Gjenden mes Alpeve Shqiptare dy turistet e huaja

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Janë gjetur mes Alpeve Shqiptare dy turistet e huaja për të cilat u kërkua ndihmë nga autoritetet e Malit të Zi.

Dy vajzat nga Gjermania dhe Polonia u gjetën në gjendje të mirë shëndetësore.

Drejtori për Parqet Kombëtare në Mal të Zi Admir Lalic bëri të ditur në Facebook se “Shërbimi i kërkimit dhe shpëtimit i komunës Gusinje, punonjësit e parkut kombëtar dhe policia lokale në Plav gjetën dy vajzat që kishin humbur që nga 14 gusht.”

Dy vajzat ishin futur në Mal të Zi nëpërmjet Shqipërisë nga Vermoshi dhe makina e tyre ishte gjetur në Plavë. Autoritetet në Shqipëri, Kosovë dhe Mali të Zi ishin vënë në kërkim të dy vajzave në Alpet Shqiptare.

Zjarr Tv Ad