Shtyhet seanca e radhës gjyqësore me ministren Kushi, Vokshi: Arsimi sot është degraduar! Rama e trajton popullin e tij si armik

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shtyhet për në shtator seanca e radhës gjyqësore e deputetes Albana Vokshi me ministren e Arsimit Evis Kushi. Në një deklaratë për mediat, Vokshi tha se kryeministri Edi Rama dhe ministrja Evis Kushi e kanë degraduar arsimin në Shqipëri.

“Padinë që ka bërë ministrja Kushi ndaj meje pas një denoncimi timin në rrjetet sociale të një mësuesje që akuzon Ministren. Gjyqi nuk u zhvilua për shkak të grevës së avokatëve, u shty për në shtator, do paraqitem personalisht. Pavarësisht përpjekjes së tyre për të na mbyllur gojën, do vazhdoj të jem zëri i të rinjve, mësuesve, nxënësve për të denoncuar çdo skandal dhe abuzim për çdo keqpërdorim të mësuesve nga ana e ministres Kushi dhe Ramës,

Arsimi sot është degraduar, është sektori më i rëndësishëm në vend. Vetëm një kryeministër si Edi Rama mund ta çonte në këtë pikë. Rama po tregon se është armik i dijes, i arsimit. Kurrë më parë mësuesit nuk janë nënçmuar, kërcënuar, shantazhuar, keqtrajtuar financiarisht dhe pensionuar çdo ditë për vendin e punës nëse nuk bëjnë patronazhistin. Sot arsimi është shndërruar në një celulë patronazhistësh dhe militantësh të PS. Bëj përgjegjës Edi Ramën dhe Evis Kushin, edhe pse me paditë e shumta s’do më bëjnë të hesht. Qeveria e tij është fatkeqësia më e madhe e këtij vendi. Mbas çdo ministri është Edi Rama”, tha Vokshi.

Zjarr Tv Ad