Maqedonia hap kufijtë por me kushte për të punësuarit në këtë shtet, pra shtetas shqiptarë, studentët por edhe tranzitin. Të punësuarit duhet patjetër ose të kenë konfirmim nga pronarët e tyre, ose leje qëndrimi, studentët kalojnë pa problem për të dyja rastet nuk aplikohet karantinë 14 ditore.
Ndërsa sa i përket tranzitit mund të kalohet në pikat doganore me Maqedoninë duke firmosur një deklaratë se do qëndrosh vetëm 5 orë në Republikën maqedonase dhe më pas të dalësh për në destinacionin përfundimtar.
Nuk lejohet hyrja për turizëm, mbetet ende e pankonfirmuar nëse do hapen në 1 korrik apo jo bëjnë me dije autoritetet maqedonase.




