Gjykata Kushtetuese, zëdhënësja e BE: Të zgjidhet me urgjencë konflikti i interpretimit. Reagon Presidenca: Lexo në shqip Kushtetutën, mos u keqpërdor nga Rilindja

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ngërçi në Gjykatën Kushtetuese pas debateve për anëtarët e këtij institucioni të drejtësisë nga maxhoranca dhe Presidenca, ka sjell reagimin nga zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijancic. Në një deklaratë për Euronews Albania, Kocijancic tha se nuk i takon Bashkimit Evropian të vlerësojë përputhshmërinë e hapave të ndërmarrë në lidhje me emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese me Kushtetutën dhe ligjet përkatëse. Teksa e vë theksin te afati 30 ditor për zgjedhjen e anëtarëve të Kushtetueses, Kocijancic bën thirrje që konflikti i interpretimit mes palëve të zgjidhet me urgjencë. Kaq ka mjaftuar që pas këtij reagimi të vijë edhe kundërpërgjigja nga Presidenca.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Ted Blushi i sugjeron Kocijancic që të lexojë Kushtetutën. “Maja të lexojë Kushtetutën në shqip dhe të mos keqpërdoret nga Rilindja për lajme dite!”, thuhet në mesazhin e Blushit.

REAGIMI I KOCIJANCIC

Reforma në drejtësi e miratuar unanimisht nga Parlamenti me ndryshimet kushtetuese dhe legjislative të vitit 2016 kishte konceptuar renditjen teknike nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, kufizimin e diskrecionit të organeve të emërimit me tre kandidatët e parë më të kualifikuar, si dhe zbatimin e mekanizmit zhbllokues pas skadimit të një afati 30-ditor, si mjete të rëndësishme për të forcuar parimin e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë, në veçanti të Gjykatës Kushtetuese, si dhe parimet e objektivitetit, meritokracisë dhe vazhdimësisë institucionale në lidhje me emërimin e zyrtarëve të sistemit të drejtësisë.
Një interpretim që nuk i pranon këta elementë thelbësorë të mekanizmit të emërimit, siç përcaktohet në Kushtetutë dhe ligjet përkatëse, vë në pikëpyetje parimin e shtetit të së drejtës.
Nuk i takon Bashkimit Evropian të vlerësojë përputhshmërinë e hapave të ndërmarrë në lidhje me emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese me Kushtetutën dhe ligjet përkatëse.
Në të njëjtën kohë, është thelbësore që ky konflikt interpretimi të zgjidhet me urgjencë, duke marrë parasysh dispozitat dhe frymën e ndryshimeve kushtetuese dhe legjislative të vitit 2016, për të siguruar që Gjykata Kushtetuese të bëhet plotësisht funksionale sa më shpejt që të jetë e mundur.
Në mungesë të një Gjykate Kushtetuese funksionale që mund të vendosë mbi këtë interpretim të papajtueshëm, rekursi për një mendim të Komisionit të Venecias duket si një zgjidhje efektive për ta trajtuar këtë situatë si një çështje me përparësi.

Zjarr Tv Ad