Ballina Blog Faqe 9529

Ndahet nga e fejuara me marrëveshje, denoncimi: Ish- vjehrri dhe kunati duan të më vrasin

0

Një 45- vjeçar ka denoncuar në polici babanë dhe vëllanë e ish-të fejuarës, pasi pretendon se në mënyrë të vazhdueshme e kërcënojnë, duke i thënë se do ta vrasin.

Ngjarja është kallëzuar dy ditë më parë në komisariatin e Rrogozhinës, nga shtetasi me iniciale B.D.

Burimet thanë se menjëherë pasi i është marrë deklarim të dëmtuarit, është regjistruar procedim penal në ngarkim të dy të dyshuarve, shtetasve me iniciale S.M., e M.M., 61 e 28 vjeç, babë e bir, të cilët më pas janë thirrur për t’u marrë në pyetje nga policia.

Sipas pretendimeve të 45-vjeçarit, ai ka qenë i fejuar për 6 muaj me vajzën e shtetasit M.M., nga e cila është ndarë dy muaj më parë, edhe me marrëveshjen e saj, shkruan ‘Panorama’.

Por ky fakt nuk është pranuar nga familjarët e vajzës 32-vjeçare, të cilët vazhdimisht i kanë kërkuar atij dhe së bijës që të martoheshin dhe të mos e diskutonin më çështjen e ndarjes.

Megjithatë, kur kanë kaluar disa javë nga ndarja dhe B.D., nuk ka pranuar të vazhdonte lidhjen me ish-të fejuarën, atëherë kanë nisur kërcënimet nga ana e familjarëve të saj.

Sipas kallëzimit të të dëmtuarit, herë pas here e marrin në telefon, babai ose vëllai i vajzës me të cilën ka qenë i fejuar dhe e kërcënojnë duke i thënë se do ta vrasin, në rast se nuk martohet me vajzën.

Madje ai i ka kërkuar policisë që të zbardhen tabulatet telefonike, pasi të gjitha bisedat do t’i vërtetojnë pohimet e tij, të cilat janë mohuar nga ana e dy të dyshuarve.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Balla sjellë prova të reja, tregon e-mailin e përfshirjen së Shkëlzenit në privatizimin e CEZ

0

Dje Komisioni Hetimor Parlamentar per hetimin e privatizimit te OSSH nga kompania CEZ u njoh me disa prova të rëndësishme lidhur me një person të quajtur Nuel (Nue) Kalaj i cili sipas dëshmive të deritanishme ka qenë “sekseri” i martesës së qeverisë shqiptare të asaj kohe të drejtuar nga Sali Berisha me kompaninë CEZ.

Komisioni ka administruar nga një bankë e nivelit të dytë disa llogari bankare të Nue Kalaj i cili ka marrë nga CEZ transferta bankare disa milionë euro. Këto shuma më pas i ka tërhequr cash më 16 qershor 2009, vetëm pak ditë para zgjedhjeve të vitit 2009.

Gjithashtu Komisioni ka kërkuar informacione shtesë nga banka, por edhe nga banka të tjera, pse CEZ i ka bërë këto transferta tek ky individ dhe ku i ka çuar paratë cash Nue Kalaj.

Per Nuel (Nue) Kalaj në dëshminë e dëshmitarit Romeo Karra në Komisionin Hetimor rezulton të ketë qenë edhe ndërmjetësi i kontakteve dhe bisedave ndërmjet Qeverisë shqiptare dhe kompanisë CEZ.

Kryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar për çështjen CEZ, Taulant Balla, publikon prova të reja sot, sipas tij, një ndër shumë provat e pakontestueshme, e cila dëshmon qartë rolin që ka luajtur Nuel Kalaj.

“Ai ka qenë i lidhur me të birin e Kryeministrit të asaj kohe Sali Berishës. Kjo kuptohet qartë në këtë e-mail ku drejtori çek në Shqipëri, Josef Hejsek i thotë n/drejtorit të CEZ-IT në Pragë Tomas Pleskac, se do ta priste bashkë me Nuelin në aeroport në sallonin VIP.

