Gazetari Lorenc Shehu vlerësohet nga Ramush Haradinaj me medaljen “Me besim në ZOT, Atdhe e Shtet”

0
115
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari i Zjarr Televizion dhe autori i emisionit ‘Gjurmët’, Lorenc Shehu i është dhënë nga ish-kryeministri i Kosovës dhe lideri i AAK-së, Z.Ramush Haradinaj, medalja “Me besim në ZOT, Atdhe e Shtet”. Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast, Z. Ramush Haradinaj pas dorëzimit të medaljes së nderit lexoi dhe motivacionin e dhënies së kësaj dekorate si më poshtë:

Motivacioni: Për të shprehur mirënjohjen time të thellë për kontributin e veçantë dhe meritat e jashtëzakonshme  në avancimin e çështjes sonë kombëtare kam nderin t’u ndajë Medaljen, “Me besim në ZOT, Atdhe e Shtet”.

Ky vlerësim vjen pas një kontributi prej 11 vitesh që jep gazetari Lorenc Shehu me emisionin e tij ‘Gjurmët’ në trevat shqiptare dhe jo vetëm, gjithashtu duke kontribuar edhe si gazetar i lajmeve në shumë media televizive në vend prej 25 vitesh.

Pak para zhvillimit së ceremonisë të vlerësimit, gazetari dhe autori i emisionit ‘Gjurmët’ Lorenc Shehu, kishte të ftuar si personazh të emisionit të rradhës Z.Ramush Haradinaj, i cili foli për jetën e tij nga fëmijëria deri në ditët e sotme.

Intervista u zhvillua në shtëpinë e Z.Haradinaj, në fshatin Gllogjan të Deçanit, një fshat i cili ka dhënë shumë dëshmorë në luftën çlirimtare.

Foto gjatë intervistës:

Zjarr Tv Ad