinë-Beograd në Bruksel, lë të kuptohet se pas këtij akti të shëmtuar kriminal qëndrojnë organizata terroriste ultranacionaliste serbe të llojit Dora e Zezë,”-shkruan Berisha.

360° Gradë – TIRANË, ATENTAT ME ARMË DY TË RINJVE, NJË I VDEKUR E NJË I PLAGOSUR

0

Dy të rinj u qëlluan me armë zjarri mbremjen e djeshme në Tirane, në një atentat ku njëri prej tyre humbi jetën. policia po punon për identifikimin e autorëve të krimit dhe shkaqet e ngjarjes.

Një atentat me armë zjarri ndodhi mbrëmjen e së dielës ndaj dy të rinjve në Tiranë, ku një mbeti i vdekur e tjetri u plagos në shpatull. Sipas policisë viktima e këtij atentati mafioz ishte Emiliano Boçi, 32 vjeç, ndërsa i plagosur mbeti shoku i tij 27 vjeçar Melvin Disha. Dy të rinjtë sipas burimeve policore, sapo kishin dalë nga një lokal ku kishin drekuar, kur janë qëlluar nga persona ende të paidentifikuar. Dyshohet që arma e përdorur të ketë qenë me silenciator. Detaje të reja lidhur me vrasjen e Roland (Emiljano) Boçit mbrëmjen e djeshme në zonën e  21 dhjetorit në Tiranë. Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes në zonën e “21 Dhjetorit” i thanë policisë se kanë parë një motor që ka lëvizur shpejt në zonë në momentin e sulmit me armë ndaj ty të rinjve. Në automjet mësohet se ka qenë dhe e dashura e Boçit e cila mrekullisht ka shpëtuar pa lëndime. Madje mësohet se ka qenë ajo e cila ka lajmëruar dhe policinë për atentatin.  Emiljano Boçi 32 vjeç u plagos në makinë dhe vdiq pasi mbërriti në spital ndërsa miku i tij 27-vjeçari Melvin Disha mbeti i plagosur. Policia po heton pistën e hakmarrjes pasi viktima ishte dënuar për një plagosje në vitin 2010. Policia ende nuk ka marrë në pyetje të riun Melvi Disha shokun e Emiljano Boçit. Nga ana tjetër e dashura e 32 vjecarit nuk ka dhënë shumë detaje për hetimin, pasi gjatë marrjes në pyetje hetuesit thanë se ishte në gjendje të rënduar. Për policinë, atentatori i cili ka qenë një person i vetëm ka studiuar hollësisht lëvizjet e 32 vjecarit, pasi ai frekuentonte vetëm zonën ku dhe banonte vetë. Të dy personat që ranë pre e atentatit ishin kthyer në Tiranë nga Gjermania pak ditë para festave të fundvitit. Ndërsa viktima pak vite më parë kishte dalë nga burgu. Roland Boçi, i njohur edhe me emrin Emiljano, ishte dënuar me 2 vjet burg për plagosje disa vite më parë. Ekzekutimi mafioz i Emiljano Boçit në Tiranë, sipas policisë dyshohet se ka ndodhur për shkak të prishjeve të pazareve të drogës. Gjithashtu, po hetohet edhe pista e hakmarrjes, ku më herët 32-vjeçari ishte akuzuar për plagosje të rëndë me dashje.

360° Gradë – PD NË PROKURORI DORËZON DOKUMENTIN QË PROVON BASHKËPUNIMIN TAHIRI HABILAJ

0

Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj dorëzoi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda një dokument për çështjen Tahiri-Habilaj. Alibeaj deklaroi se dokumenti që dorëzoi në Prokurori fakton lidhjen mes Tahirit dhe Habilajve.

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka dorëzuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda disa dokumente të reja që sipas tij faktojnë lidhjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri me Artan Habilajn dhe bandën e drogës. Alibeaj theksoi se dokumentat e dorëzuar tregojnë se makina ‘Audi’ është përdorur bashkarisht nga Tahiri dhe Habilaj të paktën për një vit, nga 2 prilli i 2015-s deri më 2 prill të 2016-s.

360° Gradë – KQZ I JEP MANDATIN DY DEPUTETËVE TË RINJ NË VEND TË RAKIPIT DHE REHOVICËS

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dha mandatin e deputetit të Kuvendit dy emrave në listën shumëemërore të cilët zëvendësojnë Aqif Rakipin e PDIU-së dhe Gledion Rehovecën e LSI-së. Në vend të Rehovicës do të ulet Silva Caka nga LSI dhe Dritan Bici, zëvendëson Aqif Rakipin në Qarkun e Elbasanit.

Hyjnë dy deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë, pas vendimit të marrë nga KQZ këtë të hënë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dha mandatin dy deputetëve të rinj nga LSI dhe PDIU të cilët zëvendësojnë Gledjon Rehovicën dhe Aqif Rakipin, pasi iu hoq mandati në kuadër të ligjit të dekriminalizimit. Kështu deputeti që merr mandatin dhe hyn në Kuvend radhët e PDIU-së është Dritan Bici, ish-kryebashkiak i Gramshit. Në listën e LSI-së në Qarkun e Beratit pas Rahovicës renditet Silva Caka, e cila gjithashtu ka marrë mandatin si deputete dhe të rifutet në Kuvendin e Shqipërisë. Ky është mandati i dytë për deputeten e re të LSI-së.