Franca dhe Gjermania qasje të kundërta për postet europiane

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka një qasje të ndryshme në aspektin e organizimit mes Parisit dhe Berlinit, gjë që po i pengon për momentin të bien dakort në lidhje me liderët e rinj të institucioneve evropiane, u shpreh të mërkurën udhëheqësja e CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer.

“Ne kemi qasje të kundërta në planit e sistemit, dhe shpresoj që ta zgjidhim sa më shpejt këtë situatë”, deklaroi AKK-ja për median në Paris, gjatë një ceremonie të dorëzimit të çmimit evropiania e vitit nga revista “Politika Ndërkombëtare”.

Në prag të samitit evropian, ku do të përcaktohen emërimet për postet kyçe të qeverisjes së BE-së, unë dhe kancelarja vijojmë të mbështesim parimin e “Spitzenkandidat”, sipas së cilit personi i cili ka qenë lideri i një force politike gjatë fushatës në zgjedhjet evropiane natyrisht është kandidati pretendent për postin e udhëheqësit evropian.

 

Zjarr Tv Ad