Maqedoni e Veriut: 163 raste të reja me Covid-19, 8 vdekje dhe 230 të shëruar

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vazhdon situata e rënduar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut. Në 24 orët e fundit vendi ka regjistruar 163 raste të reja  në 1794 testime të kryera. Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë njoftoi vdekjen e 8 pacientëve dhe rikuperimin e 230 të tjerëve. Vatra më e nxehtë mbetet Shkupi, me 87 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit. Viktima janë gjashtë pacientë nga Shkupi, një nga Dibra dhe një pacient nga Tetova. Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vend që nga fillimi i epidemisë është 7406, numri i pacientëve të shëruar është 3554, numri i vdekjeve është 359, dhe aktualisht numri i rasteve aktive është 3493.

Zjarr Tv Ad