Fredi Beleri lihet në burg, avokat Ngjela ngre dyshime: Ja skandali që po fsheh politika greke

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokat i njohur, Spartak Ngjela ka reaguar ditën e djeshme pas vendimit që kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri duhet të qëndrojë në burg. Përmes një statusi në rrjetet social, avokat Ngjela ngre dyshime se politika e lartë greke ka frikë se mos Beleri, nën arrest, sipas tij, pranon që paratë për të blerë votat ia ka dhënë qeveria greke.

“Çfarë ka kështu qeveria e Greqisë që na qenka shqetësuar kaq shumë për arrestimin e një individi të zakonshëm qe quhet Beleri dhe që ka shkelur ligjin penal shqiptar? Pse me thirrje qesharake do lirohet një kriminel nga burgu? E dinë këta që Shqipëria është shtet sovran, dhe SPAK-u nuk ka lidhje me qeverinë shqiptare? Por… Sipas shenjave politika e lartë greke ka frikë se mos Beleri, nën arrest, pranon që paratë për të blerë votat ia ka dhënë qeveria greke. E bukur do të jetë po të dalë kjo. Por edhe e turpshme, sigurisht. Po ku ka grekë në Himarë, o ditëzinj!! Aaa, po, ka të blerë si Beleri… Dhe kjo është qesharake. Por të shohim nga i ka marrë paratë ky Beleri. Sepse shenjat e acarimit të qeverisë greke tregojnë frikë për pagesën. SPAK-u e ka në dorë. Prandaj do presim. Por, prokurori i Prokurorisë së Posaçme, a do ta pyesë së kush e ka financuar dhe për kë ka punuar një palaço antishqiptar që ka blerë vota në Himarë? Sigurisht që po… Por, për faktin që e kanë arrestuar, shenjat janë se kanë prova nga kush është financuar i arrestuari. E pra, “këtu fle lepuri”, thonë shumë bukur në Gjirokastër për një çështje të fshehur. Prandaj të presim”, shkruan avokat Spartak Ngjela.

Zjarr Tv Ad