Gjyqi i Saimir Tahirit/ Avokati Vishaj: Prisni të qetë vendimin, s’ka asnjë efekt juridik

0
68
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati i njohur Saimir Vishaj në një lidhje të drejtpërdrejtë për “News 24” foli në lidhje me procesin gjyqësor të Saimir Tahirit.

Vishaj deklaroi se vendimi i Shkallës së Parë për Tahirin duhet pritur i qetë, për shkak se nuk ka asnjë efekt juridik. Ai shtoi se Saimir Tahiri aktualisht është i pandehur, pra i dyshuar dhe nuk është provuar fajësia e tij.

Si avokat, asnjë njeri që nuk është në burg. Nuk mund të paragjykoj një vendim,. Duhet të presim vendimin e gjykatës. Çdo lloj vendimi që do të dalë sot, nuk është i formës së prerë, nuk mund të prodhojë asnjë pasojë juridike. Nëse vendimi ankimohet për 15 ditë ose 45 ditë sipas ligjit të ri, do jetë i lirë. Le ta presim të qetë këtë vendim të Shkallës së Parë. Zoti Tahiri aktualisht dyshohet, askush nuk mund ti thotë fajtor, pavarësisht vendimit të gjykatës”, tha Vishaj.

Zjarr Tv Ad