EURO 2016/ Ja sa kushtojnë 23 lojtarët tanë dhe se kush prej tyre përbën 22% të vlerës së ekipit

0
2835
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjermania është kombëtarja që vlen më shumë në Kampionatin Europian, ndërsa kuqezinjtë e Xhani De Biazit renditen të tretët nga fundi (vendi i 22-të). Mediat e huaja kanë bërë një renditje në të cilat paraqesin vlerën në total të përbërë nga shumat e kartonëve të 23 futbollistëve për çdo kombëtare. Kampionët e botës udhëheqin këtë listë, ndërsa lojtari me vlerën më të lartë është Kristiano Ronaldo.

Shqipëria

Kombëtarja shqiptare duhet të ngushëllohet me faktin që nuk është e fundit në këtë renditje. Kuqezinjtë arritën për herë të parë një kualifikim të tillë dhe nga e gjithë Europa u konsiderua si një nga ngjarjet më të bukura të kualifikueseve të Europianit. Vlera në total e Shqipërisë është afro 41 milionë euro dhe futbollisti më i shtrenjtë në radhët e kuqezinjve është Elseid Hysaj. Ky i fundit ka bërë një sezon të shkëlqyer me Napolin dhe ka tërhequr vëmendjen e skuadrave shumë të mëdha në Europë.

Nëse Europiani do të zhvillohej në bazë të të dhënave për vlerën e skuadrave, atëherë Shqipëria nuk ka shanse për t’u kualifikuar, por historia tregoi se edhe ekipe që vlejnë më pak se të tjerat mund të bëjnë arritje të mëdha dhe të lënë pas kombëtare të shtrenjta dhe të mbushura me yje. Kuqezinjtë siguruan kualifikimin për në Francë duke lënë jashtë Serbinë, Danimarkën, por edhe Armeninë që ka një nga lojtarët më të kërkuar të momentit, Mikhitarian.

Lista e kombetareve

Të tjerat

Nuk do të kishte aspak garë në Europian në rast se renditja do të bëhej në bazë të vlerës së skuadrave, pasi finalja do të ishte mes Gjermanisë dhe Spanjës. Kampionët e botës udhëheqin listën dhe vlera e tyre në total shkon 562 milionë euro, ndërsa kampionët në fuqi të Europës janë të dytët me 5 milionë euro më pak. Surpriza është Belgjika, e cila është e treta në listë duke lënë pas Francën, Anglinë dhe Portugalinë. Këta të fundit, pavarësisht se kanë në gjirin e tyre lojtarin më të shtrenjtë të Europianit, nuk kualifikohen për në pesëshe. Italia e Antonio Kontes renditet në vendin e tetë.

Elseid Hysaj

Shqiptari më i shtrenjtë vlen sa 22% e ekipit

Futbollisti me vlerën më të lartë të kartonit në radhët e Shqipërisë është mbrojtësi shkodran Elseid Hysaj. Kartoni i futbollistit të Napolit vlerësohet 9 milionë euro, edhe pse këta të fundit kanë refuzuar 18 milionë nga skuadra e Bajernit. Hysaj e shton ndjeshëm vlerën e Kombëtares shqiptare. Ai vlen sa 22% e të gjithë skuadrës së drejtuar nga Xhani De Biazi. Mbrojtësi i kuqezinjve u transferua gjatë këtij sezoni nga Empoli te Napoli dhe u shndërrua në një nga shtyllat kryesore të skuadrës së Mauricio Sarrit. Ai u ble 5 milionë euro nga Aurelio De Laurentis, por ky i fundit kërkon të paktën 20 milionë për ta lënë të largohet. Panorama Sport/ a.k

Burimi : / Javanews.al


Zjarr Tv Ad