Gjiknuri vazhdon fushatën, premton investime në Vlorë

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mazhoranca i  është përgjigjur protestave të opozitës me vazhdimin e takimeve në zona ku ka kërkuar pjesëmarrje masive në votimet e 30 qershorit. Në Vlorë, Damian Gjiknuri thekson se zgjedhje do të ketë ndaj dhe kërkoi mbështetje për  kandidatin e PS.

Edhe pse opozita ka vazhduar me protestat kundër zhvillimit të zgjedhjeve të 30 qershorit, mazhoranca vijon prezantimin e projekteve të kandidatëve për kryetar të bashkive.

Në Orikum dhe në rajonin 4 të Vlorës, drejtuesi i PS në Qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri dhe Dritan Leli prezantuan projektet për katër vitet e ardhshme. Kandidati për kryetar bashkie u ndal tek investimet e planifikuara.

Dritan Leli :- “Në Orikum fillojmë nga vjeshta projektin 4.5 milion euro  të investimit dhe të garantimit  të furnizimit me ujë 24 orë të të gjithë bashkisë së Orikumit. 

Landfilli që është një investim rreth 25 milion euro do të zgjidhë përfundimisht problemin e plehrave në të gjithë territorin e bashkisë së Vlorës. Projekti që kemi realizuar bashkë me Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe që do të fillojë të financohet së shpejti nga zona e tunelit deri në 3 kilometrat e para në drejtim të Radhimës. Do të vazhdojë me dy bypass-e të tjera nga 3 kilometra secili në rrugën nga Radhima deri në Orikum për të lënë të qetë zonën turistike”,

Ndërkaq, Gjiknuri garantoi se investimet do të vazhdojnë jo vetëm në Vlorë por edhe në Orikum. Jashtë vëmendjes së tij nuk mbeti as situata politike.

Damian  Gjiknuri :-“ Edhe aty ku nuk bëhen, zgjedhjet do të bëhen se pa zgjedhje nuk do ti lemë bashkitë. Do të shkojmë përditë, do të takojmë njerëz, do të bindim njerëzit pse duhet të votosh për ne. 

Patjetër strukturat e partisë i kemi të tilla që thonë “po ne presim të marrim kaq vota” dhe këtu nuk ka asgjë të keqe. Investimet do të vazhdojnë, jo vetëm në Vlorë por në të gjithë Orikumin”.

Në diskutime me socialistët u kërkua pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet e 30 qershorit duke e konsideruar nul dekretin e presidentit.

 

Zjarr Tv Ad