Futbollistët e Kombëtares, Vasili: Heqja e pasaportave diplomatike, turp dhe marrëzi

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, përmes një postimi në facebook, ka akuzuar qeverinë për heqjen e pasaportave diplomatike për futbollistët e Kombëtares. Sipas Vasilit, ky vendim është një turp dhe një marrëzi nga ana e kryeministrit Edi Rama.

”Edi Rama që i jargavitej Kombëtares kur kualifikohej në Europian, që të rrëmbente ndonjë llokmë lavdie. Turp e faqe e zezë. P.S Nuk besoj se ky Edi Rama do të ketë fytyrë ti afrohet më Kombetares, pas këtij turpi që nuk shlyhet dot kurrë”.

Ja postimi i plotë:

Heqja e pasaportave diplomatike per heronjte Kombetares Kuq e Zi turp dhe marrezi! Nuk kane nevoje djemte e shkelqyer te Kombetares per pasaportat diplomatike por ka nevoje shteti per ti dhene vlere asaj pasaporte.

Andi Lila me shoke ju jeni heronjte tane qe mbrojtet simbolet ne mes te Beogradit. Edi Rama qe i jargavitej Kombetares kur kualifikohej ne Europian qe te rrembente ndonje llokme lavdie. Turp e faqe e zeze. P.S Nuk besoj se ky Edi Rama do te kete fytyre ti afrohet më Kombetares,pas ketij turpi qe nuk shlyhet dot kurre.

Zjarr Tv Ad