Gjosha: Teatri dramë i dramës reale të kryeministrit!

0
6
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Klajda Gjosha/

Teatri dramë i dramës reale të kryeministrit!

Çfarë drame të dëgjosh Kryeministrin me një zë që kërkon të të prekë, me një rol viktimizues, aq sa të duket sikur po ndjek një teatër monolog të një njeriu që kërkon të shfaqë një tjetër fytyrë nga ajo që është në të vërtetë!

Kjo është drama e një lideri që kërkon me çdo kusht të tregohet vizionar, kur ka humbur realitetin dhe është përhumbur brenda vizionit të tij të shkurtër!

Kjo është drama e tij me vetveten në momentet e fundit të kapjes pas pushtetit, pas karriges! Është ulërima e thellë brenda tij, në momentet që ka kuptuar se se është vetëm, se qytetarët nuk mashtrohen dot më dhe se para tyre ai tashmë është ‘Mbreti Lakuriq’!

Dhuna e djeshme kundrejt qytetarëve është hakmarrja ndaj dramës së tij personale në qeverisje. Është pikërisht ky shtet dhunues që tregon trishtimin dhe urrejtjen që kryeministri sot ka ndaj gjithë shoqërisë por edhe ndaj bashkëpunëtorëve të tij që sot e kanë lënë vetëm.

Dhe sot, ishte pikërisht kjo konferencë urgjente, që na shfaqi teatrin dramë të dramës reale që po përjeton vetë kryeministri!

 

Zjarr Tv Ad