Hejseku thotë gjithashtu se sipas Nuelit, takimi me të birin do ta shtyjmë për nesër pas ardhjes së Kryeministrit. Pra kuptohet që Tomas Pleskac (n/drejtori i CEZ-it në Pragë) së bashku me Hejsekun dhe të tjerë janë takuar me Kryeministrin dhe pastaj me të birin e tij. Sot nuk po bej asnjë pyetje. Pyetjet do t’i bëhen në komisionin hetimor dhe më pas. Hetimi parlamentar vazhdon”, thotë Balla.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Lejoi të kalonin dy persona me kanabis, arrestohet polici kufitar

0

Një punonjës i policisë kufitare në Durrës është arrestuar në flagrancë nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, pasi lejoi kalimin e dy personave me lëndë narkotike. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ndërsa në pranga është vënë Agim Shaba, me detyrë ndihmës kontrollor në PKK Durrës.

Duke shkelur urdhrin e eprorit, efektivi i policisë kufitare ka lejuar kalimin në dalje nga Republika e Shqipërisë drejt Italisë, të shtetasit Bashkim Hasani, megjithëse kishte informacione se ky i fundit do të kalonte materiale të kundraligjshme, në bashkëpunim me shtetasen Laureta Lama.

Pas kontrolleve në dhomën e tragetit ku ishin akomoduar për udhëtim dy shtetasit e sipërpërmendur, agjentët e Antidrogës sekuestruan lëndën narkotike, për të cilën kishin informacion.

Arrestimi i Inspektorit Agim Shaba u krye për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”. Materialet hetimore iu kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Moti i ftohtë dhe acari ngrin liqenet

0

Kur vendi është pushtuar prej temperaturave të ulëta dhe ngricave, një ndodhi e pazakontë është parë edhe në afërsi të Vlorës. Kjo është laguna e Nartës e cila ka ngrirë.

Banorët dhe peshkatarët e zonës tregojnë se e tillë ngjarje është shënuar rreth 50 vite më parë por gjithsesi kësaj here ajo ka përmasa të tjera. Me ngrirjen e ujit kanë ngrirë edhe gjallesat. Peshkatarët kanë shpejtuar të mbledhin sa të munden peshk duke çarë akullin.

Prej ditësh edhe liqeni i Ohrit në Pogradec ofron një spektakël natyror me format që ka marrë uji i shndërruar në akull.

Ngrirja e liqeneve në të gjithë vendin ka bërë shumë njerëz të argëtohen si rrallë ndonjëherë, me të rinj që bëjnë patinazh në ujërat e ngrira të liqenit të Përrenjasit dhe në liqenet e Dumresë. Edhe në kanionet e Skraparit natyra ofron spektakël.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Tirana, i vetmi kryeqytet pa shesh në Europë

0

Nga Edi Rama

Shumë rëndom ne dëgjojmë se vota nuk ka rëndësi.

Shumë rëndom njerëzit bëjnë gabimin e madh të mendojnë, se: “pavarësisht nëse votoj, apo nuk votoj, në fund të ditës asgjë nuk ndryshon, se të gjithë janë njësoj”.

Këtu jemi sot në një truall që është dëshmi e krejt të kundërtës:

Është dëshmia e faktit se çfarë, në fakt, njerëzit vendosin me votën e tyre;

Nëse vota shkon në drejtim të gabuar, ose nëse shkon në drejtimin e duhur;

Nëse qëndrojnë në shtëpi dhe ua lënë tjerëve vendimmarrjen, duke u bërë përgjegjës për çdo rast kur vota shkon në drejtimin e gabuar.

Tirana mund ta kishte pasur këtë Bulevard sot.

Tirana mund ta kishte Sheshin “Skënderbej” sot.

Tirana mund të mos ishte sot, në vitin 2017, një kryeqytet që ende nuk ka arritur të mishërojë një vizion të 87 viteve më parë, kur dy arkitektë vizionarë të thirrur nga mbreti Zog projektuan këtë segment fantastik dhe unikal, që e bën Tiranën të veçantë dhe që i krijon kushte organizmit të saj që të zhvillohet në mënyrë të shëndetshme.

Por, ja që për shkak të votës, gjërat nuk shkuan ashtu siç do duhej të shkonin.

Për shkak të votës Tirana humbi vite, u përpëlit në një kurth të pakuptimtë dhe faktikisht u tërhoq zvarrë.

Po për shkak të votës, Tirana sot, jo vetëm është vënë në lëvizje, por është vënë në lëvizje me një shpejtësi të re, me një shpejtësi që nuk e ka pasur asnjëherë falë lidershipit të Kryetarit të Bashkisë, falë ekipit të bashkisë, falë mobilizimit të ndjeshëm, në çdo aspekt, të të gjithë njerëzve që punojnë me bashkinë, apo për bashkinë dhe që lidhet me këtë energji të jashtëzakonshme të re që i ka sjellë Tiranës pikërisht një votë në drejtimin e duhur.

