Friday, April 26, 2024
Home Uncategorized @sq Gjykata e Posaçme dërgon në Kukës çështjen e 19 personave të arrestuar...

Gjykata e Posaçme dërgon në Kukës çështjen e 19 personave të arrestuar për kultivim kanabisi

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Posaçme e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar ka nxjerrë çështjen jashtë juridiksionit të Gjykatës se Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar për 19 personat të arrestuar në 18 Maj 2020, në zonën e Kukësit dhe Hasit, për kultivimin e lëndëve narkotike. Trupa gjyqësore relator Sokol Binaj, ka pranuar ankimet e Arben Tucit .Arber Hoxha dhe Sokol Tahiraj, duke urdhëruar kthimin e akteve në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës. Po ashtu, Prokuroria e Posaçme ka shpallur moskompetencën lëndore duke i kërkuar Gjykatës dërgimin e akteve Prokurorisë Kukës. Kujtojmë këtu që te dyshuarit janë midis 19 personave te arrestuar ne 18 Maj 2020, në zonën e Kukesit dhe Hasit, në kuadër të një procedimi penal më shumë se 2-vjeçar, për kultivimin e lendes narkotike. Pavarësisht kësaj, është vendosur që të vazhdojë seanca gjyqësore përcaktimin e masave të sigurimit, ku në përfundim të gjykimit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë.

Zjarr Tv Ad