Financimi rus, Ristani: Basha më tha mos shko në Prokurori, por i mbylla telefonat dhe shkova i pari

0
71
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Arben Ristani, teksa komentonte skandalin e Lulzim Bashës i cili ka marrë para ruse, tha se ish-kryetari i selisë blu i ka kërkuar asokohe të mos shkonin në Prokurori kur janë thirrur.

Arben Ristani deklaroi se Lulzim Basha ka qenë i thirrur disa herë dhe nuk shkonte, ndërsa shtoi se nuk ka pranuar atë që i kërkonte ish-kryetari, por ka mbyllur telefonat dhe ka shkuar tek organi i akuzës.

“Unë kam shkuar i pari në Prokurori. Basha ishte i thirrur disa herë dhe nuk shkonte. Unë kur kam shkuar në Prokurori kam mbyllur telefonat dhe kam shkuar me iniciativën time ndërkohë Basha na kërkonte për të mos shkuar në Prokurori. S’mund ta bëjë një gjë të tillë, kam mbyllur telefonat dhe kam shkuar në Prokurori.”-tha Ristani.

Zjarr Tv Ad