Fatbardh Kadilli: Opozita është refuzuar dhe do vazhdojë të refuzohet sa kohë do të ndjekë modelin e konsumuar

0
200
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Fatbardh Kadilli është shprehur se opozita sot nuk ka fytyrë politike, po është një opozitë lidershipi, ku njerëzit shkojnë pas liderit.

Shqiptarët thotë Kadilli, kanë nevojë për një alternativë të mirë opozite, që i jep përgjigje nevojës së tyre dhe Meta, Berisha dhe Basha nuk janë alternativë e mirë.

“Ne nuk kemi sot një opozitë me fytyrë të plotë politike, me projekt të qartë politik. Kemi një opozitë lidershipi. Opozita grupi i Berishës, grupi i Metës, grupi i Bashës.

Të gjithë këta që rreshtohen dhe bëjnë fushata në mbështetje të këtyre personaliteteve politike, harrojnë faktin që nuk është lideri që e bën politikën, politika ka nevojë për një lider.

Nëse kemi thjesht një lider, jemi në një parapolitikë, në një situatë kuazitribale, ku njerëzit krijojnë raporte besnikërie me lidershipin. Dhe kjo nuk i jep përgjigje shqiptarëve.

Mund të mbushë egoizmin e liderit, Berisha, Basha, Meta, por nuk i jep përgjigje nevojës së shqiptarëve për opozitë. Duhet t’u japin një alternativë të re për të qeverisur, që të jetë më e mirë sesa pushteti.

Nëse shfaqemi si kundërshtarë të pushtetit, por jo si alternativë, ne nuk jemi opozitë. Berisha është kundërshtar i Ramës, po është njësoj si Rama, Meta po ashtu.

Ndaj populli nuk zgjedh opozitën në këtë rast. Opozita është refuzuar dhe do vazhdojë të refuzohet sa kohë do të ndjekë modelin e konsumuar, model që është i kapërcyer në kohë.”, tha Kadilli në DritareTv.

Zjarr Tv Ad