“Gangsterët e drogës”/ ‘The Sun’: Shqiptarët kontrollojnë tregun

0
15

Një në dhjetë të burgosur të huaj janë shqiptarë në Britaninë e Madhe. Kështu shkruan gazeta ‘The Sun’, e cila nënvizon se shqiptarët tashmë kontrollojnë tregun e kokainës në këtë vend. Gangsterët nga ky shtet i Ballkanit Perëndimor ia kanë kaluar edhe polakëve për nga numri i të burgosurve të huaj në Britani njoftoi ministria e Drejtësisë në Londër.

Numri i shqiptarëve pas hekurave është pothuajse dyfishuar në vetëm katër vjet, nga 475 të regjistruar në qershor 2015. Një dekadë më parë shifra ishte vetëm 166. Një raport i Ministrisë së Drejtësisë thekson se “Shqiptarët përbëjnë numrin më të madh të të huajve në burgjet Britanike, në vend të dytë janë Polakët, pastaj Rumunët, Irlandezët dhe emigrantët nga Xhamajka. Sipas gazetës ‘The Sun’, kjo ndodh pas krijimit të bandave të organizuara dhe të pamëshirshme Shqiptare që u futën në tregun e drogës në Britani. Ata jo vetëm që kontrollojnë tregtinë e drogës në rrugë, por edhe importin e dërgesave nga e gjithë bota.

Agjencia Kombëtare e Krimit – ka paralajmëruar: “Grupet shqiptare të krimit kanë krijuar një ndikim të profilit të lartë brenda krimit të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar, dhe kanë një kontroll të konsiderueshëm në të gjithë tregun e trafikut të drogës në Mbretërinë e Bashkuar, veçanërisht kokainën. Londra është qendra kryesore e tyre, por ato janë vendosur në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar”.