Ballina Blog Faqe 9313

Përndjek dhe i dëmton mjetin 27-vjeçares, arrestohet 46 vjeçari nga Elbasani

0

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 46-vjeçar pasi akuzohet se ka përndjekur një 27-vjeçare.

I arrestuari me iniciale A.S., banues në Elbasan, ka dëmtuar edhe automjetin në pronësi të Z.K. gjithashtu banuese në Elbasan.

Gjatë arrestimit, Stafës i është një armë zjarri tip automatik dhe 126 fishekë. Të gjitha materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan nën akuzën “Përndjekja”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

65 vjeçari largohet nga shtëpia, gjendet i mbytur të nesërmen në rezervuar

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, ku është gjetur i mbytur në rezevuarin e fshatit Bletas shtetasi  G.M.

65 vjeçari, banues në Podgoricë-Maliq, i cili sipas familiarëve vuante nga depresioni ishte larguar nga banesa në mbrëmje duke mos dhënë asnjë informacion se ku do të shkonte.

Nga kqyrja paraprake e trupit nuk konstatohen shenja dhune, ndërkohë grupi hëtimor ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e rastit.

Basha nga Vora: Sundimi i Edi Ramës dhe bandës së tij ka marrë fund

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha gjatë një takimi në Vorë se një qeveria e zgjedhur nga krimi nuk ka prioritet të zgjidhë problemet e qytetarëve, duke marrë si shembull faturën që mijëra familje shqiptare detyrohen ta paguajnë për konçesionet që nuk u shërbejnë shqiptarëve, por pasurimit të kryeministrit.

“200 milionë është borxhi total i shqiptarëve ndaj KESH-it. 200 milionë është fatura që shqiptarët paguajnë vit për vit për 5 koncensionarë, për 5 derra të krimit dhe korrupsionit që ndajnë paratë me Edi Ramën.”- u shpreh kreu i opozitës.

Gjatë takimi Basha përmendi edhe protestën e 27 janarit, e cila do të jetë një goditje që shumica absolute e shqiptarëve do t’i japë pakicës që qeveris me krimin.

“Qytetarët në këmbë me pjesëmarrje masive popullore do të jenë mesazhi më i qartë, që do të flasë më qartë se çdo fjalim politik. Se sundimi i krimit, se sundimi i Edi Ramës dhe bandës së tij në Shqipëri kanë marrë fund dhe janë të papranueshëm.”- u shpreh Basha.

Policia italiane arreston shqiptarin, transportonte drogë me vlerën e 350 mijë eurove

0

Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Valdarno me 70 kilogramë lëndë narkotike të gjetura në makinën e tij.

Sipas mediave italiane 38 vjeçari me inicialet A.V kishte fshehur në bordin e makinës një sasi droge me vlerën e 350 mijë eurove.

Pas informatave policia po e mbante nën vëzhgim shqiptarin dhe më pas në rastin më të parë, policia e ndaloi në autostradë për të ushtruar kontrollit të automjetit duke mos hasur as rezistencën e shoferit, i cili me sinqeritet pranoi se po transportonte drogës.

Në bagazh ishin fshehur me një pëlhurë katër pako të mbështjellja me celofon, pesha totale e të cilës ishte 70 kg.

Tenton të kalojë kufirin me drogë, arrestohet 49 vjeçari në Qafë-Botë

0

Një 49 vjeçar ka rënë në pranga teksa po përpiqej të kalonte një sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike në doganën e Qafë Botës.

F.A, banues në Tiranë, është ndaluar nga autoritetet në doganë pasi gjatë kontrollit të mjetit në doganë i janë gjetur të fshehura lëndë narkotike.

Arrestimi është bërë para mesnatës së mbrëmshme, ndërsa nga policia ende nuk ka informacione për sasinë apo llojin e drogës së sekuestruar.

360° Gradë – SHKODËR, SHPËRTHIM EKSPLOZIVI NË NJË AUTOMJET

0

Një shpërthim tritoli ka ndodhur në një dyqan në lagjen “Rus” të Shkodrës, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona, ndërsa siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, dëmet materiale janë të konsiderueshme. Ngjarja ka ndodhur në një nga lagjet më të populluara të kryeqendrës së veriut, pranë qendrës së qytetit. Nga shpërthimi i fuqishëm janë dëmtuar edhe disa automjete të parkuara pranë biznesit.

Një shpërthim me eksploziv  ndodhi paraditen e sotme në lagjen “Rus” të Shkodrës. Nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur gjashtë persona. Policia ndodhet në vendngjarje. Mendohet se objektivi i ngjarjes ka qenë Lulzim Kulla i cili është mes të lënduarve.  Kulla është pronar i një biznesi ku ndodhi shpërthimi i telekomanduar. Mësohet se 6 të lënduarit, mes tyre një shtetase malazeze po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e Shkodrës. Sipas bluzave të bardha 2 ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa 4 të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën. Nga shpërthimi është dëmtuar biznesi i Lulzim Kullës, një motoçikletë dhe një fuoristradë që ishte parkuar pranë ndërtesës.  Kjo zonë është e qarkullueshme pasi aty ndodhet tregu i lagjes Rus. Nga hetimet paraprake  mendohet se tritoli ishte vendosur në një motoçikletë që ishte parkuar para godinës dy katëshe në lagjen rus të Shkodrës.

