Gerrard dashurohet me shqiptarët, pas Grezda kërkon shërbimet e talentit të Shpresave

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mungesa e titujve e ka detyruar Glausgow Rangers që të hedh sytë nga merkato. Gjiganti skocez kërkon që të duelojë sa më fort me Celtic, i cili as këtë edicion nuk njohu rival.

E për këtë fakt, merkato e kësaj vere pritet të jetë e nxehtë për skuadrën ku aktivizohet edhe futbollisti i kombëtares shqiptare, Eros Grezda. Steven Gerrard kërkon që të përforcohet me frymë të re dhe në shënjestrën e tij ka përfunduar një tjetër futbollist me origjinë shqiptare.

Sipas asaj që raporton “Glausgow Evening Times”, ish-mesfushorit të Liverpool i ka bërë përshtypje talenti i Tottenham Hotspur, Albert Rachi dhe në merkaton e verës pritet ta vendos në urdhërat e tij.

Edhe pse vetëm 15 vjeçar (16 vjeç në korrik), Rachi ka treguar personalitet në fushën e lojës dhe nën urdhërat e një trajneri si Gerrard ka shumë për të mësuar. Në javët e ardhshme priten zhvillime të reja rreth kësaj piste, por Rachi shihet si i destinuar për Rangersin e Gerrard.

Aktualisht, Rachi është pjesë e kombëtares shqiptare të U-17 dhe aktivizohet në rolin e mesfushorit.

 

Zjarr Tv Ad