Gjergj Luca ndan lajmin e hidhur me të gjithë: Sot nëna ime mori rrugën për në parajsë!

0
3021
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktorja e madhe e skenës shqiptare ndërroi jetë nga ishemia cerebrale në moshën 85-vjeçare.

Djali i aktores, sipërmarrësi Gjergj Luca ka ndarë me ndjekësit në Instagram lajmin e ndarjes nga jeta të nënës së tij.

Gjergj Luca: “E shtrenjta nëna ime, Mimika Luca, sot mori rrugën për në Parajsë!
Miqtë dhe dashamirët i presim të Hotel “International”, pas Lidhjes së Shkrimtarëve

Nga, sot nga ora 17:00 deri në orën 22:00
Nesër, nga ora 08:00 deri në orën 12:00
Varrimi bëhet nesër në orën 12:00
Në Varrezat e Sharrës.”

Mimika Luca lindi në Gjirokastër, më 24 dhjetor të vitit 1937.

Aktorja e dashur për publikun, Mimika Luca prirej drejt nje aktrimi me ngjyrime mallengjyese, me tone te pervajtuara, ankuese, te cilat krijonin nje sfond te deshirueshem emocional.

Kështu ajo ka vazhduar të luaje nënën e dashur, të dhembshur, gruan trime, heroike e shumë figura te tjera. Për t’u përmendur disa prj tyre ndonëse ne role episodike psh në Teater tek: “Gjenerali i ushtrisë se vdekur” (1972) i Pirro Manit ku luan Nicen, “Sinjali i Kuq”
(1973) i Bashkim Kozelit, “Shi ne plazh” Nenen e dhembshur te Alberit (1984) te shkruar nga Teodor Laco, etj;

Në vitin 1977, ndryshe nga modeli i saj i parapelqyer, interpretoi me nerv dhe pasion rolin me të arrirë të saj, atë të Lajes në dramen “Lulet e sheges” te K. Jakoves, rol te cilin e luajti edhe ne televizivin me dy seri “Kur hidheshin themelet”. Aio dha një grua të fortë.

Lindi ne Gjirokastër në 24 Dhjetor të vitit 1937. Lidhjet e saj të para me artin i ka në vitin 1951 si balerinë ku punon aty deri ne vitin 1962 për t’u bere me vone aktore profesioniste në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar).

Nga viti 1977 e deri sa doli në pension punoi si pedagoge në Akademinë e Arteve në degën e Dramës. Në kinematografi e filloi me një rol episodik në vitin 1963 tek filmi “Detyrë e posaçme”. Ndersa ne Teater ajo e filloj nje vite me pare 1962 ne Dramen “Rreshqitja” te Besim Levonjes.

Më tej do të vazhdonin rolet e tjera si ne Film ashtu edhe ne Teater. Interpretoj me se shumti role e figura te vajzave e grave, qe pesonin fatkeqesi ne dashuri, ne marredheniet bashkeshortore, ne familje etj. Si shembull mund te permendim “Banoret e pallatit n. 6”; “Studentja e vitit te fundit; “Fytyra e dyte”; “Drita”; “Komunistet”.

Sot më 21.02.2023 aktorja e madhe e skenës shqiptare ndërroi jetë nga ishemia cerebrale.

Zjarr Tv Ad