Foto/ Selfia me Mbappe kushton “sa qimet e kokës”

0
18

Hyrja në stadium është e ndaluar në shumë kampionate. Së fundmi, një diskutim i tillë është propozuar për tu realizuar edhe në futbollin shqiptar, me kryeministrin Edi Rama që kërkoi të paktën 3 vite burg për çdo tifoz që kalon vijat kufizuese të fushës.

Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Gjithsesi, në Francë, hyrja në fushë i ka kushtuar një tifozi plot 6 muaj pezullim nga stadiumi si dhe 1.500 euro gjobë. Tifozi ndërpreu për disa momente takimin mes Toulouse dhe Paris Saint Germain, teksa hyri në fushë për të marrë kujtim një selfie me kampionin e botës, Kylian Mbappe.

Megjithatë, përpos fotos me sulmuesin e PSG-së, tifozi do të vuaj dënimin me 6 muaj si dhe 1.500 euro gjobë. Një shifër e konsiderueshme, por e papërfillshme nga ato që vendosen zakonisht. Hyrja në stadiumet franceze mund të dënohet me burg ose gjobë, të cilat variojnë nga 500 euro deri në 15 mijë euro.