Ballina Blog Faqe 9312

360° Gradë – FIER, RINSIN PROTESTAT E NAFTËTARËVE TE ARMO, KËRKOJNË PAGAT DHE FILLIMIN E PUNËS

0

Naftëtarët e rafinerisë së naftës në Ballësh dhe Fier kanë rinisur protestën para prefekturës së Fierit. Punonjësit e rafinerisë kërkojnë pagat e prapambetura, siguracionet dhe rinisjen e punë. Protestuesit janë shprehur se do të nisen për të protestuar në Tiranë, nëse zgjidhjet problemi I tyre.

Naftëtarët e Ballshit protestuan përpallë Prefekturës së Fierit, duke kërkuar rinisjen e punës në uzinën e përpunimit të naftës. Kjo do të jetë protesta e fundit në nivel lokal, pasi që nga nesër do të marshojnë drejt Ministrisë së Energjetikës. Naftëtarët thonë se do të nisen në këmbë drejt Tiranës, nëse nuk marrin një reagim zyrtar për çështjen e uzinës, e cila zyrtarisht ka ndaluar punën 3 muaj më parë për remont.

Firma që mori me qira nga Armo Uzinën e Ballshit nuk ka dhënë asnjë sqarim për ndalesën e zgjatur që ka lënë pa punë 1200 naftëtarë.

Prokurorja Marku pret në zyrë ambasadorin e Britanisë së Madhe

0

Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku ka pritur sot në një takim në zyrën e saj ambasadorin e Britanisë së Madhe në Shqipëri, Duncan Norman.

Prokurorja Marku i garantoi norman vendosmërinë në luftën kundër paligjshmërisë dhe ndaj çdo forme krimi në Shqipëri.

Ndërsa ambasadori Norman shprehu mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Shqipërinë për bashkëpunimin mes agjencive ligjzbatuese dhe plotësimin e reformës në Drejtësi dhe procesit të “Vetting”-ut.

Dënohet me burg mjeku që kuronte kancerin me sodë buke në Tiranë

0

Dënohet me 5 vjet e 6 muaj burg mjeku që kuronte kancerin me sodë buke në Tiranë. Tullio Simoncini, mjeku italian që i ishte hequr licenca ishte duke kuruar një pacient në një spital në Tiranë, vetëm me sodë buke. Pacienti 27-vjeçar ndërroi jetë.

Gjykata italiane ka dhënë dënimin jo vetëm për Simoncinin por edhe për bashkëpunëtorin e tij, Roberto Gandinin, radiolog, me 2 vjet burg.

Simoncini ishte i sigurt se kanceri mposhtej me një terapi të thjeshtë bikarbonati, njohur ndryshe si sodë buke.

Të dy u akuzuan se e kishin kuruar gjashtë muaj më parë në një klinikë në Tiranë, Luca Olivotton, 27 vjeç nga Catania dhe që vuante nga një tumor në tru, në një trajtim mjekësor antitumor bazuar në bikarbonat natriumi.

Olivotto, familja e të cilit u ndihmua nga avokatët Francesco Lauri dhe Giovanna Zavota, në vitin 2012 erdhi në Shqipëri, ku Simoncini punoi për ta trajtuar dhe pas dy ditësh pacienti ndërroi jetë.

Grabitje me armë në mes të Tiranës, autorët ia mbathin me ‘BMW X5’

0

Grabitje me armë zjarri pranë Hipotekës së Tiranës.

Persona të maskuar kanë grabitur me armë një bankë të nivelit të dytë. Autori i armatosur dhe me kapuç ka grabitur një sportel, që mbledh lekët e shërbimeve të treta.

Nuk dihet ende shuma që kanë mundur të marrin grabitësit, ndërsa mësohet se sporteli ndodhej brenda godinës së Hipotekës.

Siç raportohet nga dëshmitarët në vendngjarje, autorët janë larguar me me një ‘BMW X5’ ngjyrë gri.

Sipas policisë, që është lajmëruar me anë të një telefonate, grabitja ka ndodhur rreth orës 14:00.

Një person i maskuar me kapuç, është futur brenda mjediseve të zyrave të Hipotekës, në filialin e Postës Shqiptare dhe nën kërcënimin e armës ka vjedhur një shumë ende të papërcaktuar lekësh.

