Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka shpërthyer në akuza ndaj qeverisë dhe paketës “anti-KÇK” të miratuar dje prej saj. Në një postim në “Facebook”, Vasili shkruan se ‘KÇK’ lindi vetëm nga nevoja e qeverisë për të penguar zbatimin e ligjeve në fuqi.
POSTIMI I VASILIT
KÇK-ja: Huliganizem i qeverise kunder shteti ligjor!
KÇK lindi vetem nga nje nevoje dhe nga nje objektiv: ai i pengimit, i konfuzimit dhe i neutralizimit nga qeveria te zbatimit te ligjeve ne fuqi.
Kjo eshte e qarte si drita e diellit.
Te gjitha ligjet ekzistojne, jane te plota shterruese dhe permbajne te gjithe instrumentet per te vepruar, neutralizuar e denuar veprimtarine kri minale duke filluar nga ligji Antimafia, Kodi Penal dhe i Procedures Penale dhe nga nje tufe institucionesh, qe kontrollohen nga vete qeveria, si: Drejtoria e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, SHISH, Departamenti Antikorrupsion ne Kryeministri, Drejtoria e Informacionit te Klasifikuar, Sektori i Programeve në Fushën e Drejtësisë dhe Antikorrupsionit, Ministrinë e Drejtësisë, Agjencia e Prokurimit Publik, SHÇBA ne Ministrine e Brendeshme etj.
Kjo pafundesi strukturash, qe varen nga vete qeveria jane kapur prej saj dhe kryejne te kunderten e misionit te tyre, pra nuk zbulojne dhe nuk luftojne veprimtarine kri minale, por perkundrazi me veprimet dhe mosveprimet e tyre e stimulojne dhe mbeshtesin ne funksion te mbajtjes se pushtetit te rilindjes dhe Edi Rames.
KCK-ja asgjeson plotesidht çdo objektiv qe reforma ne drejtesi kishte per nje drejtesi te pavarur dhe te pakapur nga qeveria dhe qe do te luftonte me eficience te plote kri min, trafikun e dro ges dhe pastrimin e parave te pista ku qeveria vete eshte zhytyr koke e kembe dhe per te cilat ndodhet nen akuze boterisht sepse e ktheu Shqiperine sipas DASH ne baze te kri mit te organizuar per Europen, SHBA, Ameriken Latine dhe Lindjen e Mesme si dhe e shnderroi Shqiperine nder tre vendet me te korruptuara te botes sipas Bankes Boterore. SPAK dhe BKH u krijuan nga reforma ne drejtesi per te hetuar e denuar shume fort dhe ne menyre te pavarur kri min dhe korr upsionin
Kontrolli policor nga po ajo qeveri dhe polici, qe lejuan kthimin e Shqiperise ne Narko Shtet eshte asgjesimi real i shtetit te se drejtes dhe praktikisht eshte si ti varesh melcite ujkut ne qafe.
Qeveria dhe Policia e dosjeve 184 dhe 339 dhe e bandes kri minale te kryebashkiakeve te 30 qershorit do te luftoka kri min permes KÇK.
Ky eshte fundi i Reformes ne Drejtesi.
Kushtetuta e 21-22 korrikut dhe shtate ligjet e reformes ne drejtesi u dhunuan e u zhbënë me kete Akt Normativ huliganizmi qeveritar te pashembullt, antikushtetues dhe antiligjor.
Cdo qytetar i Shqiperise duhet ta dije shume qarte se nuk mungon asnje ligj per te luftuar kriminelet dhe veprimtarine e tyre.
Çdo qytetar duhet ta dije mire se kri minelet, qe blene votat per rilindjen, qe ajo te rrije ne pushtet, kerkojne sot mbeshtetje dhe KÇK-ja eshte dhurata e qeverise per ta.
KÇK eshte asgjesimi i reformes ne drejtesi dhe i ndarjes se pushteteve si themel i demokracise dhe i shtetit ligjor.
KÇK-ja ka per mision poshterimin, neutralizimin dhe nenvleftesimin e institucioneve te reja te drejtesise e sidomos SPAK dhe BKH.
Kush mbyll syte dhe gojen sot perpara ketij huliganizmi qeveritar policor ndaj shtetit te se drejtes ne Shqiperi eshte fajtor njelloj si huliganet e qeverise.
SPAK i ka perpara syve shkelesit qeveritare te Kushtetutes e ligjit dhe shperdoruesit e dhunshem te detyres shteterore ne interes te kri mit
SPAK ti hetoje e ti denoje, ç’pret më??




