SIGAL UNIQA Group Austria dhuron për Spitalin Universitar ” Shefqet Ndroqi ” këtë aparat radiografi(FOTO)

0
176

SIGAL UNIQA Group Austria , kompania më e madhe dhe më e besuara e sigurimeve, për prej vitit 1999 per shqiptaret dhe jo vetëm, ka dhuruar ne Spitalin Universitar ” Shefqet Ndroqi ” këtë aparat radiografi  , i cili është prodhim i fundit dhe një pajisje shumë moderne, pa ngarkesa radioaktive për përdoruesin dhe pacientin.

Ja si shprehet Avni Ponari ,drejtuesi i kesaj kompanie ne profilin e tij ne Facebook : “Pata kënaqësinë të dorëzoj në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” këtë aparat radiografi, i cili është prodhim i fundit dhe një pajisje shumë moderne, pa ngarkesa radioaktive për përdoruesin dhe pacientin.
E veçanta e kësaj pajisjeje është leximi
drejtpërdrejt, digjtal dhe përcaktimi i diagnozës menjëherë nga mjeku.
Për më tepër, tani nuk është më nevoja që i sëmuri të shkojë tek dhoma e radiografisë, por është aparatura e radiografisë që zhvendoset deri tek krevati i sëmurit dhe kjo është para dhe e vetmja e këtij lloji në Shqipëri. Mendoj që, një pajisje e tillë, e dhuruar nga SIGAL,UNIQA GROUP AUSTRIA në këtë situatë të vështirë, do të ndihmojë mjekët dhe pacientët që kanë nevojë për shërbim spitalor.”

 

Zjarr Tv Ad