“Shqiptarët punojnë në shtëpi bari”- Deputetja e PS tregon gishtin nga Britania e Madhe: Aktivitetet e paligjshme janë përgjegjësi e shtetit pritës! Ne përgjigjemi vetëm për…

0
171
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja Socialiste Klotilda Bushka ka folur në Kuvend për emigracionin e paligjshëm të shqiptarëve në Britaninë e Madhe. Ajo u ndal te përcaktimi që bëhet se ata zhvendosen për të punuar në shtëpi bari duke theksuar se përgjegjësia për këtë nuk është e shtetit shqiptar por e vendit pritës.

Bushka deklaroi se shteti shqiptar do të bëjë gjithçka për të frenuar emigracionin e paligjshëm duke i vënë para të rinjve realitetin me të cilin mund të përballen nëse largohen nga vendi, që nuk ka lidhje me atë që promovohet në rrjetet sociale.

“Më vjen keq ta them. Në shumë debate dëgjoj se pjesa më e madhe e shqiptarëve largohen për të punuar në shtëpi bari. Aktivitetet kriminale janë përgjegjësi e shtetit përkatës. Një shtet duhet të vërë para përgjegjësisë ata që shkelin ligjet. Shteti shqiptar do bëjë gjithçka për të ndaluar emigracionin e paligjshëm. Për aktivitetet që ndodhin në shtetet e tjera mbajnë përgjegjësi autoritetet e atyre shteteve.

Arsyet e emigracionit janë të shumta. Nuk mund ta përgjithësojmë arsyen dhe të themi që ikin të gjithë për këtë gjë. Duhet të analizojmë se kush janë shkaqet. Ajo që ne na takon si Kuvend është duke qenë fenomeni ekziston duhet të analizojmë a po shteti gjithçka për këtë çështje. Duhet që edhe ne të bëjmë pjesën tonë.

Deputetët e qarqeve ku ka më shumë fluks emigrantësh të merren me qytetarët sit ë bëhen këtu zotër të vendit të tyre. Mund të gënjehen nga një fitim më i shpejtë por kjo shpresë mund të këputet në mes. Do të ketë dënime dhe vendime penale duke i kthyer jetën në të pakuptimtë. Duhet të punojmë me të rinjtë për t’i treguar mundësitë. T’i themi që gjërat arrihen me punë dhe jo nga historitë në rrjetet sociale”, tha Bushka.

Zjarr Tv Ad