Georgina Rodriguez në një rrëfim për jetën me Ronaldon

0
3

Për një futbollist, është e rëndësishme të ketë një familje solide dhe të ndjehet i kënaqur me veten.

Cristiano Ronaldo nuk mund të ankohet në këtë drejtim, duke u mbështetur në dashurinë e bukuroshes Georgina Rodriguez.

Kjo e fundit, argjentinase, u rrit në Spanjë, ndërsa është partnere e ylli të Juventusit që nga viti 2016. Tashmë, çifti VIP ka edhe një fëmijë bashkë.

Ajo u takua me CR7 në Madrid, përpara se të niste karrierën si  modele. Për “Il Corriere della Sera”, ajo tregon momentet e takimit, që i ndryshoi jetën.

Çfarë lloj feminiteti përfaqësoni?

Unë jam shumë femërore, me kontrastet e saj. Jam e ëmbël dhe e vendosur, e ndjeshme dhe e fortë. Ëndërruese, por edhe punëtore.

Ju keni sfiluar për një markë si supermodelet  Eva Herzigova dhe Naomi Campbell. Çfarë efekti kishte kjo?

Duke u zgjedhur pas disa prej supermodeleve më të famshme, madje edhe Jennifer López, ishte një krenari dhe nder për mua.

Çfarë mendoni se është thelbësore në jetë? 

Të jesh vetvetja. Nuk ka asgjë më të rëndësishme se natyraliteti, forca, ndjeshmëria. Këto janë karakteristika, që ju lejojnë të hyni në shpirtin e çdo gruaje.

Edhe për të pushtuar mashkullin më të lakmuar në botë, si CR7? 

shte dashuri me shikim të parë për të dy. Ekziston një harmoni e madhe mes nesh, e kuptojmë njëri-tjetrin shumë mirë.

A e keni ëndërruar këtë jetë si fëmijë?

Si fëmijë, por edhe si adoleshente, në të vërtetë ëndërroja të bëhesha balerinë. Jam stërvitur më shumë se 4 orë në ditë për këtë. Përveç kësaj, kam marrë pjesë në garat e valleve në nivel kombëtar.

Dhe pastaj u bëtë modele…

Kur isha ende adoleshente, gjatë një vizite në Madrid, një zonjë më ndaloi, ndërsa isha duke ecur në Gran Vía. Ajo më tha se kisha një siluetë të përshtatshme për modelim. Madje, më sugjeroi të shkoja në agjencinë e saj për të bërë disa foto të përshtatshme për imazhin tim. Që aty nisi jeta si modele.

Me Ronaldon u takuat në një dyqan, ku ishit asistente shitjesh…

Në kohën kur jetoja dhe studioja në një vend të bukur, në Pireneo, nuk kisha mundësi të punoja si modele. Për të shkuar përditë në Madrid dhe Zaragoza ishte shumë e komplikuar, pasi isha ende e vogël. Ishte menjëherë e qartë për mua se do të duhej të shkoja dhe të jetoja në Madrid për të pasur më shumë mundësi pune, jo vetëm si modele. Dhe në fakt gjeta një punë si shitëse në një dyqan rrobash të një marke të rëndësishme.

Si është jeta në Torino për një argjentinase-spanjolle?

Në Torino bëj një jetë të qetë, që më kujton shumë fëmijërinë time, për shkak të llojit të klimës dhe kontekstit natyralist, pasi qyteti këtu është i rrethuar nga malet. Është një qytet shumë i bukur, me kënde simpatike, sheshe madhështore, art, muze, si Egjipti. Dhe pastaj spikat afërsia me Alpet, në Milano, në Zvicër. Dhe pse jo, Juventusi, një ekip shumë i rëndësishëm i futbollit në nivel botëror.

Cila është dita klasike pranë Ronaldos?

Ne jemi shumë të lumtur në Torino. Dëshirojmë ta kalojmë kohën tonë të lirë në familje dhe në punë. Cristiano trajnohet çdo ditë, ndërsa vetë i kushtoj vëmendje fushatës modeluese. Tani jemi të përqendruar në nisjen e një biznesi të ri.

Me veshje intime?

Jo, ne hapëm “Insparya”, një klinikë mjekësore e specializuar në transplantimin e flokëve në Madrid. Unë jam administratore e klinikës. Sidoqoftë, shumicën e kohës ia kushtoj rritjes dhe edukimit të fëmijëve të mi. Më besoni, bëj një jetë shumë normale.

Çfarë lloj mamaje jeni?

Jam një nënë, që ia kushton shumicën e ditës së saj fëmijëve. Ato janë gjëja më e rëndësishme për mua, në të dyja drejtimet: në higjienë dhe të ushqyer, si dhe rritjen e tyre.

Jeni një familje e madhe…

Ne kemi shumë argëtim së bashku. Fëmijët janë të jashtëzakonshëm. Dhe pastaj, vëllai më i madh është përshtatur shumë mirë me shkollën dhe shokët e tij të ri të ekipit të futbollit në Torino. Gjithmonë shkojmë për t’i parë ndeshjet e tij. I dua shumë të gjithë fëmijët.

Përveç të ushqyerit të fëmijëve tuaj, a kujdeseni për veten me të njëjtin përkushtim?

Unë ha gjëra të shëndetshme, nuk ndjek dieta. Thjesht ha në mënyrë të ekuilibruar. Çdo ditë stërvitem në palestër, pastaj jam në lëvzije tërë kohës me fëmijët. Kjo më ndihmon ta mbaj veten në formë.

Nuk frekuentoni klinika bukurie?

Më pëlqen të kujdesem për veten, por në një mënyrë të shëndetshme, pa obsesion. Po ashtu, kujdesem për lëkurën time me pastrim dhe hidratim të përditshëm.

Cila pjesë e trupit tuaj, që e pëlqeni më shumë?

Me të vërtetë, i pëlqej sytë, sepse janë të mëdhenj. Kam qerpikë shumë të gjatë dhe vetulla të mëdha, që e nxjerrin në pah shikimin tim. I kam trashëguar këti tipare nga babai im.

Vlera juaj më e madhe…

E konsideroj veten një person shumë njerëzor. Gjërat më të rëndësishme në jetën time janë familja dhe miqtë. Unë kam qenë gjithmonë me fat, sepse njerëzit përreth ishin të mirë. Jam e sinqertë, e pastër dhe transparente.

Një gjë, që nuk e pëlqeni te vetja?

Jam pak e dyshimtë dhe kjo do të thotë se fillimisht jam shumë e kujdesshme me njerëzit. Sapo sigurohem, bëhem e hapur dhe e shoqërueshme.

Sa orë në ditë iu dedikoheni rrjeteve sociale?

I menaxhoj vetë ato, nuk kam agjenci që merren me këtë punë. Kjo është arsyeja pse ndoshta nuk postoj foto çdo ditë. E bëj këtë kur kam kohë dhe dëshirë. Më pëlqen të qëndroj në kontakt me botën dhe të jem në gjendje të komunikoj ashtu siç jam. Rrjetet sociale janë të jashtëzakonshme, nëse i përdor me përgjegjësi.

Nëse përdor një status në rrjetet sociale për ta treguar, cila është gjendja juaj e tanishme?

Ndihem jashtëzakonisht e lumtur dhe krenare.