Në njoftimin e policisë thuhet se specialistët kundër krimeve po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.

hipiteka

PD kërkon shkarkimin e Ruçit. Arta Marku s’ka kompetencë të lëvizë prokurorët

0

Pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, deputetët e saj kanë nënshkruar një letër, ku kanë kërkuar largimin e kreut të Kuvendit, Ruçi, si dhe kthimin e ligjshmërisë në Kuvend, pas zgjedhjes së Kryeprokurores së përkohshme, Arta Marku.

Ata e akuzojnë Ruçin se ka shkelur rregulloren e Kuvendit në rastin e zgjedhjes së Markut si Kryeprokurore dhe për këtë arsye kërkojnë shkarkimin e tij.

Sipas deputetëve demokratë, Marku nuk ka kompetenca për shkarkime apo lëvizje prokurorësh, edhe pse ka firmosur disa të tilla deri tani.

Ata akuzojnë gjithashtu shumicën në parlament se ka kapur sistemin e drejtësisë dhe provat për këtë janë; kthimi i pasaportës ish-ministrit Tahiri, mbyllja e ‘Dosjes Xibraka’ si dhe lirimi i Orest Sotës.

Mbledhja e grupit parlamentar të PD-së zhvillohet para nisjes së seancës së sotme plenare në orën 17:00.

360° Gradë – POLICIA AKSION PËR PARANDALIMIN E AKSIDENTEVE RRUGORE

0

Më shumë se 100 shoferë janë gjobitur për shpejtësi dhe alkool mbrëmjen e së shtunës në Tiranë. Policia Rrugore gjatë gjithë natës ka ushtruar kontrolle me aparat drager për alkoolin dhe matës shpejtësie. Mes personave që janë gjobitur është edhe një shofer i dehur, i cili ka pranuar se kishte konsumuar alkool.

Më shumë se 100 shoferë janë gjobitur për shpejtësi dhe alkool mbrëmjen e së shtunës në Tiranë. Policia Rrugore gjatë gjithë natës ka ushtruar kontrolle me aparat drager për alkoolin dhe matës shpejtësie. Mes personave që janë gjobitur është edhe një shofer i dehur, i cili ka pranuar se kishte konsumuar alkool.

Ndërkohë në kryeqytet prej disa muajsh po kryhen kontrolle me radarë në rruget brenda Tiranës. Në rrugën e Kavajës, policia ka zbuluar disa shoferë që ecnin me shpejtësi, pavarisht se tabela lejon deri në 40 km/orë.

Edhe mbremjen e se djeles, policia do te vije kontrollet me radar e aparat dragger per alkolin.Policia e tiranes thot se shoferet jane ndergjegjsuar fale masave te marra muajt e fundit, por ka ende nga ata drejtues mjetesh qe vazhdojne te shkelin kodin rrugor

360° Gradë – PISTAT PËR ATENTATIN NË SHKODËR

0

Policia e Shkodrës nuk ka ende një emër konkret për autorësinë e atentatit me tritol qe tronditi qytetin dhe la te plagosur tete persona dy prej te cilëve ne gjendje te rende

Policia e Shkodrës nuk ka ende një emër konkret për autorësinë e atentatit me tritol qe tronditi qytetin dhe la te plagosur tete persona dy prej te cilëve ne gjendje te rende. Megjithëse u shoqëruan dhjetëra dëshmitarë ne vendin e ngjarjes mësohet se ende nuk ka te dhëna qe te çojne tek organizatoret e shpërthimit qe kishte si objektiv biznesmenin 42 vjeçar Luzim Kullla. Por një dite pas ngjarjes se rende kane dale ne drite detaje te reja rreth te shkuarës se kullës i cili u plagos rende. Dy janë pistat ku janë përqendruar hetimet. E para lidhet me hakmarrjen për shkak te gjobëvënies ndaj tregtareve te qytetit një aktivitet për te cilin Kulla ka qene i skeduar prej vitit 1997. Ai dyshohet se ka qene i përfshirë ne torturimin deri për vdekje te një biznesmeni te gazit por qe nuk u provua fajësia e tij. Ndërkohë rastet e kërcënimit ndaj bizneseve për dhënien e parave kane qene te shumta. Por një tjetër piste ku janë përqendruar hetimet është edhe ajo qe lidhet me drogën. Lulzim Kulla ka qene i arrestuar për kultivimin e lendeve narkotike. Ai dyshohej nga agjentet e antidrogës ne Shkodër se njeri prej organizatoreve kryesore te mbjelljes se parcelave me Kanabis Sativa ne zonën e thelle te Dukagjinit. 42-vjeçari u vu ne pranga bashke me persona te tjerë por rezulton te jete liruar pas vetëm gjashte muajsh dhe çështja ndaj tij është mbyllur.

