Është koha e Partisë Demokratike!

0
124
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

NGA MIRELA KARABINA

Është koha që shqiptarët të kenë një alternativë të pastër, pa hije të errëta të së shkuarës, me ekip që frymēzon me ide, me dëshirë e vullnet për të bërë të mira, me vendosmëri e qëndrueshmëri në rrugën e zhvillimit properëndimor, në papajtueshmëri me korrupsionin, në bashkërendim e bashkëveprim me vlerat më të mira euro-atlantike.

Partia Demokratike me rizgjedhjen e Lulzim Bashës në krye të saj më 29 Korrik do të bëj realitet ëndrrën shqiptare “Shqipëria si gjithë Europa”.

“Aleanca me qytetarët për Demokraci” e PD-së do t’i japē një dimension perëndimor politikëbërjes dhe shumë shpejt do ta kthejë Partinë Demokratike në alternativë tē vetme qeverisëse.

Qytetarët reaguan në zgjedhjet e 14 majit të 2023-it: 70% e elektoratit opozitar refuzoi votën; 250 mijë demokratë refuzuan doktrinën e vjetër pokitikëbërëse; 104 mijë idealistë votuan PD-në.

A bëhen të gjithë bashkë këta shqiptarë?
Patjetër që po!

Përmes përballjes me të vërtetën dhe trasparencën, dy elementë tē munguar që do të rikthejnē besimin qytetar tek politika dhe PD.

Dhe këtë mision e ka Lulzim Basha dhe Partia Demokratike pēr ta realizuar!

Mision i vështirë por jo i pamundur!

Mendësia se të gjithē politikanët vjedhin dhe janë të paprekshëm tashmë ka marrë fund.

Investimi amerikan përmes Strukturës së Posaçme Antikorupsion (SPAK) po i bën një shërbim tē madh popullit shqiptar: po mbështet Drejtësinë për të çuar politikanë të korruptuar të pērballen me të dhe këdo që ka abuzuar përmes korrupsionit.

Sot klasa politike, si asnjëherë në këto 33 vite, është në gjendje alarmi për arsye të funksionimit të Reformës në Drejtësi.

Zullumqarë të politikës dhe shpërdorues të financave publike janë në pritje të listës së zezë të përpiluar nga SPAK.

Lëshimi këto ditë nga SPAK i urdhër- arrestit edhe për Arben Ahmetajn, një ish zev/kryeministër e ish ministër i financash dhe akuzat e rēnda ndaj tij, dēshmojnë qartë se sa thellë është zhytur kjo qeverisje dhe klasë politike kaq vjeçare me zullumet e saj në dëm të qytetarëve.

Dhe nē në kētë periudhë sa të zymtë por dhe shpresëdhënëse pasi drejtēsia më në fund po vepron, Partia Demokratike shfaqet në një tjetër realitet, atë të riorganizmit dhe rikonceptimit të saj.

Alternativa dhe shpresa për ndryshim sot është vetëm Partia Demokratike dhe vlerat që do të bashkohen rreth saj me qëllim të qartë: shkëputje nga politikēbërja e pandërshkueshmērise dhe jo pērgjegjësisë me integritet moral e profesional, papajtueshmëri me fenomenin shkatërrimtar korrupsion dhe krah partnerëve dhe aleatëve drejt zhvillimit europian të vendit.

Dhe ndryshimi ka nisur, Drejtësia po vepron dhe Partia Demokratike po riformatohet e rikonceptohet.

Tashmë, është koha e Drejtësisë, është koha e Partisë Demokratike!

Zjarr Tv Ad