360° Gradë – RAMA TË PASURIT QË S’PAGUAJNË UJIN DO DEMASKOHEN PUBLIKISHT

0

Hotele në mes të Tiranës, fshatra turistikë apo fabrika të cilat deklarojnë se furnizohen me pus por në fakt vjedhin sistemin e ujësjellësit. Për këto kryeministri Edi Rama ka një paralajmërim, se nëse nuk do të marrin masa do të ndëshkohen duke u bërë dhe shembull publik.

Nga Lezha, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar bizneset e kryeqytetit që vjedhin ujin përmes tubacioneve të ujësjellësit, se pas datës 1 shkurt do penalizohen sipas ligjit si dhe do demaskohen publikisht. Rama nuk beri public emra konkrte por tha se ka mjaft biznese, ndër to edhe hotele në qendër të Tiranës, të cilët deklarojnë se furnizohen me pus, gjë e cila sipas tij nuk është e vërtetë, pasi këto biznese vjedhin ujin nga ujësjellësi.

360° Gradë – MORAVA PËR HERË TË PARË ME RRUGË, BASHKIA INVESTON 130 MILIONË LEKË

0

Morava është fshati më i afërt me qytetin e Beratit dhe tashmë me ndarjen e re administrative-territoriale pjesë e bashkisë së madhe. Por, dhe pse ndodhet shumë pranë qytetit, në hyrje të tij dhe ka një numër prej 2500 banorësh, fshati ishte lënë krejtësisht pas dore, me rrugë të shkatëruara, kanale të bllokuara dhe pa ndriçim. Një projekt i realizuar nga bashkia dhe financuar po prej saj, më në fund ka bërë të mundur nisjen e punimeve në infrastrukturë. Është vetëm për 1 km rrugë nga qendra e fshatit deri në aksin kryesor Berat-Ura Vajgurore, e cila ka nisur të asfaltohet, do të bëhet me trotuare, bordura, do të ndërhyet në rrjetin e kanalizimit të ujërave të zeza, kanalizimin e ujërave të larta dhe ndriçim.


Ky investim kap vlerë rreth e 130 milion lekë (të vjetra), tha kryebashkiaku Petrit Sinaj pas inspektimit të punimeve, i cili pranoi faktin se fshati Moravë për vite të tëra s’kishte parë një ndërhyrje në rrugët kryesore të tij, ndërsa deklaroi se në fazën e dytë të zbatimit të këtij projekti do të ndërhyhet edhe në lagjet e tjera. Sinkron…

Nga ana tjetër kryetari i bashkisë së Beratit garantoi cilësi të punimeve për këtë projekt kaq shumë të pritur nga banorët. 

360° Gradë – VLORE FESTOHET 105 VJETORI I POLICISE SE SHTETIT

0

Me rastin e 105-vjetorit të Krijimit të Policisë së Shtetit Shqiptar, në ambientet e drejtorise se policise se qarkut Vlore, eshte zhvilluar  një ceremoni ne shenje nderimi dhe respekti per uniformat blu. Ne Vlore nga viti 1990 jane 14 ish punonjes se policise te shpallur deshmore te atdheut.

Me rastin e 105-vjetorit të Krijimit të Policisë së Shtetit Shqiptar, në ambientet e drejtorise se policise se qarkut Vlore, eshte zhvilluar  një ceremoni,  në shenjë nderimi, mirënjohjeje dhe respekti, për të gjithë Punonjësit dhe Ish-Punonjësit e Policisë, të cilët kanë dhënë dhe po japin kontributin e tyre në ndihmë të komunitetit. Drejtori i policise se qarkut Vlore Gentian Shehaj  e ka cilesuar nje dite shume te rendesishme per policine e shtetit 13 janarin,ndersa ka kerkuar vleresimin maksimal per punen e punonjesve  dhe ish pjestareve te policise se shtetit

Vleresime kane ardhur ne kete  ceremoni nga kryebashkiaku Dritan Leli dhe te pranishem te tjere  per punonjesit e policise te rene ne krye te detyres. Ne Vlore nga viti 1990 jane 14 ish punonjes se policise te shpallur deshmore te atdheut.

360° Gradë – 105 VJETORI I POLICISE, BASHA TË BASHKOHEMI PËR TË SHPORRUR ALEANCËN E KRIMIT

0

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vizituar familjen e Artan Cukut, i cili u vra prillin e kaluar në hyrje të pallatit ku banonte. Basha tha se vetingu në polici është “si t’i varësh ujkut mëlçitë në qafë”, pasi korrupsioni nuk nisi nga radhët e policisë për kokat.

Në 105 vjetorin e Policisë së Shtetit, kryedemokrati Lulzim Basha ka zgjedhur të nderojë uniformat me një vizitë në shtëpinë e oficerit të vrarë të policisë Artan Cuku. Gjatë vizitës, Basha ka vënë theksin tek veprimi sa më shpejtë i institucioneve për të dënuar ata që ngritën dorë ndaj Artan Cukut duke i marrë jetën. Kreu i PD bëri apel qytetarëve për protestën e 27 janarit, duke u shprehur për bashkim të një aleancë vlerash për të mposhtur aleancën e krimit në pushtet.

 

Në këtë vizitë Basha shoqërohej nga deputetët Flamur Noka, Enkelejd Alibeaj, Gent Strazimiri si dhe nga efektivë të liruar të policisë.