Gazetarja zbulon detaje tronditëse: Makina e autorëve u shkëmbye në rrugë me furgonin e fundit me gazetarë të TCH

0
421
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetarja Klodiana Lala ka folur mbrëmjen e sotme për sulmin me armë ndaj Top Channel, ku mbeti i vrarë roja 60 vjeçar, Pal Kola. Ajo zbuloi në Top Story se furgoni i fundit me gazetarët të TCH që po ktheheshin në shtëpi, është shkëmbyer me makinën e autorëve që qëlluan me breshëri kallashnikovi ndaj godinës.





Lala u shpreh se për ngjarjen e rëndë është informuar nga një burim në minutat e para, por nuk po e besonte. Sipas saj nëse autorët do të kishin ardhur disa minuta më shpejt, mund të kishte shumë viktima.





“Unë e kam parë si rast terrorist, një sulm i rëndë. E kam cilësuar si akt terrorist për mënyrën si është kryer. Ishte furgoni i fundit me gazetarë të TCH që u shkëmbye me makinën e autorëve. I ndjeri Pal Kola siguronte bukën e gojës dhe vinte nga Sharra në këmbë. Ai u qëllua nga burracakë. Pak ditë më parë vranë në grua, tani 60 vjeçarin.





Brenda mund të kishte, gaztarë, artisët etj.Ata kriminelë që shkuan për të qëlluar e dinin se mund të kishte pasoja. Brenda mund të kishte, gaztarë, artisët etj. Ata kriminelë që shkuan për të qëlluar e dinin se mund të kishte pasoja. Unë jam informuar na një burim në minutat e para të ngjarjes.”-u shpreh Lala.

Zjarr Tv Ad