360° Gradë – LEZHA 24 ORË ME UJË,RAMA TË ÇOJMË PËRPARA REFORMËN

0

Kryeminsitri Edi Rama ka inaguruar ujësjellësin e ri të Lezhës i cili do të mundësojë furnizim me ujë të pijshëm 24 orë për qytetin dhe fshatrat përreth. I mundësuar nga bashkëfinancimi shqiptaro-zvicerano-gjerman dhe ndihmë të BE-së, projekti pritet të zgjerohet në 7 bashki te tjera të jugut edhe pse kryeministri investimet i paralajmëron aty ku reforma e ujit do të ketë sukses.

Ujë 24 orë për Lezhën dhe fshatrat përreth saj. Është ky rezultati i investimit mbi 13 milionë eurosh në rehabilitimin e ujësjellësit. Gjatë inaugurimit të projektit të përbashkët të tre qeverive, shqiptare, zvicerane dhe gjermane, si tregojnë dhe pamjet e shpërndara nga zyra e medias pranë kryeministrisë, të pranishëm ishin respektivisht kryeministri Edi Rama, ambasadori zviceran Holstein dhe zv.ambasadorja gjermane.

Investimet për furnizimin me ujë të pijshëm do të mbështeten mbi performancën dhe ecurinë e reformës së ujit – tha Kryeministri Rama.

Investimi i ujsjellësit të Lezhës është pjesë e Programit “Infrastruktura Bashkiake I”, i cili do të vijojë me përmirësimin e sistemeve të furnizimit me ujë në 7 bashki në jug të vendit.

360° Gradë – XHAÇKA SË SHPEJTI INVESTIME TË REJA PËR BAZAT DETARE

0

Rivitalizimi i vendbazimeve ushtarake në të gjithë territorin e Shqipërisë pritet të jetë një potencial i jashtëzakonshëm zhvillimor në zonat ku janë ndërtuar. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka inspektoi këtë fundjavë vendbazimet në Shëngjin, qarku i Lezhës dhe në Kepin e Palit, qarku i Durrësit.

Gjatë inspektimeve, Ministrja e Mbrojtjes nënvizoji objektivat e qeverisë për katër vitet e ardhshme përsa i përket Forcave të Armatosura.

Në vendbazimin e Shëngjinit gjatë 12 muajve të vitit qëndron në gatishmëri një anije patrullimi e Forcës Detare, ekuipazhin e së cilës, sikundër të gjithë efektivët e FA, Ministrja e Mbrojtjes i falenderoi për profesionalizmin dhe përkushtimin në kryerjen e misionit në det, tokë apo ajër.

 

360° Gradë – BASHA NGA VLORA SUNDIMI I RAMËS DHE I BANDËS SË TIJ JANË TË PAPRANUESHME

0

Kreu i demokratëve ka vijuar turin përgatitor të protestës së thirrur më 27 Janar. Në një bashkëbisedim me qytetarët në Vorë, Lulzim Basha tha se kjo qeveri i rrit vazhdimisht qytetarëve faturën mujore, që klientët e tij të pasurohen me paratë e shqiptarëve. Për këtë Basha tha se 27 janari do të krijojë mundësinë që alternative demokrate të zgjidhet ose rrëzohet nga qytetarët, jo kriminelët që mbajnë sot në pushtet Edi Ramën.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha në Vorë se një qeveri e zgjedhur nga krimi nuk ka prioritet të zgjidhë problemet e qytetarëve. Basha mori si shembull faturën që, sipas tij, mijëra familje shqiptare detyrihen ta paguajnë si këst mujor për energjinë dhe faturën që qeveria paguan për konçesionet që nuk u shërbejnë shqiptarëve, por pasurimit të kryeministrit.

Kreu demokrat tha se 27 Janari nuk është vetëm një protestë politike e thirrur nga disa parti, por ajo do të jetë një goditje ndaj qeverisë së lidhur me krimin

Basha tha se një qeveri që nuk ka pakt me krimin, e dalë nga zgjedhje të lira e të ndershme do të kishte prioritet amnistinë për të çliruar qytetarët nga pagesat e prapambetura, dhe për të anuluar vendimet korruptive për vjedhjen e shqiptarëve nëpërmjet konçesioneve.