Ballina Blog Faqe 9314

Berisha publikon denoncimin: Skema korruptive që ka ngritur Don Tafani i Belshit

0

Ish-kryeministri Berisha ka publikuar denoncimin e një banori të Belshit i cili akuzon kryebashkiakun, Arif Tafani, i cili nuk jep asnjë leje drejtimi nëse nuk i blen materialet e ndërtimit në firmën e tij.

Ai ka ngritur një skemë korrupsioni duke i detyruar të gjithë banorët dhe ndërtuesit që t’i blejnë materialet në firmën e tij, në të kundërt xhaxhai i tij, të cilin e ka emëruar shef të policisë bashkiake, të gjobit dhe të fut në burg.

Statusi

Don Tafani i Belshit nuk jep asnje leje ndertimi po nuk bleve ne kompanite e tij materialin e ndertimit!

Te dashur miq, famozi Arif Tafani ka vedosur xhaxhain shef te policise bashkiake, me te cilin gjobit te gjithe ata qe blejne gjetiu materialet!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Doktor mirembrema Dua te shpreh nji shqetsim qe kan te gjith banoret e belshit qe duan te bejne ndetime.

Kryetari bashkise don Arif Tafanio ka ber nje skem mafioze me bisnesmenat e ti. Po bleve materialet te bisnesmeni i don Tafanios Sopot Ferhati policia bashkiake ste ngacmon por po o bleve ne ndonji ven tjeter te vijn direkt te fusin gjobe dhe ne burg. Shefi i policis bashkiake eshte xhaja i bisnesmenit te Tafanios .

Don Tafanio ka kap belshin prej fyti si lala elbasanit dhe nuk le njeri te ngreje kok po nuk blen gjerat tek ta”.

Kryebashkiaku demokrat nxjerr zbuluar Ramën, çfarë i kërkoi kryeministri për protestën e Lezhës ku e quanin ‘Hajdut’

0

U duk si përdorim nga Edi Rama fillimisht prezenca e kryebashkiakut të Lezhës Fran Frrokaj, sidomos pas protestave të djeshme ku kryeministrin e quanin ‘Hajdut’, ‘Kriminel’, madje edhe kërkonin burg për të.

Por Frrokaj shpjegoi me detaje se çfarë kishte ndodhur në darkën e djeshme, ftesë ardhur nga Rama, duke ia thënë ballë përballë se jo vetëm nuk e pengonte dot protestën në Lezhë, por edhe se do marrë pjesë në protestën e opozitës në 27 janar kundër kryeministrit. Kështu kryebashkiaku ka mbyllur çdo hamendësim se po ‘tradhëton’ forcën e tij politike.

‘Dje ishim në një darkë, nuk ka vend për të thënë ‘Darka e gabuar’. Më vjen shumë mirë që e pranoi sot publikisht se Lezha ka nevojë për mundësi.

Nuk kisha arsye të ndaloja protestën e Torovicës, ju u bindët edhe nga biseda dje’, rrëfeu Frrokaj.

Ai tha qartë se do të jetë në protestën e datës 27 janar, të opozitës, ndërsa Rama ka shpejtuar të ç’tensionojë situatën duke i thënë që ujësjellësin ta lërë në Lezhë.

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama është pritur me protesta në qytetin e Lezhës, ku u mbajt edhe mbledhja e kabinetit qeveritar. Kryeministri u kishte premtuar banorëve që në mandatin e parë, rikonstrucionin e rrugës që e lidh fshatin Torovicë me qytetin e Lezhës.

f2

Sipas banorëve kjo rrugë ka qënë një premtim elektoral i PS-së dhe për këtë arsye kanë dalë të protestojnë duke thërritur “Burg, burg, burg”.

Po ashtu nëpër duar protestuasit mbajnë banderola e pankarta me fjalët: hajdut, kanabis, varfëri, pasiguri, mbaj premtimin, krim etj.

Për të folur me protestuesit ka dalë Lindita Nikolla, deputete e kësaj zone, por sërish banorët nuk janë ofruar ta dëgjojnë. Banorët janë organizuar që mëngjesin e djeshëm për këtë protestë, por policia tentoi t’i ndalojë. Po ashtu, dje u njoftua edhe shoqërimi në komisariat i katër banorëve të fshatit Torrovicë, të cilët u ndaluan në hyrje të fshatit Balldre.

franfrrokaj

Sekretari i Ramës me apartament në Romë, pjesë e dy bordeve shtetërore dhe INSIG-ut

0

Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, rezulton të ketë në pronësi një apartament në Romë, Itali.

Të dhënat janë bërë publike nga Open Data Albania, ku thuhet se sekretari i Kryeministrit Edi Rama zotëron një apartament në Romë, 4+1+1, vlera e të cilit shkon deri në 140 000 euro.

Po ashtu Agaçi rezulton të ketë edhe një apartament në Tiranë,  si edhe një në fshatin Qeparo, me vlerë 100 000 euro e parapaguar. Deklarimi i pasurive të paluajtshme i përket vitit 2013.

Sekretari i Kryeministrisë përfiton një pagë prej 1 321 080 lekësh, si edhe të ardhura të tjera nga pjesëmarrja si nënkryetar në Bordin Drejtues të INSIG, 191 250 lekë.

Kujtojmë se deri para dy vitesh, kompania e sigurimeve INSIG ka qenë një kompani shtetërore por më pas u privatizua nga Shoqëria e sigurimeve EUROSIG e cila ka derdhur për llogari të qeverisë shqiptare vlerën prej 16 milionë euro.

Po ashtu Agaçi përfiton edhe të ardhura neto nga pjesëmarrja si anëtar i Bordit Drejtues të Autoritetit të Aviacionit Civil, 211 905 lekë, si edhe të ardhura neto nga pjesëmarrja si anëtar i Këshillit Drejtues të AKBN-së, 110 160 lekë.

poo

rama

Shpërthim me tritol në Shkodër, tre të plagosur

0

Një shpërthim me tritol ka ndodhur sot qytetin e Shkodrës. Mësohet se si pasojë e shpërthimit të lëndës eksplozive, kanë mbetur tre persona të plagosur, identiteti i të cilëve nuk dihet ende.

Po ashtu e dëmtuar ka mbetur edhe një makinë tip fouristradë ku ishte vendosur edhe lënda eksplozive. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, në lagjen “Rus”.

Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit mirëpo policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Emigranti shqiptar në Uashington, ofron kafe falas në lokalin e tij

0

Një emigrant shqiptar në Amerikë, ofron kafe falas në lokalin e tij “Cafe Chocolat” në Uashington. Ai është 40-vjeç dhe quhet Gjergji Dollani.

“Emigrantët vijnë këtu për të shtuar diversitetin dhe për ta bërë Amerikën atë që është”, thotë Dollani.

Shqiptari tregon se ka mbërritur në SHBA në vitin 1994 me programin e Lotarisë Amerikane.

Dollani tregon se në atë kohë Shqipëria sapo kishte dalë nga blloku komunist dhe ardhja e tij në Amerikë ishte për të gjetur një jetë më të mirë.

“Prindërit e mi deshën një jetë më të mirë dhe morën rrezikun. Kjo është shtëpia jonë tani. Unë kam kaluar më shumë kohë këtu se sa në Shqipëri” – tha Dollani.

Ai ka një diplomë nga Universiteti i Illinois duke u bërë çokolatier dhe ka jetuar edhe 1 vit në Francë për të mësuar zanatin.

Kujtojmë se dy ditë më parë, mediat amerikane raportuan se në një mbledhje në Zyrën Ovale, Trump hodhi dyshimet se pse SHBA duhet të pranojë më shumë emigrantë nga Haiti dhe “vende të ndyra” në Afrikë dhe jo nga vende si Norvegjia. Deklaratë e cila sipas mediave amerikane, u bë pasi ai hodhi poshtë një marrëveshje dypalëshe të emigracionit.

Mirëpo presidenti Trump ka reaguar, duke thënë se në asnjë moment nuk ka përdorur fjalor të ndyrë për Haitin apo vendet Afrikane, por ka përdorur thjesht gjuhë të ashpër.

“Gjuha e përdorur prej meje në takimin e DACA-s ishte e ashpër, por kjo nuk ishte gjuha që unë kam përdorur. Ajo që ishte vërtet e vështirë ishte propozimi i çuditshëm – një pengesë e madhe për DACA-n! “, deklaroi Trump.

Ndërkohë më vonë Trump reagoi përsëri për ata që ishin ende të paqartë: “Kurrë nuk kam thënë asgjë poshtëruese për Haitianët apo Haitin, edhe pse padyshim është një vend shumë i varfër dhe i trazuar. Asnjëherë nuk kam thënë “t’i lëmë jashtë”. Kjo është shpikur nga djajtë. Unë kam një marrëdhënie të mrekullueshme me haitianët. Ndoshta duhet t’i regjistrojnë mbledhjet e ardhshme – për fat të keq, nuk ka besim!”, janë fjalët e presidentit Trump.

Pas këtyre raportimeve, shqiptari Dollani ka ofruar kafe falas për personat që vijnë pikërisht nga vendet e përmendura më lart, Haiti, Salvador, Afrika, Norvegjia.

Macron telefonon Trump për t’i ndryshuar mendjen mbi marrëveshjen bërthamore iraniane

0

Presidenti francez Emmanuel Macron po përpiqet të luajë paqebërësin botëror, duke përdorur një telefonatë me Presidentin e SHBA-ve Donald Trump për të këmbëngulur mbi rëndësinë e marrëveshjes bërthamore iraniane.

Kështu sipas “Fox 13”, Macron po përpiqet të qetësojë  tensionet  mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut.

Një ditë më parë, zyra e Macron theksoi  se është thelbësore që marrëveshja e Iranit të “respektohet nga të gjithë nënshkruesit”.

Kujtojmë se SHBA, Franca dhe fuqi të tjera arritën marrëveshjen në vitin 2015 për të frenuar aktivitetet bërthamore të Iranit.

Macron gjithashtu bëri thirrje për solidaritet midis anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të U.N., duke përfshirë SHBA dhe Francën, për “përparimin drejt denuclearizimit të gadishullit Korean”.

Ndarja nga jeta e Rexhep Çelikut, ish-Kryeministri shpreh ngushëllime: Legjendë e valles dhe kërcimit

0

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të mjeshtrit të valles shqiptare Rexhep Çeliku.

Në një postim në faqen në Facebook, ish-kryeministri shkruan: Rexhep Çeliku, legjende e valles dhe kercimit tone mbylli syte, uli flatrat pergjithmone!

Te dashur miq, skena, kercimi, vallja shqiptare dhe kultura jone jane sot ne pikellim dhe zi. Legjenda e skenes, valles dhe kercimit tone, solisti i madh i Ansamblit tone te Valleve, Rexhep Çeliku mbylli syte, uli flatrat pergjithmone!

Duke shprehur nderimin tim me te madh per vepren e pavdekshme te artistit virtuoz Rexhep Çeliku, i shpreh familjes se tij ngushellimet me te sinqerta per humbjen e saj te madhe!

Putin akuzon SHBA-në se po mbështet kundërshtarin e tij kryesor në zgjedhje

0

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar, kundërshtari i tij në zgjedhje Aleksei Navalny,  po mbështetet nga Shtetet e Bashkuara.

Putin i bëri komentet, gjatë një takimi televiziv me redaktorët kryesorë dhe drejtuesit e disa mediave ruse më 11 janar.

Navalny, është një avokat që ka luftuar për të çrrënjosur korrupsionin qeveritar. Ai  është ndaluar nga zyrtarët e zgjedhjeve që të marrë pjesë, për shkak të një dënimi penal për një pagesë.

I pyetur për kritikën e SHBA-së për vendimin dhe pretendimet se Rusia kishte ndërhyrë në zgjedhjet e SHBA, Putin deklaroi se Shtetet e Bashkuara po ndërhynin në çështjet ruse. Ai gjithashtu shmangi përmendjen e Navalny-t me emër, siç ka bërë shumicën e rasteve për politikanin e opozitës.

Merkel dhe Schultz bien dakord, arrihet marrëveshja për koalicion të madh në Gjermani

0

Kancelarja Angela Merkel dhe liderja e Unionit konservator CDU/CSU ka arritur më në fund marrëveshjen për një koalicion të madh me SPD-në e Martin Schultz.

Deutche Ëelle shkruan se liderët e partive të Angela Merkel dhe Horst Seehofer si dhe Martin Schulz, kanë arritur në një marrëveshje gjatë një takimi prej gati 24 orësh, që të vazhdojnë koalicionin qeverisës me bazë të gjerë në Gjermani.

Po ashtu, përfaqësuesit e partive kanë hartuar një dokument prej 28 faqesh, të cilin do ta paraqesin sëbashku gjatë ditës, përpara gazetarëve.

Kujtojmë se bisedimet përfundimtare mes këtyre partive për vazhdimin e koalicionit, kanë filluar para një jave. Megjithatë edhe pse u arrit marrëveshja, më pas ajo duhet të miratohet nga organet e partive që do të bëhen pjesë e këtij koalicioni.

Në rast se nuk do arrihej kjo marrëveshje, Gjermania mund të kalonte në zgjedhje të tjera.

Përmbyset autobusi në Turqi, të paktën 9 të vdekur dhe 38 të plagosur

0

Të paktën 9 persona kanë humbur jetën dhe 38 të tjerë janë plagosur si pasojë e përmbysjes së një autobusi në Silopi të Turqisë.

Autobusi ishte me targa të huaja dhe përdorej nga ministria për të transferuar refugjatët që ktheheshin nga Turqia dhe Siria përmes vendit kurd.

Mes nëntë viktimave janë tre fëmijë, ndërsa të plagosurit janë trasferuar nëpër spitale për të marrë ndihmën e parë.

Marrë nga: rudaw.net