Gjermania mbështet Kosovën në heqjen e vizave

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjermania mbështet liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës. Ky zotim erdhi nga kreu i diplomacisë gjermane Heiko Mass, gjatë konferencës së shtypit pas takimit me homologun kosovar Behgjet Pacolli në Berlin.  Mass premtoi se do të angazhohet si tek qeveria e tij ashtu edhe tek partnerët europianë që të miratojnë rekomandimin e Parlamentit Europian dhe të Komisionit për liberalizimin e vizave.

 “Premtimet e dhëna duhen mbajtur. E shohim se procesi i reformave në Kosovë vazhdon me vendosmëri. Ka ende shumë çështje të pazgjidhura në shumë fusha të ndërtimit të shtetit, siç është korrupsioni dhe krimi i organizuar,” tha Mass.

Socialdemokrati Maas nuk flet dot ende zyrtarisht në emër të qeverisë federale, sepse për këtë do të duhet qëndrimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, që drejtohet nga konservatori bavarez i CSU-së, Horst Seehofer. Ministri Pacolli tha në konferencën e shtypit se pret të vihet në jetë liberalizimi i vizave, ashtu siç është premtuar, ndërsa kërkoi ndihmën e Gjermanisë për procesin e integrimit Europian.

 

 

Zjarr Tv Ad