Pas p[ublikimit të lajmit se në Tiranë ka rënë një epidemi e shkaktuar nga virusi i salmonelës që gjendet në autobotet e ujit që shitet, Instituti i Shëndetit Publik u deklarua sot duke thenë se është virozë sezonale me prekje të traktit tretës dhe se nuk ka evidencë për përhapje të salmonelës
Instituti i Shëndetit Publik tha se nga analizat e kryera deri tani ne mostrat e marra ne paciente me shqetesime dhe shenja te traktit tretes, nga të gjithë rastet e ekzaminuara, vetëm 5 raste kanë rezultuar me salmonelë, pra nuk rezulton evidencë për përhapje të këtij bakteri.
Sipas të dhënave të IShP, nga analizat e mostrave të marra, rezulton se situata e ndodhur lidhet me temperaturat e larta, situatë e zakonshme sezonale, e krahasueshme me vitet pararendëse. Shtrimet ne sherbimin infektiv janë shumë të ulëta në raport me numrin e rasteve të paraqitura dhe fluksi aktualisht në kete spital ka rënie të konsiderueshme.