Gjosha: Krimi shqiptar destabilizon rajonin

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish ministrja e Integrimit, njëherazi ish-deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha ka komentuar lajmin që vendit tonë rrezikohet t’i hiqen vizat. Në një dalje për mediat ajo u shpreh se krimi dhe numri i lartë i azilkërkuesve nga Shqipëria po destabilizojnë edhe vende e tjera.

“Fakti që  i kërkohet një raport qeverisë shqiptare për numrin e azilkërkuesit do të thotë që do të kërkohet rikthimi i vizave. A ka ministri i Jashtëm dhe i Brendshëm një axhendë konkrete?

Axhenda integruese e Shqipërisë duhet të jetë mbi çdo axhendë.

Arroganca dhe krimi i shtuar në vend ka vazhduar të destabilizojë edhe vende europiane.

Rezulota që është diskutuar dje nuk duhet të jetë dhe nuk duhet lejuar të jetë një rezolutë që i bën elozhe PS-së. E rikujtoj kryeministrin që arroganca e tij është ajo që pengon çeljen e negociatave dhe të ardhmen europiane.”- u shpreh ajo.

 

Zjarr Tv Ad