Falë votës në drejtimin e duhur, Tirana do të ketë shumë shpejt Bulevardin e ri.

Tirana do të ketë shumë shpejt, më në fund, sheshin e vet.

Është absurde!

Është i vetmi kryeqytet pa shesh në Europë!

Për fat të keq, është edhe i vetmi qytet në Shqipëri, që tanimë po ndërton në fund sheshin e vet.

Këto janë fakte kuptimplota të një të vërtete shumë të thjeshtë.

Me votën, njerëzit vendosin shumë më tepër nga ajo që duket në pamje ta parë.

Me votën, njerëzit vendosin shumë më tepër nga ajo që ata kanë tendencën shpeshherë të mendojnë, jo vetëm në raport me të tërën, por edhe në raport me veten e tyre. Sepse, ky bulevard dhe këto vepra nuk iu shërbejnë thjesht atyre që i përdorin, por i shërbejnë një zhvillimi shumë më të madh, shumë më të shpejtë ekonomik dhe social.

Nga këto vepra përfiton sot Tirana dhe do të përfitojë më shumë nesër kur ato të jenë të realizuara.

Kompanitë sot në Tiranë, që nga kompania që punon këtu, deri tek kompanitë e pastrimit, tek kompanitë e tjera, qofshin bashkiake, qofshin private kanë një sjellje të re.

Janë bërë pjesë e një energjie të re dhe një projekti që nuk është i ri, por është më në fund projekt i përbashkët. Nuk është i ri, sepse është një ëndërr e kahershme dhe një dëshirë shumë e vjetër e qytetarëve të Tiranës, për të jetuar në qytetin më të jashtëzakonshëm të Shqipërisë.

Tirana është qyteti më i jashtëzakonshëm i Shqipërisë, por nuk është ende qyteti i jashtëzakonshëm i Gjeneratës Tjetër.

Këtu jemi pikërisht në Bulevardin që lidh Tiranën e sotme, me Tiranën e Gjeneratës Tjetër. Ky është një privilegj shumë i madh dhe sigurisht është dhe një përkëdhelje, pse mos ta them, e sedrës time si ish-Kryetar i Bashkisë që bëra sa munda, jo aq sa desha, për ta çelur pikërisht rrugën që lidh të sotmen me të ardhmen; rrugën që lidh qytetin që kemi, me qytetin që duam; rrugën që lidh atë që kemi trashëguar nga të parët tanë, me atë që kemi detyrim t’ua lëmë fëmijëve tanë.

*Nga fjala e Kryeministrit në ceremoninë e inaugurimit të punimeve për Bulevardit të ri të Tiranës

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Martohet Tuna? Ai që do ju habisë më shumë është fustani i nusërisë

1

Këngëtarja Altuna Sejdiu, e njohur me emrin Tuna mesa duket ka vendosur t’i japë fund beqarisë.

Këngëtarja e njohur shqiptare, sot do të kurorëzojë me martesë dashurinë e saj me Patrisin, vëllanë e këngëtarit, Robert Berishës.

Lajmin e ka bërë të ditur stilistja Vjollca Llapashtica nëpërmjet një fotoje (e dyta në galeri) të publikuar në rrjetin social snapchat ku i ka uruar edhe më të mirat këngëtares. Në foto shfaqet Tuna e veshur me fustanin e bardhë.

Siç duket këngëtarja ka zgjedhur një fustan të shkurtër dhe jo atë tradicionalin siç preferojnë të gjitha vajzat kur martohen.

Tuna dhe Patrisi janë në pritje të një fëmije dhe mesa duket kjo e ka shtyrë çiftin që të hedhin një hap edhe më të madh drejt të ardhmes siç është martesa.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Kalendari LOVE “zhvesh” vajzën e Sylvester Stallone

0

Ajo është një nga tri vajzat e bukura të të madhit Sylvester Stallone, por 18-vjeçarja Sistine është padyshim më e shpejtë se dy të tjerat për t’u vënë në qendër të vëmendjes.

Duke pozuar si ylli i radhës në reklamën e kalendarit të famshëm LOVE, modelja e ardhshme ka zbuluar anën e saj të panjohur, teksa është shfaqur e veshur me një palë bikini të zeza shumë provokuese.

