Kamioni me 2.5 tonë drogë drejt Italisë, jepet dënimi për doganierët dhe trafikantët

0
79
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë ditën e sotme vendimin përfundimtar për grupin e trafikantëve të akuzuar për trafikimin e 2.5 tonë drogë drejt Italisë.

Në vendimin e dhënë, Euron Hoti dënohet me 15 vite burg, Malton Lleshi me 13, ndërsa Aurel Laze me dy vite burg nga 16, për shkak të bashkëpunimit me drejtësinë.

Ndërkohë me nga dy vite burg u dënuan doganierët e portit të Durrësit, Mikhail Hila, Gëzim Dervsishi dhe Agron Kapllani. Sakaq Altin Katundi u shpall i pafajshëm.

Të dënuarit akuzohen lidhur me kamionin me drogë të nisur nga Durrësi dhe të bllokuar në Ankona të Italisë në 9 janar të vitit 2017.

Sakaq është ende në proces gjyqi ndaj nënkomisarit të Fierit, Festim Lelaj.

Zjarr Tv Ad