Sistine, që i ngjan shumë nënës së saj, ish-modeles Jennifer Flavin, duket se po ndjek të njëjtën rrugë në fushën e modelimit dhe vlen të përmendet se duket vërtet mahnitëse.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Kapet skafi me 1.9 ton kanabis në Brindisi, në pranga një shqiptar e një italian

0

Një tjetër operacion i përbashkët kundër narkotikëve mes Policisë së Shtetit dhe asaj Italiane, Guardia di Finanza (GdF) e Pulias është finalizuar ditën e djeshme.

Në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme, rreth 7 milje (11 km) në afërsi të Brindisit pas shkëmbimit të informacionit me Policinë e Shtetit, GdF në Pulia ka ndaluar një skaf me 2 motorë të fuqishëm, me ngarkesë prej rreth 1.9 ton Cannabis Sattiva.

Autoritetet italiane arrestuan dy personat në bord, një shtetas italian D.P, 47 vjeç, Brindizi, Itali dhe një shqiptar, B.H, 25 vjeç, banues në Vlorë.

Ky operacion është pjesë e hetimeve të përbashkëta me policinë italiane Interforze dhe në veçanti me Guardia di Finanza në Durrës, Vlorë dhe ROAN GdF Bari, Pulia. Nga ana e tyre vijojnë hetimet për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

I mituri u mbyt teksa luante me motrën mbi liqenin e ngrirë, nxirret trupi i pajetë

242

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në liqenin e Kasharit në Tiranë, ku një 12 vjeçar F.Gurakuqi ka humbur jetën duke u mbytur pasi ra brenda në liqen teksa u thye akulli.

Ngjarja ka ndodhur në Mzez, në liqenin e Kasharit, ndërsa 12 vjeçari F.Gurakuqi ishte duke luajtur së bashku me motrën e tij 15 vjeçe E.Gurakuqi në liqenin pjesërisht të ngrirë.

Akulli me një trashësi të vogël është thyer dhe motër e vëlla kanë përfunduar në ujërat e liqenit.

Fatkeqësisht 12 vjeçari është mbytur, ndërsa motra e tij ka mundur të shpëtojë dhe është jashtë rrezikut për jetën. Kanë qenë polumbarët ata të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen nga uji i liqenit të trupit të pajetë të vogëlushit.

Sipas të dhënave, vogëlushi i cili mbeti viktimë, kishte tre ditë që luante mbi sipërfaqen e ngrirë të liqenit duke rrëshqitur mbi një bukë peshku, por loja sot përfundoi fatale për të.

Vetëm gjatë ditës së sotme, si pasojë e motit të ftohtë dhe me ngrica kanë humbur jetën 3 persona, duke përfshirë edhe 12 vjeçarin.

Një 38 vjeçar u gjet i vdekur në banesën e tij në Pogradec, ndërsa një 40 vjeçar humbi jetën në Fier, pasi po kalonte mbi sipërfaqen e ngrirë të një rezervuari, akulli i të ciklit është thyer dhe ai përfundoi në ujërat e thella të tij.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Motër e vëlla bien në liqen teksa luanin, thyhet akulli, mbytet i mituri

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në liqenin e Kasharit në Tiranë, ku një 12 vjeçar ka humbur jetën duke u mbytur pasi ra brenda në liqen teksa u thye akulli.

Ngjarja ka ndodhur në Mzez, në liqenin e Kasharit, ndërsa 12 vjeçari F.Gurakuqi ishte duke luajtur së bashku me motrën e tij 15 vjeçe E.Gurakuqi në liqenin pjesërisht të ngrirë. Akulli me një trashësi të vogël është thyer dhe motër e vëlla kanë përfunduar në ujërat e liqenit.

Fatkeqësisht 12 vjeçari është mbytur, ndërsa motra e tij ka mundur të shpëtojë. Drejt vendit të ngjarjes janë nisur polumbarët e RENEA-s për të bërë të mundur nxjerrjen e trupit të të miturit nga uji.

Vetëm gjatë ditës së sotme, si pasojë e motit të ftohtë dhe me ngrica kanë humbur jetën 3 persona, duke përfshirë edhe 12 vjeçarin. Një 38 vjeçar u gjet i vdekur në banesën e tij në Pogradec, ndërsa një 40 vjeçar humbi jetën në Fier, pasi po kalonte mbi sipërfaqen e ngrirë të një rezervuari, akulli i të ciklit është thyer dhe ai përfundoi në ujërat e thella të tij.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx